ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetem Reuters beri pyetje

Shko poshtė

20072010

Mesazh 

Vetem Reuters beri pyetje Empty Vetem Reuters beri pyetje




Frrok Cupi
Lajmi mbi tragjedine e Gjegjanit u dha sapo u mor vesh, por pa bere asnje pyetje. Te gjitha mediat ne Shqiperi, sidomos mediat televizive dhe elektronike, transmetuan duke pare njera tjetren. Vetem agjencia Reuters e nisi punen duke bere pyetje. Reuters eshte agjencia e famshme londineze e lajmeve, e krijuar ne vitin 1850 nga Paul Julius Reuters, fillimisht ne qytetin Aehen (atehere mbreteria e Prusise, tani Gjermani); pas nje viti u vendos ne Londer. Fillimisht, pas viteve ’90, Reuters u konsiderua agjencia “teacher” per lajmin dhe gazetarine ne pergjithesi. Saktesia e saj e ben qe te radhitet ne krye te agjencive te lajmeve ne bote, pa te cilen tashme nuk mund te funksionojne as bankat, as mediat. Vetem ne Shqiperi, edhe agjencite e lajmeve i kane abandonuar lidhjet tradicionale me agjencine e famshme... Vetem Reuters pyeti korrespondentet e vet pas aksidentit, para se te transmetonte lajmin. Askush tjeter. Cilat ishin pyetjet e Reuters? E para; Sa ishte distanca nga rruga automobilistike deri ne piken ku ra fatalisht autobusi?... Mediat e Shqiperise kopjuan njera tjetren dhe shkruan se autobusi “ka rene 400-500 metra thelle”. Njerezit qe kane pasur rastin te kalojne ne rrugen e Gjegjanit drejt Fushe- Aresit, pamjen e asaj rruge e kane si ne fotografi. Asnje pjese e asaj rruge te vjeter nuk mund te jete 400 as 500 metra larg nga lumi. Rruga kalon buze lumit, e tera buze lumit, vetem dhjete ose njezet, apo tridhjete metra aty ku mund te jete thellesia me e madhe. Gazetaret, qe tashme nuk njohin as gjeografine e vendit, nuk bejne as edhe nje pyetje; te pyesin, te mendohen, te pyesin perseri... Mijera here ka ndodhur qe mediat kane transmetuar dhe transmetojne te paverteta bajate. Ne mitingjet politike, secila media transmeton ate numer pjesemarresish qe i thote mendja dikujt. Dikujt i tha mendja se fshati Gjegjan eshte 500 metra lart mbi shtratin e lumit, dhe keshtu e thane te gjithe. Ne fakt, Gjegjani eshte nje fshat buze Fanit te Madh, qe edhe ne vere i mbledhin plackat e oborrit se mos vershon lumi para shtepive. Kaq jane 500 metra lartesi?... Vetem Reuters i kerkoi korrespondentit qe te shkonte ne vend dhe te verifikonte distancen nga pika e rruges deri ne shtratin e lumit ku ra autobusi. E dyta; Reuters pyeti per numrin e sakte te pasagjereve qe udhetonin ne autobus. Sigurisht, ne rrjetin e mediave shqip, Reuters kishte kapur here numrin 55, here 35; por kerkonte saktesine. Njerezit jane njerez, qenia me e larte dhe e respektuar; dhe, nuk mund te thuhet me hamendje se ishin 55 apo 35. Diferenca prej 20 njerezish qe toleron papergjegjesia e mediave eshte nje fyerje shume e madhe per njeriun. Reuters nuk e ben kete; por pyet dhe kerkon saktesine. Ndryshe si mund te te besoje njeriu neser, kur ne numerimin e nje njerezve te nje autobusi, ne fillim ke “humbur” 20 e pastaj 29 krijesa njerezore?! Me ne fund u vertetua se ne autobus ndodheshin 26 njerez, d.m.th., 29 me pak se 55. E treta, Reuters, para se te transmetonte lajmin, beri pyetjen: Ne c’vit ishte prodhuar autobusi i tragjedise?... Askush nuk e beri pyetjen. Madje as ekspertet e qarkullimit rrugor, kurre nuk pyesin se ne cilin vit ishte prodhuar mjeti qe kryen aksidentin dhe vret njerez. Pas viteve ’90 kur njerezit fituan te drejten te kene edhe makina private, ne Shqiperi kane hyre mijera makina te vjetra, qe shpesh mund te quheshin edhe “pastrim i ambienteve te Perendimit”.... Pyetja tjeter se sa iu sherbehet makinave me te cilet udhetojne njerezit, as qe mund te merret me mend. Kushdo qe ka nje makine mund te paraqitet ne zyrat e kolaudimit, te marre vulen dhe nje dore ne shpatulla, dhe te ike. Makina mund te jete e paperdorshme, por konsiderohet “ e kolauduar”. Pyetjet e Reuters para se te transmetonte lajmin mbi tragjedine e Gjegjanit ne Puke na sjellin ne mendje nje spekter shume me te gjere te kujdesit shteteror mbi jeten e njeriut. Per shembull, pyetja se a eshte e mjaftueshme vetem policia ne rruge, per te ndaluar aksidentet? Do te ishte absurde sikur te mendohej. Policet rrugore, deri tani qendrojne ne rruge, here-here edhe ne grup, shikojne qe fluturojne makina dhe kaq. Sepse nuk kane c’bejne me shume. Per shembull, pyetja e dyte: A jane te regjistruar pasagjeret e autobuseve te linjave te largeta? A ka nje liste?, a ka nje numer biletash me emra?, a ka nje zyre diku qe mban kopjen apo listen e emrave te njerezve qe marrin rrugen maleve?... Sepse edhe keta jane afersisht si udhetare qielli kur ngjiten e zbresin maleve te thepisur, qe e kane distancen nga lumi jo 500, por edhe 5000 metra disa here? Pyetja e trete: A i keni pare prozhektoret ne rruge, madje edhe ne autostrada, qe verbojne shoferet. Dikujt buze autostrades, qe ka nje mullar bar apo nje kioske, i eshte mbushur mendja te vendose prozhektor me te fuqishem se Far-i i detit, per te ruajtur pronen. Mbasi edhe energjine elektrike e vjedh, kjo eshte e mundur per secilin qe banon anes autostradave. Keta prozhektore marrin jete njerezish. Policia rrugore aty kalon, aty sherben, madje edhe verbohet prej prozhektoreve... dhe ndjek proceduren e vdekjeve “aksidentale” ne kthesen tjeter.... Pastaj nuk kam pare asnje njeri qe te jete ndeshkuar nga Policia pse mban drita te gjata gjate udhetimit... A mos valle ka ardhur koha qe te kemi nje polici te vecante, qe ta quajme “O jeto duke ngare mire, o mos vrit tjetrin”?. Kete pyetje nuk e beri Reuters, natyrisht, sepse nuk mund ta besoje se ca njerez nuk duan t’ia dine per jeten e tjetrit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi