ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Guzhina Shqiptare

Shko poshtė

04062008

Mesazh 

Guzhina Shqiptare Empty Guzhina Shqiptare




Specialitet i Dibres te madhe
Jufkat: pregaditen me shumice per dimer,
pregaditja, dy masa veze(prej fshati) dhe nje mase tambel, zame brumin i ftollim i thajme pak i presim pastaj i lame te thahen gati nje muje. ne pergjithesi pregaditen ne qershor.
Birjani:
Grime qepen shum imet i bejme gyisem fergese me djalpe dhe vaj,j a hedhim ne tepsi jufkave qepen dhe i skuqim pak, lengun e pules ja hedhim siper deri sa ti mbulon,ne temperature 150 grade i leme 20 minuta pastaj ja hedhim mishin e pules siper dhe i leme edhe 10 minuta ne te njejten temperature (nishit siper i hedhim piper te kuq dhe te zi vegete te zbutur me djalpe)

hahahahha Pula duet te jete prej fshat Krifce oooooprite..........
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29076
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Guzhina Shqiptare :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:33 pm nga ILLYRIA

Qofte tė fėrguara

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta), vezė 1 kokėrr, krypė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj 4-5 lugė, perime sipas dėshirės.

Mishi pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, krypė, piper i zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė merret te 25% nga pesha e mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me yndyrė nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė yndyrė.
Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona et

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:33 pm nga ILLYRIA

Dollma me lakėr

Pėr 4-5 persona duhen:
Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, krypė, piper.
Lakra e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani, vendoset nė tenxhere me ujė tė vluar dhe krypė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kėrcinjtė e fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me kimė tė pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30 minuta.
Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaurdisur, duke e pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, krypė dhe piper.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:34 pm nga ILLYRIA

Tavė Elbasani

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,krypė.

Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, krypė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe krypė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:34 pm nga ILLYRIA

Musaka me patate

Pėr 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, krypė, piper, dafinė.
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle.

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet krypė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet krypė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:35 pm nga ILLYRIA

Trahana

Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle krypė.

Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe krypė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:35 pm nga ILLYRIA

Trahana

Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle krypė.

Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe krypė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:37 pm nga ILLYRIA

Manti Kosove

Pėr 4-5 persona nevojiten:
1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak krypė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, krypė, vaj, piper i zi.

Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, krypė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, krypė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:37 pm nga ILLYRIA

Gjellė me peshk - krap

Nevojiten: 1 krap i madh 1 kg. 8-10 qepė mesatare, 1 filxhan i madh yndyrė, 1/2 filxhan uthull, krypė, piper i zi dhe 1 fletė dafine.
Krapi pastrohet mirė dhe copėtohet. Nė fėlteren me vaj fėrgohen qepėt e grira imė derisa tė marrin njė ngjyrė tė verdhė, u shtohet uthulla, krypa, piperi i zi dhe fleta e dafinės. Qiten nė njė tenxhere mė tė thellė, sipėr qiten copat e peshkut tė kulluar, ujė sa pėr t'u mbuluar peshku, i vihet kapaku dhe zihen ngadalė derisa tė avullohet gati e tėrė sasia e ujit. Servohet e nxehtė me garniturė patatesh tė ziera ose tė fėrguara ose pure spinaqi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 11:38 pm nga ILLYRIA

Perberesit per 4 persona:-1/2 kg spinaq; -2 kokra veze;- 3-4 luge gjelle miell;- 250 gr gjath i bardhe;- 1-2 luge gjelle vaj;- 1-2 luge gjelle qumesht. Pergatitja: Grihet spinaqi shume holle, hidhen vezet, hidhet mielli , hidhet djathi (i cili thermohet) hidhen dy luget e qumeshtit dhe te vajit. Keto gjate kohes perziehen mire me njera tjetren. Tigani nderkohe vihet ne zjarr me vaj i cili nderkohe eshte nxehur. Me ndihmen e nje luge gjelle merret masa dhe me ndihmen e nje luge tjeter i hedhim ne tigan qe te ruhet fotma e bukur e rrumbullaket dhe skuqen mire. Keto qofte mund te shoqerohen dhe me pure patatesh.Perdoren per tu ngene te nxehta.Ju befte mire.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi