ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti nuk eshte Byro Politike

Shko poshtė

14012009

Mesazh 

Presidenti nuk eshte Byro Politike Empty Presidenti nuk eshte Byro Politike




Presidenti nuk eshte Byro Politike 20090114032005_artikullRozeta Rapushi
Numri dy i qeverise, Genc Pollo kritikoi dje Presidentin e Republikes, Bamir Topi, se po vonon pa arsye dekretimin e ligjit, per hapjen e dosjeve. Pollo tha se dekreti nga ana e kreut te shtetit eshte shume i vonuar dhe i kujtoi se nuk eshte byro politike, por jep vendimin ne baze te Kushtetutes. "Une e quaj te vonuar procesin e dekretimit. Nuk shoh ndonje arsye per t'u menduar kaq shume per nje ligj me 30 nene, mesazhi i te cilit eshte i qarte, instrumentet e te cilit jane lehtesisht te kuptueshme", tha Pollo. Sipas tij, Presidenti Topi, ne baze te Kushtetutes te vendit, eshte nje njeri qe ka nje vizion te caktuar, qe mund te kundershtoje dicka, por duhet te kete argumente te forta lidhur me permbajtjen. "Nuk eshte nje byro politike, Presidenti i Republikes eshte nje figure e larte, e cila shprehet me pikepamjet e veta dhe nuk ka asnje arsye, pse kjo duhet te vonohet me tutje", vijoi Pollo. Zv/kryeministri i kujtoi kreut te shtetit, se ne kohen qe ishte kryetar i grupit parlamentar demokrat, ishte pro hapjes se dosjeve. E per te qene korrekt, ligji i votuar sipas Pollos, nuk ndryshon nga ai i tre viteve me pare. "Une do te kisha shpresuar qe te ishte deklaruar fuqimisht pro ketij ligji, sepse njeriu ka nje konsistence ne vendimin dhe veprimin e tij. Dhe kur Presidenti i sotem, ka qene kryetar i grupit te deputeteve demokrate ne te shkuaren, ka qene propozuesi dhe mbeshtetesi kryesor i ketij ligji dhe cfare eshte propozuar tre vjet perpara. Per fat te keq na u deshen tre vjet qe te vinim ne kete dite, nuk ndryshon shume nga ajo qe eshte votuar dhe eshte derguar tashme ne Presidence", kujtoi Pollo. Sipas tij, nje njeri me nje pikepamje dhe me nje bosht politik me te njejtin drejtim, nuk mund te luhatej ose me sakte, nuk ka arsye per t'u luhatur. Nga ana tjeter, numri dy i qeverise, e krahasoi kete vonese dhe me dekretimin e ligjit te zgjedhjeve, qe Presidenti Bamir Topi, e ktheu ne Kuvend per disa pasaktesi e perplasje me Kushtetuten. Sipas Pollos, e njejta gje vlen dhe per Kodin Zgjedhor. "Presidenti i Republikes nuk eshte Gjykate Kushtetuese, qe te shikoje germat dhe dispozitat e vecanta, ne perputhje me dispozitat e tjera", u shpreh Pollo. Reagimi i zv/kryeministrit vjen pak ore, para se kreut te shtetit, i skadon afati ligjor per te dekretuar ligjin per hapjen e dosjeve, te ish bashkepunetoreve te shtetit. Ligj qe u votua me 74 vota pro, mbremjen e 22 dhjetorit, ne mungese te opozites se majtes.

Qeveria reagon per vonesen ne dekretimin e ligjit te dosjeve. Zv/kryeministri Genc Pollo tha dje se kreu i shtetit, Bamir Topi nuk ka asnje arsye, qe te mos e dekretoje ligjin e dosjeve, qe tre vite me pare, e mbeshteti vete.

Afati i dekretimit te "Dosjeve" skadon sot

Pak ore i mbeten ne dispozicion Presidentit te Republikes, Bamir Topi per te dekretuar apo jo, ligjin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Sipas afatit zyrtar ligjor, kreu i shtetit ka kohe deri sot, ne 16:00 te jape ose jo pelqimin per ligjin e miratuar ne Kuvend, me shume debate. Ne te kundert, nese kreu i shtetit nuk e ushtron kompetencen e tij, per te dhene firmen per miratimin apo kundershtimin e ligjit, atehere ai hyn automatikisht ne fuqi. Gjate ketyre diteve, ka pasur debate te shumta mbi vendimin qe mund te marre Presidenti Topi. Shoqatat e ish te perndjekurve politike ne te gjithe vendin, kerkuan cdo dite, miratimin sa me te shpejte te ligjit. Por Presidenti zgjodhi qe te ezauroje te gjithe kohen qe Kushtetuta i jep, per te marre vendimin mbi nje ligj. Nga ana tjeter, gjate kesaj jave ka pasur jo pak reagime nga eksperte te huaj, te cilet nepermjet letrave te tyre, kerkuan rishikimin edhe nje here me kujdes te ligjit, pasi ai bie ndesh me disa dispozita te Kushtetutes. Mbi keto debate te zhvilluara, Presidenti duhet te marre sot nje vendim, se si do te veproje me ligjin e dosjeve, ku nuk perjashtohet dhe lenia pa firme e tij, c'ka mundeson qe hyn direkt ne fuqi.

Te njejtin fat duket se do te kete dhe ligji per Prokurorine e Pergjithshme. I miratuar ne Kuvend ne 29 dhjetor, Presidentit po i ikin dhe ditet e afatit per te dhene mendimin mbi kete ligj, teper te rendesishem dhe te miratuar me konsensusin PD-PS.

UE, peticion Presidentit per ligjin e dosjeve: Firmose, mos hezito

Edhe Universiteti i Elbasanit i ?sht? bashkuar disa universiteteve te tjera n? vend, duke nenshkruar nj? peticion p?r Presidentin, p?r ligjin e dosjeve. Unioni i Studenteve ka mbledhur rreth 100 firma per kete q?llim. Ne kete peticion thuhet se "Ne, Unioni i Studenteve te Universitetit 'Aleksander Xhuvani' i kerkojme Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bamir Topi qe te firmose kete ligj, dhe i bejme thirrje si qytetare, me qellim qe t'i kthejme dinjitetin vendit tone".

Shehi: Topi duhet te firmose "Dosjet", s'eshte zgjidhje e madhe

"Zoti Topi duhet ta firmose ligjin dhe ka per ta firmosur ligjin. Nuk eshte ndonje zgjidhje e madhe per ceshtjet dhe krimet e komunizmit, eshte me shume nje ligj, i cili ka te beje me ceshtjen elektorale qe po afron. Nepermjet ketij ligji rrjedh e gjithe klasa e vjeter politike shqiptare, te ciles nuk i hyn gjemb ne kembe dhe po na drejton e sot e kesaj dite", tha Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-se.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Presidenti nuk eshte Byro Politike :: Komentet

ILIRI

Mesazh Wed Jan 14, 2009 11:38 am nga ILIRI

Godo: Presidenti do ta dekretoje ligjin e "Dosjeve"
Bisedoi: Fatjona Mejdini

Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo deklaroi dje se Presidenti Topi, duhet te dekretonte pa hezitim ligjin per hapjen e dosjeve. Ne nje interviste per "Koha Jone", republikani Godo, thekson se nje kthim nga ana e Presidentit e ketij ligji, do te sillte vetem nje ndeshje "patrullash" pa sjell asnje rezultat tjeter. Po keshtu Sabri Godo flet edhe per menyren se si duhet te veprohet per perfundimin e reformes ne pronesi.

Presidenti Bamir Topi eshte ne afatet e fundit per te vendosur nese do ta dekretoje apo jo ligjin per hapjen e dosjeve. Cili mendoni se do te jete veprimi me i duhur nga ana e Presidentit?

Une kam thene se ligji per dosjet nuk eshte i plote, sepse le jashte ata, qe kane organizuar dhe drejtuar Sigurimin e Shtetit dhe merret me funksionaret e dores se dyte dhe te trete. Megjithate ky ligj eshte me mire, se sa te mos kemi asnje lloj ligji. Une mendoj se keshtu si kane rrjedhur punet, Presidentit nuk i mbetet gje tjeter vecse ta miratoje ate. Po te mos e miratoje, Parlamenti do ta kaloje ate prape me shumicen qe ka dhe kjo do te mbetet nje ndeshje patrullash, pa ndonje rezultat konkret. Pra une mendoj se eshte me mire qe kjo ceshtje te mbyllet ne kete menyre.

Mendoni se ky ligj do t'i kaloje edhe nje apelimi te mundshem nga opozita ne Gjykaten Kushtetuese?

Mendoj se ligji ka nje lloj perplasje te institucioneve, qe do te verifikohet ne ditet ne vijim. Por nese Presidenti e mbyll kete ceshtje duke e dekretuar kete ligj, ne mund te themi qe eshte arritur dicka ne lidhje me kete problem, lidhur me dosjet nuk u be e gjitha, por te pakten mund te thuhet se dicka u be.

Mazhoranca aktuale ka theksuar se ky vit do te jete i rendesishem, per sa i perket reformes ne sistemin e pronesise. Si mendoni se po ecen ky proces?

Une mund te them se ka munguar vullneti ose kurajoja e qeverive per te zgjidhur nje problem, qe ka ardhur duke u nderlikuar me kalimin e kohes. E verteta eshte se socialistet kur ishin ne pushtet, pas vitit 1998 dhe mbrapa e lane menjane Kushtetuten, e cila ka nje percaktim te qarte te asaj cfare eshte prone ligjore dhe qe ka percaktuar edhe afatet brenda sa kohe, duhej te zgjidhje ky problem. Socialistet e lane menjane kete pjese, duke treguar nje mungese pergjegjesie te pashembullt. Po keshtu asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e kesaj ceshtje, e cila duhet se do te qendroj edhe per nje kohe te gjate e pazgjidhur. Do te vije dita kur ne do te bejme kerkesen per te hyre ne BE dhe perfaqesuesit e ketij komuniteti, e kane thene me kohe qe duhet te zgjidhim problemin e pronave. Ne i kemi dhene zgjidhje gjysmake ketij problemi, nuk mund te hyjme ne Evrope me keto probleme. Ne fakt jane marre disa iniciativa nga qeveria, per ligjin e tokes 7501, qe te korrigjohen vjedhjet dhe shperdorimet qe jane bere brenda ketij ligji. Mund te themi se keto vitet e fundit ka pasur nje lloj sensibilizimi per te korrigjuar dicka nga ajo qe eshte bere se prapthi fund e krye, por une nuk shikoj ndonje rezultat konkret.

Cila sipas jush do te ishte edhe zgjidhja e duhur, ne lidhje me kete reforme te rendesishme?

Reforma me e mire do te ishte qe, Agjencia e ngritur per Kthimin e Pronave, te mbaje edhe pergjegjesine kryesore per procesin e kthimit te pronave. Atehere kur pronari te kete ndonje kundershtim me kete vendim te Agjencise, atehere ai eshte i lire per t'iu drejtuar Gjykates, per zgjidhjen e kesaj ceshtje. Vetem ne kete menyre mendoj se mund t'i jepet zgjidhja me e mire ketij problemi. Zgjidhja normalisht eshte e veshtire, por nuk mund te cilesohet si nje gje e pamundur. Kjo do durim, kompetenca dhe cfare eshte me e nevojshmja, lidhet me faktin se dikush duhet te marr pergjegjesite per kete proces. Po qe se dikush i niset kesaj pune, duke bere hesapet elektorale, sa demtohemi ose sa fitojme ne zgjedhje nese bejme kete ligj, nuk mund te zgjidhjet ky problem. Eshte nje problem politik qe kerkon durim dhe nje studim te plote.
Koha Jone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi