ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa pak shqiptare ka Bota!

Shko poshtė

02112008

Mesazh 

Sa pak shqiptare ka Bota! Empty Sa pak shqiptare ka Bota!




Leter derguar presidentit te Shqiperise ,z. Bamir Topi
Zoti President
Nė parlamentin e Kosovės para disa kohesh u miratua ligji i cili shqiptarėve ua mohon tė drejtėn nė lidhjen e tyre reale dhe shpirtėrore me Shqipėrinė. Ky ligj i cili festėn kombėtare tė ditės sė flamurit dhe shtetit shqiptar e quan “festė tė shqiptarėve “me ndihmėn e parlamentit po shkon drejt njė projekti i cili me kohėn po e bėnė tė mundur humbjen e identitetit tonė si shqiptarė. (Sa pėr informacion pakoja e Ahtisarit, tė gjitha minoriteteve nė Kosovė ua njeh tė drejtėn nė festat e tyre kombėtare, kurse neve na mohohet njė gjė e tillė.)
Pėr t’iu drejtuar Juve morėm guximin dhe shpresėn nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe pikėrisht nė nenin VIII, pika 1 nė tė cilėn thuhet
1. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj .
Pra ne po privohemi nga kjo e drejtė e cila garantohet me kushtetutė, andaj Zoti President, ta keni parasysh edhe kėrkesėn e fundit tė ēdo shqiptari i cili ka mbetė jashtė kufijve tė shtetit tė tij.
Ne e dimė se kemi mbetur jashtė kufijve administrativ tė shtetit amė, dhe atė me banim tė pėrhershėm, por kjo nuk do tė thotė se duhet tė pėrbuzemi, tė harrohemi apo edhe tė tjetėrsohemi.
Zoti President, ne nuk jemi kosovarė, ne kurrė nuk kemi qenė kosovarė, meqė vijmė nga njė vend ku mbretėronin Ilirėt, e vendasit e quanin Dardani, me kohen, dardanet dhe gjitha fiset e tjera u njohėn si shqiptarė. Po tė drejtohemi shqip, dhe kjo na bėnė shqiptarė e mbi tė gjitha na bėnė shqiptarė, qėndresa, durimi, bujaria, mosasimilimi, tradita,kultura, dhe njohja e vetvetes.
U munduam qė me kėto pak fjalė ti prijmė njė kėrkese qė pėr ne ėshtė kėrkesė pėr kthim nė identitet, qė edhe pas dy mijė vjetėsh sundimi, ne tė mbetemi shqiptarė, dhe ėshtė Republika e Shqipėrisė ajo qė mban kėtė tė drejtė. Ne nuk po tjetėrsohemi vetėm se po mbrojmė vetveten, por koha po na e pamundėson qė tė jemi tė tillė ēfarė ishim dje (para dy mijė vjetėsh)
Zoti President,ajo ēfarė neve kėrkojmė ėshtė pajisja me nėnshtetėsi shqiptare,ose ose,na mbroni identitetin tonė qė po shthuret.
Shpresa e fundit na keni mbetur Ju.
Na ndihmoni Zoti president!
Me respekt:
Arbėr Salihu
Petrit Osmani
studentė pranė fakultetit juridik(viti i III-te),Universiteti AAB,Prishtinė
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sa pak shqiptare ka Bota! :: Komentet

ADMIN

Mesazh Sun Nov 02, 2008 4:36 pm nga ADMIN

Shume leter interesante me nje botkuptim te plote mbase te gjithe shqiptaret kudo qe jetojme duhet te kemi te drejte te jemi edhe nenshtetas shqiptare pa mvarsisht se cfare nenshtetsie ose ne cfare vendit kemi lindur mfafton qe te kemi nje cike gjak shqiptare ,keshtu nuk mundet as kusht te na ndajne .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Sun Nov 02, 2008 9:29 pm nga shqiptar e bir shqiptari

Greku e beri. Pse mos ta bejm edhe ne? Cool

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi