ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama, kandido per deputet

Shko poshtė

16052009

Mesazh 

Berisha: Rama, kandido per deputet Empty Berisha: Rama, kandido per deputet




Berisha: Rama, kandido per deputet 20090516025343_artikullKryeministri Sali Berisha i ka kerkuar zyrtarisht Edi Rames te jape doreheqjen nga posti i kryetarit te Bashkise dhe te kandidoje si deputet. E ka bere kete gjate nje vizite ne qytetin e Krujes, simbol i qendreses shqiptare, ku inaguroi nje sere veprash publike. "Une i bej thirrje zotit Rama, hajde ketu ne Kruje, ngrije koken lart, ki guxim dhe shihe drejt e ne sy Skenderbeun, sepse dashte Zoti te jep pak force te japesh doreheqjen nga kryetar i bashkise dhe te dales ne shesh te mejdanit, per te treguar se fundi yt politik eshte data 28 qershor. Dil ne shesh te burrave dhe mos u fshih pas karriges se bashkise. Dil, edhe nje here te them, sepse ata qe te ndjekin ty, ata socialiste te ndershem, duan te te shohin ty te garosh per Kryeminister dhe jo te fshihesh pas fustaneve te Bashkise, pas karrigeve te Bashkise. Pavaresisht nga ato qe ke shpifur dhe trilluar, dil, hajde ketu dhe uroj qe te te japin pak trimeri, por e sigurt eshte disfata e thelle, humbja me e madhe qe ka njohur ndonje here ndokush ne zgjedhjet ne Shqiperi", beri thirrje Berisha. Kreu i qeverise u shpreh i sigurte per fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit, duke thene se shqiptaret do te zgjedhin alternativen e kesaj mazhorance per nje Shqiperi qe ndryshon permes reformave te thella dhe investimeve prej disa miliarda dollareve. "Kjo alternative po ndryshon qartesisht jeten tone, po ndryshon emrin tone, po ndryshon qenien tone. Se bashku me ju kemi inauguruar dhe po inaugurojme rreth 5 miliarde euro investime ne vend, te cilat bejne qe revolucioni yne industrial, sado i vonuar eshte, te ece me shpejtesi te madhe", garantoi Berisha. Sipas tij, perballe kesaj alternative ka dhe nje alternative tjeter qe eshte alternative e nxirjes, alternativa e damkosjes, alternativa ne te cilen thuhet ne menyre absolute; Rrofte karrigia dhe poshte Shqiperia. "Ata qe u perpoqen qe Skenderbeun ta nxjerrin serb, ata nuk jane gje tjeter vecse vasale disident te (Stefan) Dushanit, te cilet ne kete kohe, me kete komb dhe me moralin e tij nuk kane asgje te perbashket. Natyrisht, jane qesharake", akuzoi ai . Kreu i qeverise deklaroi se tashme ai vinte ne Kruje dhe ne te gjithe Shqiperine me krenare se kurre, per shkak se qe nga koha e Skenderbeut, tashme vendi yne ndihej me i sigurte se kurre si rezultat i reformave te panderprera qe solle anetaresimin ne NATO. F.Mejdini
Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: Rama, kandido per deputet :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sat May 16, 2009 6:48 pm nga shqiptari

Une i bej thirrje zotit Rama, hajde ketu ne Kruje, ngrije koken lart, ki guxim dhe shihe drejt e ne sy Skenderbeun, sepse dashte Zoti te jep pak force te japesh doreheqjen nga kryetar i bashkise dhe te dales ne shesh te mejdanit, per te treguar se fundi yt politik eshte data 28 qershor. Dil ne shesh te burrave dhe mos u fshih pas karriges se bashkise. Dil, edhe nje here te them, sepse ata qe te ndjekin ty, ata socialiste te ndershem, duan te te shohin ty te garosh per Kryeminister dhe jo te fshihesh pas fustaneve te Bashkise, pas karrigeve te Bashkise. Pavaresisht nga ato qe ke shpifur dhe trilluar, dil, hajde ketu dhe uroj qe te te japin pak trimeri, por e sigurt eshte disfata e thelle, humbja me e madhe qe ka njohur ndonje here ndokush ne zgjedhjet ne Shqiperi",
Cool Cool Cool

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi