ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Edi Rama, te ftoj ne Kuvendin e PD

Shko poshtė

14122009

Mesazh 

Berisha: Edi Rama, te ftoj ne Kuvendin e PD Empty Berisha: Edi Rama, te ftoj ne Kuvendin e PD




Berisha: Edi Rama, te ftoj ne Kuvendin e PD 20091213172913_artikullDenis Dedej
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ftoi dje zyrtarisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, qe te jete i pranishem ne punimet e Kuvendit Kombetar demokrat qe mbahet sot. Gjate komunikimit te tij me mediat, kreu i mazhorances beri te ditur se ne mbledhjen e Kongresit qe zhvillohet paraditen e sotme jane te ftuar te gjithe kreret e partive politike ne Shqiperi. "Zoti Rama, eshte i ftuar si kryetar i Partise Socialiste, ne Kuvend ne kemi ftuar te gjithe spektrin politik te vendit", tha Berisha. I pyetur per kontributin e liderit socialist gjate themelimit te Partise Demokratike, kryetari i selise blu tha se per fat te keq, prania e tij ka qene gjithsej 18 minuta. Duke sjelle ne vemendje ato momente, kryedemokrati u shpreh se Rama erdhi dhe deklaroi hyrjen ne mbledhjen e Komisionit Nismetar. "Do te kete ardhur nga data 17-19, nuk e mbaj mend daten e sakte, ishte zgjedhur Komisioni Nismetar, u ul aty, pastaj, pas nje debati, nje nga eksponentet kryesore te partise i kerkoi te dilte jashte", komentoi Berisha kontributin e kryesocialistit Rama per PD. Duke vijuar me tej, lideri demokrat vleresoi diten e sotme si nje dite te shenuar, pasi PD mblidhet ne Kongresin e saj. "Jam ketu per te ftuar ne emer te saj, te vijne ne Kuvend te ftuar nga kryetari i partise te gjithe ata qe kane ndihmesen e tyre ne historikun e kesaj partia nga dita e themelimit te saj deri me sot, pavaresisht nga pozicionimet e tyre", ftoi kryetari i Partise Demokratike. Sipas tij, sot eshte nje dite fitoreje, eshte nje dite mirekuptimi per te gjithe. Ai theksoi se ne rast qe protokollet kane harruar te bejne ndonje ftese, iu drejtua te gjitheve atyre qe kane kontribuar te jene ne kete Kongres. Duke folur per Kuvendin, Berisha tha se PD mbledh Kuvendin e 9-te, i cili nuk mund te kete cilesor tjeter pervecse: Kuvendi i fitores se PD. "Ne fazen e pare te ketij Kuvendi, ne prill te ketij viti ne shpalosem projektin tone te Shqiperise evropiane, delegatet e ketij Kuvendi, kandidatet per deputet aktual te sotem, drejtuesit kryesor te PD, ministrat, zyrtaret, shnderruan kete projekt me punen dhe perkushtimin e tyre, ne projektin e besimit me te madh te shqiptareve, projektin qe mori mbeshtetje te plote, firmen e qytetareve shqiptare per t'u shnderruar ne nje realitet gjate kater viteve qe vijne", vijoi me tej lideri demokrat. Kreu i Qeverise vleresoi se ky mandat do te jete ne teresi mandati i te rinjve shqiptare. Gjate fjales se tij, te mbajtur nje dite perpara mbledhjes se Kuvendit Kombetar te PD, Sali Berisha beri nje ekspoze te te gjithe ngjarjeve qe nga themelimi i partise dhe deri ne situaten aktuale politike. Ai nenvizoi kontributin e pamohueshem te Partise Demokratike ne proceset integruese te vendit dhe shprehu perkushtimin e tij per te ecur perpara per te plotesuar aspiratat e shqiptareve mbi integrimet euroatlantike.

POROSIA

Ne fund te komunikimit te tij me mediat, kryetari i PD, Sali Berisha, porositi sekretarin Organizativ ne seline blu, Flamur Noka, qe te merren masa per transparencen e procesit te numerimit te votave, qe te vezhgohen edhe nga kamerat.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi