Berisha: Rama me propozoi bashkeqeverisjen PD-PS
Faqja 1 e 1
11092009
Berisha: Rama me propozoi bashkeqeverisjen PD-PS
Kryetari i mandatuar i qeverise se dale nga zgjedhjet e 28 qershorit, Sali Berisha, ne nje interviste ne emisionin "Opinion" ne TV Klan, te gazetarit Blendi Fevziu, dhe perballe nje paneli te perzgjedhur gazetaresh, ka pranuar per here te pare se ka pasur propozime nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per nje bashkeqeverisje mes PD dhe PS. Madje ai nuk ka munguar qe te shprehet, se ka pasur propozime te tille, qe kishin te benin per mbeshtetje, vetem e vetem per te mos perfshire ne koalicion LSI-ne e Ilir Metes. Nderkohe, qe gjate pergjigjeve ndaj pyetje se perse beri koalicion me Meten, kryeministri Berisha ka sqaruar se me te krijoi nje koalicion dhe qeveri te konsoliduar, dhe njeheresh e la vendin me nje opozite te forte. Por ai nuk perjashtoi mundesine e nje koalicioni me Partine Socialiste te Rames, nese nuk do te arrinte te formonte nje qeveri koalicioni me Meten. Kreu i ekzekutivit ka sqaruar skemen e formimit te kabinetit te ri qeveritar, por dhe marredheniet me opoziten, prioritetet e qeverise se re, marredheniet me Topin, sfidat e integrimit.
Cila ka qene strategjia e kompozimit te kesaj qeverie?
Perzgjedhja e ketij kabineti, ka qene nje proces i veshtire per mua. Sepse, me ekipin e meparshem qeverises, ne anetaresuam Shqiperine ne NATO, nje arritje historike. Me ate ekip, ne transformuam klimen per biznesin, beme revolucionin fiskal, ndryshuam rrogat e pensionet. Pra jam i bindur se ai ekip, ishte shume i suksesshem. Nga ana tjeter, qytetaret shqiptare votuan per nje epoke te re, midis te majtes dhe te djathtes. Diktuan nje koalicion. Shqiptaret, nuk ia dhane te gjitha votat e mjaftueshme nje koalicioni, per te qeverisur plotesisht ne kater vitet e ardhshme, po dhane aq vota sa per te bere nje koalicion, me domosdoshmeri. Dhe ky koalicion ishte dhe me te majte. Kjo perben nje risi te qarte. Kjo, ne rrafshin politik, por edhe social do te thosha, perben nje risi pozitive. E verteta eshte, se qytetaret shqiptare ne nje fare menyre, i dhane nje pergjigje kampeve politike. I thane qe, nuk mund te qeverisni te vetme, por ne nje koalicion. Keshtu, qe per shkak te ketij koalicioni, disa nga ministrat e kabinetit, i leshojne vendin anetareve te rinj te koalicionit. Ne perzgjedhjen e ketij kabineti kam pasur veshtiresine tjeter, se me 28 Qershor, fatmiresisht une kam realizuar nje qellim te madh te jetes sime. Kam pasur nje qellim qe, Parlamenti te kete njerez sa me te shquar, dhe sot Parlamenti shqiptar, fale sistemit qe e beme me opoziten, ka personalitete nga te dy palet, me shume se asnjehere. Per kete vendi ka pasur nevoje te madhe dhe ka nevoje te madhe. Ne Parlament kane hyre reformatore te shkelqyer, qe kane dhene kontribut te madh, ne reformat e ketij vendi. Dhe baze ka qene merita. Se dyti u be nje perzgjedhje bazuar ne kriterin politik. Une bera kete perzgjedhje, qe mendoj se, duke mos qene e persosur, eshte nder me te mirat.
Cila ishte merita e Mediut ne kete kabinet?
Me PR-ne, ne kemi nje marreveshje paraelektorale qe do te bejme fushate se bashku dhe do te qeverisim se bashku. PR mori 32 mije vota, ne zgjedhje. Ne rast se kosto e nje deputeti per mazhorancen, eshte 10 mije vota, per minorancen eshte 9 mije, kurse PR ka 32 mije vota. Ne kete kontekst, eshte e detyrueshme qe, ne baze te marreveshjes dhe moralit, PR te perfshihet ne qeveri. Nuk mund te isha une ai qe do te percaktonte kandidatin e PR, apo te ndonje partie tjeter. Ndryshe nuk do te ishte koalicion, por diktat. Une do pranoj kandidatin qe do te sjelle partia e tij. Zoti Mediu ka nje dosje ne gjykate. Nje gje dihet qe, akuza e pare e bere per korrupsion, u dorezua. Dosja qe eshte, eshte per shperdorim detyre dhe une dua te deklaroj se qeveria ime nuk do te nxjerre as pengesen me te vogel per drejtesine. Per qeverine time nuk ekziston imuniteti ndaj drejtesise. Nese dikush mendon se u vendos ne nje post qeveritar, per t'i krijuar imunitet, kjo nuk eshte e vertete. Nuk ka imunitet ndaj sistemit gjyqesor dhe ndaj akuzes.
Do te preferonit nje emer tjeter nga PR?
Une e kam shprehur dhe e shpreh serish ketu se do te pranoj kandidaturat, qe do te sjelle Partia Republikane. Nese do te shprehja preferenca, asaj partie do t'i diktoja perzgjedhjen e kandidatit, gje qe ne menyre absolute nuk e bej. Sepse ajo parti eshte sovrane. Me mire do e grisja marreveshjen, se sa t'i diktoja emra. Nuk jam penduar fare per marreveshjen me PR, sepse eshte aleat i PD-se, qe nga themelimi i saj.
Ky kabinet me keto emra, duket si nje PD e te rikthyerve dhe e KOP-it, ajo e "vjetra" si e zotit Bode p.sh. nuk eshte prezent. A krijon ndonje sensibilitet tek PD e "vjeter"? Se dyti, emrat qe ju shpallet ishin surprize. Mos ka mungese transparence, brenda PD-se dhe do te kete te pakenaqur?
Per mua nuk ekziston nje PD e vjeter apo e re. Nje e vertete eshte, se, disa prej ketyre personaliteteve, sot ministra, kane pasur disa periudha kundershtie te medha me mua. Por secili prej tyre, ka meritat e veta te padiskutueshme ne PD, qe nga themelimi i saj. Rikthimi i tyre ne PD, ka qene shume i mirepritur. Une jam shume i lumtur qe sot Neritan Ceka bashkepunon me mua, ne fushen e kultures. Por nuk kam qene asnje here jo i sinqerte. Keta jane sot ketu, per investimin dhe kontributin e tyre ne vite. Une e konsideroj kete nje plotesim dhe e kam pritur me shume kenaqesi bashkimin me zotin Pollo, i cili u shkeput nga PD kohe me pare. Emrat jane konsultuar me bashkepunetoret e mi me te ngushte, me zonjen Topalli, Bode, Patozi pjeserisht. Por jane mbajtur, sepse u be studim, mbi studim. Rame dakord qe ne fillim qe, ne te mos perflisnim emra per anetaret e qeverise, dhe per kete i jam mirenjohes edhe zotit Meta. Dhe ministrat paten nje largim dinjitoz. Nuk ka deputete qe nuk duhet te mendoje qe te behet minister, por Parlamenti eshte arene.
Koalicioni me Meten ishte koalicion lideresh apo programesh. Po te ishte Rama ne vendin e Metes, do te benit koalicion?
Absolutisht po, do te beja koalicion. Do te lexoja voten e shqiptareve. Zoti Meta ishte ne kete rast, ai me te cilin mund te krijonim nje qeveri konstante, por dhe e bente vendin me nje opozite te fuqishme. Para interesave te gjera te vendit, nuk do te jete kimizmi politik. Do e beja dhe me Ramen koalicionin. Po te mos ecte, do te thosha para shqiptareve qe ky koalicion nuk ecen.
A ka moral politik ky koalicion? Ju ne vitin 2001 keni bere dy akuza te forta kunder LSI-se, vjedhja e zgjedhjeve dhe korrupsion ndaj KESH. Tani LSI ka ministrine qe menaxhon KESH-in. Ka ndryshuar Meta apo ju?
Ilir Meta ka disa vite ne opozite, i ka rezistuar presioneve me shume se cdo force tjeter politike. LSI eshte nje force politike e konsoliduar. Marreveshja politike eshte marreveshje politike. Nese vendos nje marreveshje te tille, do e zbatosh. Cfare t'i thosha une shqiptareve, qe per shkak te 2001-it, do te shkojme ne zgjedhje te parakohshme?
Po ne vitin 2009, po ju, keni thene se, LSI eshte gjysma e kalbur e se njejtes molle?
Mos te marrim shprehjet e fushates, se ato jane te fushates.
Gjate fushates, premtuat nje qeveri te vogel me 12-13 ministri dhe nderkohe qe e zmadhuat. Se dyti doja t'u pyesja: Si u ndjete ne negociata me LSI-ne, kur Meta, ne kohen qe ishte kryeminister, ju arrestoi?
Lidhur me ministrite, nese do kisha fituar si PD zgjedhjet, do te kisha nje qeveri te tille. Tani jemi nje koalicion. Zoti Meta formimin e tij politik e ka tek politika e jashtme, dhe do te drejtoje dhe koordinoje te gjithe procesin e integrimit. Zevendeskryeministri qe kam pasur, Pollo, ka pasur detyra shume te rendesishme per vendin, detyra qe kane te bejne me gjendjen civile, titujt e tokes, ka ndjekur reformat ne shendetesi. Ne kete kater vjecar, po te me pyesni mua cilet jane dy objektivat me madhore me te cilet beson se do te ndryshoje Shqiperia, jane nje infrastrukture e re per Shqiperine dhe dixhitalizimi i saj. Nese ne nuk e sjellim vendin ne moshen dixhitale, se kemi sjelle aty ku duhet. Eshte nje ambicie qe ka bere disa hapa pozitive, por duhet te vijoje shume e me shume. Zoti Pollo do te kete edhe misionin te shtytjes perpara te projekteve, per moshen dixhitale. Ministri i Jashtem, per shkak te detyrave qe ka, nuk mund te jete ai qe te lidhe qeverine me Parlamentin. Kete do e beje Pollo. Ndaj tere keto detyra, e bejne te domosdoshem nje minister te tille. Ndaj une nuk kam shtuar asgje. Kemi qene 16 titullare, si kabinet qeveritar dhe po aq do te ulemi ne mbledhjen e qeverise. Se dyti, nuk merrem me inate personale, por merrem me te ardhmen.
Ka pasur gjithnje nje paqartesi, se si mund te behet karriere ne PD dhe me surprizat e qeverise se re, u thellua. Pse kjo perzgjedhje? Se dyti ne kabinet, keni vetem nje grua, ne nje kohe qe ne Parlament eshte votuar nje ligj, qe te pakten te keni 30% te pjesemarrjes se grave. A eshte shkelje ligji ne kete rast?
E pranoj kete te fundit si nje dobesi qe duhet te shkoje drejt korrigjimit. Mos u cudisni dhe ju qe nje dite, te me shihni me gjysmen e qeverise, zonja. Une kam nje problem qe nuk mund te kem paragjykim, qe me nje njeri, qe e ftoj te permend te kaluaren. Jo rralle me ka ndodhur qe eksponente politike te forcave te ndryshme opozitare, te me thone, se une nuk rri dot me kete apo ate. Une u them, nuk rri, po ti je aty per shkak te kryetarit apo per shkak te investimit tend. Secili rri per investimin e tij dhe investimi duhet respektuar.
A jane te perfaqesuar ne qeveri, shtresezimet e PD, si Topalli, Topi?
Cdo njeri qe ne PD kerkon te perfaqesohet, ka kryetarin e vet. I perfaqesoj une. Edhe zonjen Topalli dhe zotin Topi, e perfaqesoj une. Partia perfaqesohet nga kryetari. A ka hapesira, ka. Ka pasur debate dhe dialog.
A eshte nje grup parlamentar demokrat inatesh ky qe hyri ne Kuvend, nje fakt qe lidhet me raportin e disa deputeteve qe lidhen me Topin, nuk jane me as ne grupin parlamentar te PD-se as ministra? A keni pasur parasysh raportin e tyre me Topin. Si per shembull, Sali Shehu, Pal Dajci, Safet Sula etj..?
Absolutisht jo. Mua me vjen cudi, se nje liste te tille nuk e kam pare ndonjehere. Njerezit mund te drekojne dhe darkojne me cilindo. Une vleresoj kontributin e cdo njeriu. Vleresimin e ndertoj ne anen pozitive te secilit. Gjithcka bazohet tek ekipi dhe drejtuesi i ekipit. Nuk mund te drejtoj nje ekip, duke u marre me anet negative te tij. Duhen te shfrytezohen anet me pozitive te tij. Per shembull por marr Pal Dajcin. Kam respektin me te madh per te, se kam kaluar nje karriere te tere politike, apo Safet Sula, eshte nje nga njerezit me integritet me te mire. Por gjithnje kur ben nje liste, nuk i perfaqeson te gjithe personalitetet.
Si i keni marredheniet me Presidentin Bamir Topi?
Marredheniet e mia me Presidentin Topi, jane ligjore, institucionale.
Cila ka qene logjika per te cuar Nishanin tek Ministria e Drejtesise, qe ka qene nje pike problematike per ju? Cili ka qene kriteri i perzgjedhjes se Genc Rulit, tek Bujqesia apo e Arben Imamit tek Mbrojtja?
Kriteri i perzgjedhjes se Bujar Nishanit, si minister i Drejtesise, eshte se ai eshte nje nga drejtuesit me me eksperience te PD-se. Nje nga problemet me madhore eshte vuajtja e denimit dhe une mendoj se Nishani do t'i pergjigjet plotesisht kesaj detyre. Eshte nje politikan me karriere te gjate ne PD, me kontribute te vecanta. Pse u leviz nga ministri i Brendshem? U leviz nga Ministria e Brendshme, per shkak te nje operacioni, qe nuk i ka cenuar atij asgje nga kapacitetet mendore, por qe vetem i eshte veshtiresuar levizja. Dhe ministri i Brendshem ka shume levizje jashte vendit. Po te flasim per vizat, Ministria e Brendshme eshte kryesorja, ndaj ne kete drejtim eshte i domosdoshem nje reagim shume aktiv.
Zoti Basha eshte shume i qeshur per te qene minister i Brendshem?
Asnje njeri nuk ka lindur minister. Basha do t'i pergjigjet shume bindshem Ministrise se Brendshme
A do e plotesoje dot Shqiperia kushtin teknik per liberalizimin e vizave, ne menyre qe 25% e shtetasve te kene pasaporta biometrike?
Nese interesi kombetar, levizja e lire, pengohet, ne do te reagojme. Ne nuk mund te pengohemi nga pasaportat biometrike, sepse ne kemi kompanine qe po i prodhon. Nuk mund te humbim nje prioritet te tille, per pasaportat. Jam zotuar se vitin e pare te mandatit te dyte, do te zgjidhim perfundimisht levizjen e lire te shtetasve. Une jam i bindur se ky problem, eshte ne rruge te mbare.
Per PDI, ju nuk bete asnjehere negociata per postet e ministrave, madje nuk i ndate njesoj me PR-ne, pavaresisht se kane nga nje deputet. Pse?
Jam deklaruar se cdo aleat i imi, ne ndarjen e posteve ne kabinetin qeveritar, do te kete koncesion nga PD per partine, me me shume se vota. Por PDI ka marre 14 mije vota, ndersa PR mori 32 mije vota. Ndaj nuk ka asnje tjeter, vecse proporcionalitetit. Po keshtu ne kete parti, ka disa probleme. Une nuk perfshihem, ndaj u kam thene, zgjidhni problemet me pare. Partite e vogla demtohen nga mosmarreveshjet e tyre.
Ju deklaruara dy prioritetet e qeverise se re. Si do te arrini te beni investime ne infrastrukture, kur ju i keni harxhuar fondet perkatese per kete vit, per te bere investime, dhe te ardhurat nga doganat jane ne ulje. Eshte shenje e krizes boterore?
Ka nje krize boterore, qe po faktohet me pak e eger, nga cfare parashikohej. Shqiperia nuk eshte nje vend qe pati krize. Pati pasoja krize, jo krize. Sepse vendet qe paten krize, ulen rrogat me 8-14%. Shqiperia, meqenese po perfundon rruga, pati nje rritje te investimeve. E ku ka gje me pozitive. Une mendoj se ka pasur dy faktore, i pari se ne investimin e kemi 2 here me te madh se vete rajoni. Ka nje renie tek te ardhurat e doganave, por qe nuk eshte i sakte. Sepse te planifikosh ne nje kohe kur nafta ishte 200$, me mendimin se do te vazhdoje keshtu, nderkohe qe sot nafta eshte 72$ fucia, sigurisht qe do te kete renie te ardhurash. Ka nje rritje te kursit te euros dhe kjo ka rritur borxhin me 1%. A duhet te shohim ne kalimin ne Euro? Rajoni pothuajse perdor Euro-n, pervec Maqedonise. Nuk mund te them, por ky forcim i Euro-s nuk funksionon mire as per vete Evropen. Banka ka nje potencial te madh dhe e ndjek ceshtjen e kursit me shume interes. Ka bere nderhyje, kur ka pasur probleme. Por ne mund te themi qe, ne ndryshimet e kursit dominojne me shume pluset, sesa minuset. Deficiti do mbetet 4.2, pas nje nderhyrjeje qe beme me privatizimet. Per vitin tjeter mund ta programojme deficitin 4.8 dhe do ta ulim, me kalimin e viteve. Ne nuk po e thellojme deficitin.
Kater here keni thene ne kete studio se do bej Unazen e Madhe. Kur do behet?
Ajo eshte e domosdoshme, dhe do bejme cdo gje per realizimin e saj. Unaza e Madhe shtrihet ne teresi, jashte qytetit te Tiranes, neper komunat perreth dhe do te zbrese deri tek ura e Limuthit. Ne menyre qe, trafiku qe vjen nga veriu, te mos kaloje ne Kamze, por nga Fushe-Kruja ne Limuth. Ndertimi i saj kerkon te pakten 400 milion euro maksimumi. Ne do bejme perpjekje per koncesion dhe ne rast se kjo nuk zgjidhet, do te detyrohemi nga veme dore nga buxheti. Ndertimin e saj e kerkon dhe rruga e Arbrit.
Katoliket kane zgjedhur 14 deputete dhe nuk jane perfaqesuar ne qeveri...?
Ky eshte nje komunitet, ku PD ka nje mbeshtetje te fuqishme. Eshte i perfaqesuar ne nje nga nivelet me te larta te shtetit, dhe kjo eshte zonja Topalli ne krye te Parlamentit. Por natyrisht nuk ka qeveri pa defekte, jane gjera qe rikuperohen.
Nese Topi nuk dekreton Mediun si minister te Mjedisit, si mendoni se do te zgjidhet kjo ceshtje?
Ne te drejten Kushtetuese, ministrat jane atribut i Parlamentit dhe Kryeministrit. Ky eshte nje atribut i kushtezuar i cdo Presidenti. Ne nje republike parlamentare, nuk ekziston qe Presidenti, te emeroje apo shkarkoje ministra. Eshte Parlamenti thelbesor dhe me i rendesishmi, ne nje sistem te tille.
Ka pasur ndikim te Nanos ne marreveshjen per koalicionin?
Nuk mendoj se ka pasur asnje ndikim. Ka nje tendence nga Rama ta ktheje Nanon ne politike, por ai vazhdon pushimet ne Vjene. Rama vetem e rreshton, duke thene Berisha, Meta, Nano.
Ne rast se nje nga ministrat e LSI-se deshton, kush e mban pergjegjesin per kete?
Ky eshte e njejti deshtim, si me deshtimin e nje ministri demokrat. Une dhe kryetari i LSI-se do te marrim masat perkatese.
Keni premtuar se do te hiqni TVSH-ne e arsimit dhe shendetesise, po keshtu dhe ndertimin e rrugeve te reja si Tirane-Elbasan. Keni premtuar qe 20% e privatizimeve do te shkojne per te perndjekurit. Do t'i mbani keto premtime?
Do te hiqet TVSH per arsimin privat dhe shendetesine dhe nuk leviz nga ky qendrim. Se dyti ka nisur projekti per rrugen Tirane-Elbasan, e cila mund te behet edhe brenda te viteve. Brenda vitit 2010 ka shanse te perfundoje nje segment, qe eshte gjysma e boshtit te Jugut. Ky vit me ka bindur per domosdoshmerine jetike te tij. Kjo sepse ka nje rritje te turizmit. As une nuk e kam menduar, qe me 2009 do te kishim 3 milione turiste. Turizmi eshte bere nje dege shume e fuqishme e ekonomise tone. Ne i kemi investuar 760 milion euro, zonat e bregdet dhe do te asfaltohen te gjitha rruget e Bregut, brenda 2010-es. Brenda ketij mandati, boshti i Jugut do te perfundoje.
Ju duket korrekte deklarata qe keni bere ne Jug, per shtimin e banesave. Mund te kete nje "bum" ndertimesh paralele?
Nuk do te kete shtime paralele. Kjo nuk eshte tamam zgjidhja per turizmin, por kemi pasur probleme te medha kete vit me dhomat. Ato mund t'i shtojme menjehere. Turizmi familjar nuk duhet injoruar, deri ne krijimin e atij te mirefillte. Greqia eshte nje shembull i mire i kesaj rruge
Tirana ka 3 muaj pa uje. Po keshtu neper Shqiperi ka grumbuj te medha me plehra. Ka kuptim nje vend i NATO-s dhe aspirant per ne BE te jete pa uje dhe me plehra?
Problemi i ujit eshte shume i madh. Problemi ne Tirane, nuk eshte vetem ceshtje menaxhimi, por ka probleme edhe nga shtimi i ndertimeve. Po mendohet per nje unaze te dyte ujesjellesi, ne menyre qe te mbulojme zonat periferike. Liqeni per qytetin e Tiranes eshte i mjaftueshem, por nese do te kishte problem do te nderhyhej dhe aty. Po keshtu ne do te zgjidhim ceshtjen e ujit nga Kavaja ne Gjirin e Lalezit. Keto probleme nuk jane ceshtje fondesh, jane ceshtje projektesh. Per plehrat, per fat keq ne Vlore dhe Durres, nuk kane bere tenderin per prokurimet e landfileve. Kushti i pare eshte ndertimi i tyre. Pastaj duhet vendosur ligj per mbeturinat plastike dhe shishet per riperpunim. Mund te shkoje drejt ndalimit total te qeseve plastike.
Nje nga ceshtjet e perfolura ka qene zgjedhja e prefektit te Tiranes. Mbi c'kritere e keni perzgjedhur ate?
Keltis Kruja eshte nje nga drejtuesit me eficente te rinise se PD. Ai vjen nga nje familje me tradita te mira tiranase. Nga bashkemoshataret e tij, disa jane bere ministra, zevendesministra dhe poste te tjera. Keta drejtues, jane te gjithe nje brez i tille te rinjsh qe meritojne te shperblehen, per angazhimin qe kane dhene qe heret, ne PD.
Mediu lidhet me momentin me te veshtire te mandatit tuaj te pare, lidhet me ceshtjen e "Gerdecit". Politikisht, ju jeni korrekt per sa i perket emerimit te tij nga PR, por per sa i perket anes morale, duarve te pastra te qeverise, c'mund te na thoni?
Dua te theksoj se nese ka nje individ me merita shume te vecanta, ne anetaresimin ne NATO, eshte Fatmir Mediu. Kete e them me vertetesine me te madhe. Ai ishte nder te paret qe i besoi kesaj mundesie dhe krijoi lidhjet me te shkelqyera, me ato personalitete qe e mbeshteten vendin, per anetaresimin ne NATO. Per sa i perket akuzave, nese ju kujtohet, u akuzua se ka shmangur ushtaraket. Delijorgji dhe Pinari jane aty ku jane, ju jane bere oferta nga me te ndryshmet, por nuk kane bere asnje deshmi se ka lidhje Fatmir Mediu me afera per "Gerdecin". Mbi 36 mije faqe ka dosja qe ka shkuar ne gjykate. Mediu eshte ne gjykim dhe nese kerkohet imuniteti i tij, ne do e japim dhe do t'i hapim rruge drejtesise. Eshte e natyrshme qe kreu i nje partie parlamentare te marre nje post ne qeveri. Une e perseris, nuk nderhyj. Mediu dha doreheqjen, kur ju kerkua imuniteti ju hoq. Pavaresisht se iu kerkua imuniteti per nje akuze qe ishte e pabaze, sic ishte shmangia e ushtarakeve. Megjithate ne nuk u nxorem asnje pengese. I kam thene Prokurores se Pergjithshme se, me nje akuze te tille qe ke bere, shkaterron karrieren tende dhe ndihmon Mediun. Nese nje hetim e ben ceshtje politike, atehere shqiptaret japin verdiktin e tyre.
PS, partia me e madhe e opozites, nuk eshte ne Parlament. Tashme opozita ka vendosur kushte. Nderkohe qe liberalizimi i vizave dhe ceshtje te tjera te medha varen nga raporti me opoziten. A jeni ju sensibel per kushtet qe ka vendosur opozita, kryesisht per hapjen e kutive te votimi. Mund te behet nje komision parlamentar. Pse eshte kaq e veshtire hapja e kutive?
Lidhur me numerimin. Zgjedhjet e 28 qershorit, jane zgjedhjet e para, kur rezultatet jane te certifikuara nga te gjithe komisioneret, pa asnje verejtje. Opozita kerkon numerimin e kutive per Beratin. Por kutia u hap dhe nuk doli asnje mandat. Me 8 korrik, Gjoncaj ka marr videon e plote te Beratit, por Rama as ne KQZ, as ne Kolegjin Zgjedhor nuk qe i zoti ta perdorte kete video, per prove. Une kam bindjen absolute se ne Fier na moren nje mandat, por ka nje vendim gjykate dhe une i bindem atij. Ligji i komisioneve hetimore nuk lejon ceshtjet qe jane ne gjykim ose te gjykuara. Rames i jap nje zgjidhje: Te marre filmimin e numerimit te te gjitha zonave dhe t'jua shperndaje medieve. Ai ve kushte qe nuk mund te zbatohen. Ai e ben kete per te penguar levizjen e lire. Fatmir Xhafaj ka liruar 200 te burgosur ne 2005-sen, por t'i nuk ke te drejten t'i akuzosh ata. Ne kemi humbur Pogradecin me 2005-en me keta te burgosur, por nuk e kemi thene kete. Ai te jape fakte, sepse keto akuza jane te ulta. Opozita eshte e mirepritur ne Parlament. Ai po ndjek rrugen me shkaterruese per forcen politike qe drejton. Une mund te kem 100 verejtje per hetimin e Xhindit, por prokurorine nuk e zevendesoj dot. E ftoj te ulemi dhe te diskutojme, ne lidhje me ceshtjet qe jane shqetesuese apo ka verejtje. Menyra se si po sillet,eshte shkaterrimtare. Ai po perdor pushtetin, vetem per te shkaterruar. Per mua eshte me komode, te kem nje kryetar se sa ta nderroj nje here ne kater vjet.
Keni menduar per Presidentin? Do te jete Topi?
Posti i Presidentit eshte stabel. Kur te vije koha do te diskutohet emri i tij.
Nje biznesmen nga Kosova pyet, kur do te mundemi ne nga Kosova te blejme toka ne bregdetin shqiptar, per te investuar?
Ligji do te dergohet se shpejti ne Parlament.
Mund te tregoni se cilat kane qene gabimet, ne mandatin e kaluar dhe qe do t'i rregulloni ne kete mandat te dyte?
Reforma ne shendetesi. Ajo ka filluar. Zonja Godo la nje marreveshje te shkelqyer, qe ka te beje me procedimin sipas modelit gjerman. Nje reforme e thelle, duhet bere ne fushen e pensioneve dhe ndihmes ekonomike. Ka nje renie te madhe te varferise dhe nje renie shume me te madhe te mjerimit. Por ekzistenca e mjerimit, eshte nje dhimbje e madhe, sado qe ne numer eshte e vogel, ne vetvete ata jane shume. Varferine per fat te keq asnje vend nuk ka mundur ta zhduke, por ju garantoj se mjerim s'do te kete.
A keni pasur propozim nga Rama per bashkepunim?
Perpjekje te shumta. Sugjerime te shumta. Tani, qe te me sugjeronte mua largimin tim deri aty s'mund te arrinte. Por ka pasur propozime te ndryshme, qofte per koalicion, qofte per mbeshtetje te jashtme, qe te mos behej koalicioni me LSI. Por keto propozime nuk kane qene ne kohen dhe ne momentin e duhur.
Ju keni kritikuar zotin Nano. Por ju s'keni dhene nje gje me te mire, a shikoni tek perpjekjet e zotit Rama nje lloj model i juaji? A mund te kete sukses?
Dhe ne momentet me te veshtira te saj, Partia Demokratike nuk ka bere kurre Kongrese te mbyllura. Ka qene gjeja me e rende e saj, por qe e shpetoi media. Ajo ishte nje gje tmerresisht e rende, qe s'ka ndodhur dhe s'do te ndodhe kurre ne PD. Per sa i perket tradites, me vjen keq qe vjen tek ne. Zoti Butka ka hyre me marreveshjen e tij ne kandidim, pa bere asnje marreveshje me mua. Rames i them, te perserisesh gabimet e kundershtarit, nuk eshte mencuri. Por, kete qe po ben, eshte nje gje shume te rende, sepse pavaresisht se kane nje krize, pavaresisht se kane kaluar nje tronditje, te gjitha keto duhet te zgjidhen brenda perbrenda dhe me marreveshje transparente. Nje opozite ne vend qe te merret me qeverisjen, eshte angazhuar me nje beteje shume te rende, brenda vetes. Vendit, ne teresi, nuk i duhet nje gje e tille. I takon kryetarit te PS te reflektoje.
Ju po flisni me dhimbje per ate qe po ndodh ne PS, nga ana tjeter keni folur per garancite se ne 4 vitet e ardhshme do te zbatoni rregullat. Cila eshte garancia qe keto nuk i zbatoni ne partine tuaj, pasi ka kaluar cdo afat per mbledhjet e forumeve tuaja, te Kongresit. Me kete menyre ku po shkojme?
Po shkojme drejt Kongresit te ardhshem. Te vendoset qeveria. Eshte bere faza e pare, do te behet faza e dyte, qe do te vendose edhe per forumet. Mandati i dyte te ben shume te kujdesshem, te ben te mendosh per mandatin e trete, te ben shume me te permbajtur, per te realizuar mandatin e trete.
Kryeministri agjeron?
Beson, por s'agjeron.
Nese ju do kishit humbur, do ta kishit lene detyren?
Menjehere, absolutisht. Une e kisha deklaruar dhe e deklaroj, eshte gjeja me normale. Tani kemi te bejme me nenin personal te tij.
Sfida kryesore eshte liberalizimi i vizave. Nese nuk e realizoni brenda 2010, cfare pergjegjesie do te mbani, perpara shqiptareve?
Une do te bej te gjitha perpjekjet e mundshme qe te plotesojme kushtet per liberalizimin e tyre. Vendimi, nuk eshte vetem nje vendim, qe varet nga vendi yne. Ka nje stand-by, nje vendnumero te shume problemeve, per shkak te referendumit ne Irlande. Une nuk parashikoj dot se cilat do te jene pasojat. Nje gje eshte e sigurt, qe rezultati negativ do te kete pasoja. Ajo cfare duhet te bejme ne eshte qe, te punojme me seriozitetin me maksimal, per heqjen e vizave.
Koha Jone

Similar topics
» Berisha: Rama, je nje shpirtzi
» Berisha: Rama, ke dhe 5 dite afat
» Rama: Berisha te mos dhunoje mediat
» Berisha: Rama, kandido per deputet
» Berisha: Rama, ke dhe 5 dite afat
» Rama: Berisha te mos dhunoje mediat
» Berisha: Rama, kandido per deputet
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi