Berisha: Edi Rama beri gabim fatal
Faqja 1 e 1
21052009
Berisha: Edi Rama beri gabim fatal
Fatjona Mejdini
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, sipas kryeministrit Berisha, ka bere nje gabim fatal, duke mos u futur ne listen e kandidaturave per deputet emrin e tij. Sipas Berishes, mosdalja e tij ne lista eshte nje ngjarje qe do te kete jehonen e saj edhe ne Evrope dhe jo vetem ne vend. Gjate qendrimit te tij ne komunen Voskop, ne inaugurimin e fillimit te rruges per ne Voskopoje, kryeministri Berisha deklaroi se Rama duhet te merrte ne dore drejtimin e vertete te PS-se dhe jo te mbetej peng i interesave te ngushta te lejeve te ndertimit ne kryeqytet. "Ky eshte nje turp, jo vetem per Shqiperine, por per mbare Evropen. Ki kurajen, merr guximin dhe shkeputu nga lejet e ndertimit, dil ne shesh, te dalim me alternativa dhe t'u themi shqiptareve se cfare do te bejme ne ne kater vitet qe vijne", i beri thirrje kryeministri Berisha nga Korca, kryetarit te socialisteve. Sipas Berishes, Edi Rama me premtimet e tij te pabaza qe po ben ne kete prag fushate i ngjan paraardhesit te tij, Fatos Nano. "Ai premtoi 197 mije vende pune, por e mbani mend Fatos Nanon me premtimin per 200 mije vendet e punes", deklaroi Berisha. Por sipas tij, mazhoranca do te merrej vetem me qytetaret dhe jo me kundershtaret e saj politike. Ne kete kuader ai theksoi se si rezultat i reformave te qeverise, Partia Demokratike ndihej me e sigurt se kurre ne fitoren e saj. Duke u perqendruar ne investimet ne kete zone, kryeministri Berisha deklaroi se se shpejti do te nisnin punimet per rrugen e Voskopojes, nje nga qendrat me te bukura turistike te vendit. Per kreun e ekzekutivit, me rrugen e re qe pritet te ndertohet emri i vjeter dhe i rendesishem i kesaj zone historike do te marre nje rendesi te vecante. "Ne nisim punimet me nje investim rreth 600 milion leke, me te gjitha parametrat e nje rruge evropiane, e cila do ta beje Voskopojen qendren me terheqese te Shqiperise juglindore", tha Berisha. Sipas tij, Voskopoja meriton dhe duhet te kete sa me pare infrastrukture evropiane, qe turistet nga e gjithe Evropa te vijne dhe ta vizitojne, per te pare trashegimine e rendesishme kulturore dhe fetare te kesaj zone. Shqiperia, ka kembengulur kreu i qeverise, kurre nuk do te jete nje vend i zhvilluar, ne qofte se Voskopi, Podgoria, Dhemblaku, Mokra, Qukesi dhe mbare komunat e vendit nuk jane te zhvilluara. "Ne do te bejme cdo gje qe keto pasuri qe flene , te shnderrohen ne vlera per ju, vlera per femijet tuaj, vlera per brezat qe vijne", tha ai. Sipas Berishes, qeveria do te bente te gjitha perpjekjet edhe ne kater vitet e ardhshme per te ruajtur edhe zhvilluar edhe me tej keto zona te rendesishme kulturore, historike dhe fetare te vendit. "Udhetimi yne ka te beje me besimin, tek njeri -tjetri, me besimin tone tek vendi, me besimin e te tjereve tek Shqiperia. Vetem ne muajt dhjetor, janar, shkurt qeveria jua ka firmosur per ju, dhe ne emrin tuaj 5 miliard euro kontrata , nga te cilat 3,5 miliard per energjine, punimet e te cilave do te fillojne gjate kesaj periudhe", tha Berisha.
Rruga, investim 600 milione leke ne Voskop-Voskopoje
Kryeministri Berisha deklaroi ne komunen e Korces, Voskop se qeveria qe ai drejtonte ne keto kater vite kishte investuar 100 milion leke me shume sec kishin investuar socialistet ne tete vite. "Ne komunen e Voskopit gjate 8 viteve socialistet kane investuar rreth 5 milion leke. Qeveria ime pa llogaritur investimin e sotem qe eshte 600 milion leke ka investuar rreth 150 milion leke te tjera", deklaroi Berisha. Po keshtu, kryeministri Berisha u zotua dje se ai zotohej se do te financonte ne mandatin e tij te dyte cdo projekt te tyre ne menyre qe ti jepej cdo komune te Korces dhe cdo komune te Shqiperise infrastruktura e merituar. "Juve ju interesojne rruge te mira qe te ecni me shpejtesi, te kurseni kohe dhe ne po i ndertojme ato. Juve ju interesojne ujesjelles dhe kanalizime. Ne ju japim fjalen se ne kater vitet qe vijne, cdo shtepi e fshatit shqiptar do te kete ujin brenda dhe ky eshte zotimi yne", deklaroi Berisha. Sipas tij, ne mandatin e dyte nje rendesi e vecante do ti jepej edhe arsimit te femijeve dhe per pasoje ndertimit te shkollave te reja.
Koha Jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38545
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Berisha: Rama, je nje shpirtzi
» Berisha: Ju rrefej pucin presidencial qe beri Ramiz Alia
» Berisha: Rama, trakte si Gavroshi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi