ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hipotezė mbi tranzicionin nė lėmin e surrealizmit shqiptar

Shko poshtė

29042008

Mesazh 

Hipotezė mbi tranzicionin nė lėmin e surrealizmit shqiptar Empty Hipotezė mbi tranzicionin nė lėmin e surrealizmit shqiptar




Hipotezė mbi tranzicionin nė lėmin e surrealizmit shqiptar
Vitet shkojne dhe Shqiperia vazhdon te mbetet ne vend numero. « Jemi ne tranzicion » kete refren tashme e njohim te gjithe te medhenj dhe te vegjel, tranzicioni justifikon gjithcka e na shoqeron kudo, ne gezime e hidherime, ne jeten e perditshme, ne pune, ne shtepi, ne buke, ne gjume, kur bejme seks, kur pijme nje cigare pas seksit, ne dush e ne banje. E perdorim me nje frekuence kaq te shpeshte kete refren pervers saqe na eshte bere i pashmangshem, madje rendom i biem dhe per shkurt « jemi tranzicion ».

Dhe themi te verteten, tranzicioni jemi ne, ne vete, e kemi trupezuar, ai jeton me ne, brenda nesh. I kemi thene koke e kembe, nje fytyre njerezore, me nje ēehrje shqiptare. Ai eshte virusi te cilit pullat e medha si medalje qe mbajme ne krahe qe nga koha e vaksinimeve masive me te njejten shiringe, ato si bejne atij asgje. Shajme e mallkojme politikanet tane qe na e injektuan kete virus, nderkohe tranzicioni ha e pi brenda nesh. E ushqejme ne vete te paudhin.

13 dhjetor 1990 ne rruget e Tiranes terhiqej zvarre me zinxhire lidhur pas nje makine, busti i diktatorit. I thyem bustin, e zhvarrosem, e ēnderuam ate qe per 50 vjet e besonim si te vetmin zot mbi toke. Dhe ate dite dhjetori, zoti vdiq! Nje popull i tere i ndrydhur, i roberuar, liri rrembyer, per nje cast te vetem u gjend ne dileme. Po tani qe zotin e ferrit e vrame, c’te bejme? Pyetja nuk pati kohe te merrte pergjigje, se aty per aty u shfaq si lepuri i bardh prej cilindrit te magjistarit, nje sekretar shteti amerikan, qe pergjigjen na e dha: « Mireseerdhet ne boten e lire, ne boten kapitaliste ». Ai buzeqeshi dhe u zhduk si macoku i Chechir’it.

Njerezit, trupat si objekte u projektuan ne kete system te ri, moren pozicione te reja, u integruan le te themi, me keto forma te reja prodhimi. Po me ndergjegjen cfare u be ? Dhe akoma me thelle, me te pandergjegjshmen ē’ndodhi ? Ku shkuan mesimet e partise, e vetmja parti boterore ne linjen e drejte te marksizmit ?

« E pandergjegjshmja eshte e strukturuar si gjuhe » thote psikoanalisti Lacan. E pandergjegjshmja shqiptare eshte e strukturuar ne Tranzicionin qe po kalojme. Ky trup qe ne ushqejme brenda nesh, eshte shpirti i kohes se dikurshme, i zboreve te prinderve tane, i fitoreve te revolucionit, i reformes agrare, i bunkereve, i anti-imperializmit amerikan, i modes kineze ne floket e grave shqiptare. Gjeneratat e sotme aktive vendimarrese dhe vendimpritese ne Shqiperi, jane gjenerata te cilat socializimet e para, rritjen prinderore dhe socializimet e dyta, shkollimin fillor, i kane marre gjate periudhes komuniste: fryma leniniste, denimet publike ne salla kinemash te artisteve te degjeneruar te agjitacion dhe propagandes armiqesore, vigjilenca ndaj armiqve te popullit, populli ushtar kunder flotes se gjashte amerikane, si nje grusht i bashkuar kunder armikut kapitalist… E para ishte fjala, dhe Zoti ne na ofroj gjuhen e urrejtjes dhe te paranojes ndaj tjetrit, te huajit, te panjohurit – e gjithe kjo strukture infiltroi ne gjithe qenien tone, u trupezua tek ne, brenda nesh. Eshte pikerisht ky trup brenda nesh qe ka zene vend, qe ha e pi e rritet duke qene vete ne qe e ushqejme. Ky eshte tranzicioni.

Perpiqemi te ēdemonizojme vetveten duke shenuar me gisht njeri-tjetrin e duke share “ti je enverist i qelbur, komunist”. E keshtu te djathtet i thone socialistave “ju jeni komunist”, socialistet I thone demokrateve “ju jeni komunist”, te djathtet ankohen “ne gjirin tone ka ende komunist”, te majtet krenohen “ne parti s’kane mbetur edhe shume komunist” madje puna ka arritur deri ne ate pike sa dhe vete komunistet i thone komunistave “ik ore kelysh i kuq, ik ore komunist”.

Tranzicion, tranzicion, tranzicion. Dhe per sa kohe? Jetojme te sotmen, refuzojme te kthejme koken pas e te kuptojme c’ka ndodhur, refuzojme te shohim ne te ardhmen e te ndryshojme. « Perse ndodhi keshtu? Dukemi si ata dashnoret nostalgjik per dashnoren e braktisur por qe krenar gjer ne vdekje s’duam t’ja shohim me bojen pasi ajo shkoi me dike tjeter. Jetojme nje kohe imediate, pa te shkuar e as te ardhme. Do duhet kohe per te ndryshuar, shpresa eshte vertet tek brezi i ri, tek ata femije me syte shkelqyer qe luajne sot te pafajshem pa ditur c’kishte perpara se ata te vinin ne kete bote. Ata duan lodra, duan embelsira, duan lapsa me ngjyre. Pikerisht ky brez pa damken e vaksines kunder kapitalizmit, ky brez do ti japi ngjyra Shqiperise, ngjyra te verteta, ngjyra ne shpirt, jo ngjyra aziatike fasadash suva rena.

« It’s all in our mind » - Kapitalizmi sot ne Shqiperi ende nuk instalohet, pasi struktura te se shkuares, te ngulura ne -mendje- nuk e lejojne, e luftojne, e sabotojne te zhvillohet, pasi ai eshte Armiku dhe ne te gjithe si kasape-viktima te indoktrinimit, ne ushtaret e mallkuar te ushtrise se zotit te vdekur, po bejme pikerisht ate per te cilen na kane formuar e na kane stervitur – ne po luftojme kapitalizmin!

nga 4231 postuar fillimisht tek blogu shkrime mbi nje situate te merzitshme
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29945
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi