ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e "Ushtarit"

Shko poshtė

07052008

Mesazh 

Historia e "Ushtarit" Empty Historia e "Ushtarit"




Historia e "Ushtarit"
Historia e "Ushtarit" Ushtari Mes ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit ka njė grupim elitar qė pėrbėn njė specieje tė veēantė, tė aftė pėr ēdo lloj transformimi tė paskrupullt politik, social, fetar qė ka si synim beneficet personale, sidomos ato finaciare dhe pushtetare, duke u paraqitur si njė lloj Proteu nė shoqėrinė shqiptare. Proteu ka qenė ai personazhi mitologjik qė merrte ēdo lloj forme pėr tė mbijetuar. Ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit gjenden sot nė politikėn shqiptare, media, shoqėrinė civile etj. Me siguri qė shembulli mė sinjifikues, mė amoral, mė i paskrupullt i kėtij fenomeni ėshtė ai i ish-spiunit tė Sigurimit tė Shtetit me dy pseudonime "Ushtari" dhe "Masoviku", i cili e ka shtrirė aktivitetin e vet nė tė tre sferat e pėrmendura mė sipėr tė shoqėrisė shqiptare, duke simbolizuar kėshtu polipin e Sigurimit tė Shtetit qė ka mbėrthyer tė gjitha sferat e shoqėrisė shqiptare.

"Ushtari" ėshtė botuesi i njė gazete ditore, qė ironikisht mban si titull numrin e nenit famėkeq tė Kodit Penal tė kohės sė diktaturės, me tė cilin dikur kundėrshtarėt e regjimit komunist dėnoheshin pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės. "Ushtari" ėshtė dhe anėtar i forumeve tė larta tė PD si dhe disa herė kandidat pėr deputet i kėsaj partie. Por "Ushtari" ėshtė shndrruar dhe nė ithtarin shqiptar tė De Gasperit dhe ka krijuar dhe drejton njė fondacion qė mban emrin e kėtij politikani dhe statisti tė madh italian. "Ushtari", i cili njeh si gjuhė tė huaj atė bullgare, qė e ka studiuar nė kohėn e komunizmit, e quan veten njė intelektual elitar, nga ata qė u takon tė marrin pėrsipėr formėsimin e mentalitetit tė shoqėrisė shqiptare. Por, unė nuk mund tė pėrfytyroj asnjė njeri qė tė jetė antipodi i De Gasperit, nė ēdo pikėpamje, morale, politike, kulturale, sa De Gasperi ka qenė njė njeri thellėsisht besimtar (kristian katolik), qė u bė themelues i Demokracisė Kristiane nė Itali. Diplomati italian Pietro Kuaroni, i cili e ka njohur personalisht De Gasperin, nė librin e vet "Valixhja diplomatike", tregon se kur ai qe ambassador i Italisė nė Paris dhe De Gasperi qe kryeministėr, gjatė njė vizite tė kėtij tė fundit nė Paris, nė vitet e pas Luftės sė Dytė Botėrore, De Gasperi i ka thėnė njė herė: "Mendoj shpesh dhe me ankth pėr ēastin kur do tė mė duhet tė paraqitem para Zotit pėr tė dhėnė llogari pėr jetėn dhe veprimet e mia" (Pietro Kuaroni: "Valixhja diplomatike", "Albinform", Tiranė 1993, f. 265.).

Unė nuk besoj qė "Ushtari" si njė ish-aparatēik i regjimit komunist, qė ka qenė njė ateist militant, qė zhvillonte luftė kundėr fesė si opium pėr popullin, ndėrsa si ish-shkrimtar i realizmit socialist ka shkruar drama dhe tregime ku personazhe negative janė priftėrinjtė katolikė reaksionarė qė helmojnė ndėrgjegjen e masave punonjėse, t’ i shikojė veprimet e veta nga pikėpamja e takimit me Zotin. Nė ditėn e kėtij takimi "Ushtari" nuk do tė ketė rast tė fitojė tė drejtėn tė shkojė pranė De Gasperit, pasi De Gasperi pas vdekjes gjendet me siguri nė parajsė, ose nė rastin mė tė keq nė purgator, ndėrsa "Ushtarin" me siguri e pret njė vend nė ferr pranė Enver Hoxhės. De Gasperi ka qenė njė politikan me integritet tė lartė moral. Ai kundėrshtoi si fashizmin, ashtu dhe komunizmin. Pėr pasojė ai vuajti nė burgjet e fashizmit dhe u vu nė shėnjestėr pėr t’ u asgjesuar fizikisht nga komunistėt disa herė. Ndėrsa "Ushtari" e filloi karrierėn e vet politike nė kohėn e diktaturės komuniste si gazetar i "Zėrit tė Popullit", pėr ta vazhduar si funksionar i saj, nė sajė tė radikalizmit tė vet tė majtė, ndėrsa mė vonė u shndrrua nė i djathtė radikal. Derisa parimi qė pėrcaktonte bindjet politike tė De Gasperit qe morali, parimi qė pėrcakton bindjet politike tė "Ushtari" ėshtė amoraliteti pragmatist. De Gasperi ka qenė i vetmi kryeministėr italian i pasluftės (Luftės sė Dytė Botėrore), qė nuk ėshtė pėrfolur pėr korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pasi qendroi 9 vite kryeministėr (1945-1954), ai, nė shtratin e vdekjes u tha vajzave tė veta: "Unė nuk po ju le asnjė pasuri, por besoj se Zoti do tė kujdeset pėr ju, pasi unė jam sjellė sipas porosive tė Tij".

Ndėrsa "Ushtari" gjatė gjithė karrierės sė vet, duke pėrfshirė dhe atė politike, nuk ka pasur asnjė lloj bindjeje dhe parimi dhe idetė nuk i ka parė si qėllime, por si mjete pėr tė arritur tek qėllimi i vet i pėrjetshėm qė mbeten beneficet personale dhe posaēėrisht fitimi financiar. Takimin me operativin me kasketė tip Mao dhe me kostum doku e pati qė nė rininė e hershme, nė Elbasan, nė vitet e shkollės sė mesme, kur si letrar i ri dhe njeri masovik, i bėri pėrshtypje Sigurimit tė Shtetit pėr dinamizmin dhe ambicjen e tij dhe u quajt i vlefshėm pėr tė hyrė nė Urdhėrin e Kalorėsve tė "Lugės sė Ēorbės sė Prishur". Gėlltitja e "lugės sė ēorbės sė prishur" bėri qė tė shihet si i besueshėm nga regjimi komunist dhe tė ēohet pėr tė kryer shėrbimin ushtarak nė Zbulim, nga ku doli me gradėn e nėnoficerit rezervė tė Zbulimit. Pas kryerjes sė shėrbimit ushtarak iu dha e drejta e studimit nė shkollėn e lartė, pėr gjuhė-lehtėrsi, me njė specializim nė sllavisht (bullgarisht). Pas njė periudhe pune nė Elbasan, pėr militantizmin e tij u ēua nė Tiranė ku punėsohet nė fillim si skenarist nė Kinostudio, ku iu besua tė bėnte skenare tė filmave me subjekt nga lufta e Sigurimit tė Shtetit kundėr sabotatorėve, si filmi "Shokėt". duke qenė ndėr tė tjera autor i skenarit tė filmit sigurims "Shokėt" ku tregohet sesi armiku i brendshėm nė bashkėpunim me revizionistėt kinezė dhe CIA-n sabotonte prodhimin e ēelikut tė partisė nė Kombinatin Metalurgjik tė Elbasanit. "Ushtari" mė pas u shqua si dramaturg revolucionar, duke shkruar drama ku pjesa mė e madhe qenė oficverė tė Sigurimit tė Shtetit, qė zbulonin grupe armiqėsore. Nė Tiranė u bė proverbial pėr miqėsinė e tij me ministrin e brendshėm, Hekuran Isai, tė cilit i shkruante dhe fjalimet. Nė njė debat tė paradokohshėm televiziv nė Top Shoė pėr panairin e librit, njė botues, i afėrm i ish-ministrit, kur u sulmua nga "Ushtari", iu drejtua disa herė duke i thėnė se e njihte mirė se kush ishte ai. Pas njė periudhe pune si skenarist nė Kinostudio "Ushtari" kaloi nė gazetėn kryesore nė vend, organin e PPSH, "Zėri i Popullit", si gazetar nė sektorin e reportazheve. Kėtu ai nuk linte gur pa lėvizur qė tė caktohej ai pėr tė bėrė reportazhet e vizitave tė Enver Hoxhės dhe mė pas tė Ramiz Alisė nė rrethe tė ndryshme tė vendit.

"Ushtari" nė periudhėn paskomuniste ėshtė pėrpjekur tė paraqitet si i persekutuar nė kohėn e diktaturės, pėr shkak se kur ai nė bėri kėrkesė pėr t’u pranuar si anėtar i PPSH-sė, kur punonte nė gazetėn "Zėri i Popullit", kėrkesa iu refuzua nga organizata-bazė e PPSH-sė e kėsaj gazete. Por, kėtu ka njė paradoks sepse "Ushtari", i cili rezultoi tė qe i padenjė pėr tė qenė njė nga 140 mijė anėtarėt e PPSH-sė tė asaj kohe, megjithatė vazhdoi tė punojė si gazetar nė organin e Komitetit Qendror tė kėsaj partie, cka qe "Zėri i Popullit"! Kėtu patjetėr kishte njė truk dhe truku lidhej me aktivitetin e "Ushtari" si spiun i Sigurimit tė Shtetit, qė nė nė kėtė kohė qe ngritur nga rangu i informatorit nė rangun mė tė lartė, atė tė agjentit. Agjenti qe njė njeri qė zgjidhej mes atyre qė ishin goditur nga regjimi, ose qe simuluar goditja e tyre, si nė rastin e "Ushtarit" pėr t’ u aktivizuar nė drejtim tė elementit armik, ose potencialisht armik (sipas platformės sė Sigurimit tė Shtetit), duke u bėrė i besueshėm pėr kėta persona. Pra mospranimi nė PPSH i "Ushtarit" qe njė operacion i Sigurimit tė Shtetit i llojit tė atyre qė bėnin personazhet-oficerė tė Sigurimit tė Shtetit nė skenarin e filmit sigurims, apo nė tregimet dhe novelat e "Ushtarit". Njė provė pėr kėtė ėshtė fakti se kur kryeradaktori i gazetės deshi ta largonte nga puna, "Ushtari" u mbrojt nga njė dorė e padukshme nė sferat e larta. Qė nė vitet e diktaturės "Ushtari", shfrytėzonte qenien e kushėririt tė vet tė parė si sekretar i parė i PPSH-sė nė Pogradec pėr tė marrė fletė pushimi pėr nė vilat e plazhit tė Pogradecit, si dhe sasi peshku Koran dhe mishi viēi, tė cilat ua shpėrndante eprorėve tė vet, duke dashur tė nxirrte pėrfitime. "Ushtari" atėhere njihej si furnizues me koran i Ismail Kadaresė, tė cilit ia ēonte nė shtėpi, duke llogaritur qė Kadareja ta mbėshteste si shkrimtar.

Por kjo qe vetėm maja e ajsbergut e punėve tė tij nė atė kohė, tė cilat duan 55 faqe gazete pėr t’ u pėrshkruar, ēka sigurisht qė nuk ėshtė qėllimi i kėtij shkrimi. "Ushtari", i cili sot e mban veten pėr njė antikomunist radikal dhe qė gazetės sė vet i ka vėnė numrin e nenit tė Kodit Penal pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės tė kohės sė diktaturės, fillimi i pluralizmit politik nė Shqipėri e gjeti si gazetar i organit tė PPSH, "Zėri i Popullit", ku atėhere kryeredaktor qe Namik Dokle. Nė kėtė gazetė, ai nė periudhėn nga dhjetori 1990 deri nė dhjetor 1991, kur u largua nga gazetaria pėr t’ u emėruar nė ministrinė e punėve tė jashtme nga ministri socialist Ilir Bocka, "Ushtari" ka bėrė shkrime tė ashpra kundėr opozitės sė kohės (PD) dhe kreut tė saj Sali Berisha. Njė pjesė tė kėtyre shkrimeve nė vitin 2001 i ka ribotuar gazeta "Forum" e PDR. Nė qershor 1991, kur PPSH u shndrrua nė PS, "Ushtari" mori teserėn e PS-sė. Nė dhjetor 1991 "Ushtari" u emėrua nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nga ministri socialist Ilir Bocka, nė Drejtorinė e Diasporės. Kur erdhi PD nė pushtet, nė vitin 1992, "Ushtari", si aparatēik komunist, u pushua nga puna me anė tė ligjit 24 / 1 pėr reformėn nė administratė. Atėhere "Ushtari" ndryshoi ngjyrė dhe formė dhe u bė i djathtė, demokrat dhe berishian, sigurisht me porosi tė Sigurimit tė Shtetit, qė atėhere, i shkrirė vetėm nė letėr, vazhdonte tė vepronte nė opozitė me pushtetin e ri. Ky qe misioni i ri dhe mė i vėshtirė qė iu besua "Ushtarit" si njė agjent i infiltruar nė rradhėt e kundėrshtarit, tė cilin ai po e vazhdon dhe sot e kėsaj dite.

Dėshira e tij ishte qė t’ i hynte karrierės diplomatike. Duke qenė se e dinte vlerėn qė kanė lidhjet me shėrbimet sekrete pėr tė ēuar karrierėn para, ai bėri demarshe pranė SHIK-ut, nė mėnyrė qė tė punėsohej part time si analist i shtypit pranė SHIK, me synim qė kjo ta favorizonte pėr njė karrierė diplomatike. Por, kryetari i atėhershėm i SHIK, Bashkim Gazidede e shihte me dyshim, jo thjesht pėr shkak tė sė kaluarės prej sigurimsi, se sigurimsat nė kohėn e PD-sė qenė dhe deputetė e ministra, por edhe pėr shkak tė reputacionit prej dallaverexhiu proverbial dhe tė shkollimit nė njė vend sllav. Pėr t’ i hyrė nė zemėr Gazidedes, i cili qe njė besimtar praktikant musliman, "Ushtari" filloi tė shkojė nė xhami dhe tė falet, njė gjė kjo qė sot degasperiani, qė mbahet si ithtari mė i madh i Orianna Falaci-it nė Shqipėri nuk ka dėshirė qė ta kujtojė. Madje me paret e njė fondacioni iranian qė vepronte nė Tiranė "Ushtari" shkoi pėr haxhillėk nė Mekė dhe u bė haxhi. "Ushtari" i futi dhe njė mik tė fortė Bashkim Gazidedes, bashkėpunėtorin e ngushtė tė kėtij tė fundit nė Shoqatėn e Intelektualėve Muslimanė tė Shqipėrisė (kryetar i sė cilės qe Gazidede), Abdi Baletėn. "Ushtari" e kishte njohur mirė Baletėn qė nė kohėn kur ky i fundit qe kryetar i Gjykatės nė Pogradec, nė vitet ’80 dhe ku "Ushtari" shkonte shpesh pėr shkak tė lidhjeve qė kam treguar mė sipėr. Natyrisht kėtu Baleta tregoi edhe njė solidaritet sigurimsash, pasi "Stilografi" po ndihmonte "Ushtarin". Pas kėsaj ndėrhyrjeje dhe kėtyre provave Gazidede u bind dhe e dha viston qė "Ushtari" tė bėhej konsull i Shqipėrisė nė Maqedoni. Duke pasur si "nordin" e veprimtarisė sė vet fitimin financiare nė rrugė amorale "Ushtari" ka bėrė allishverishe nga mė tė habitshmet dhe mė tė paskrupulltat pėr tė siguruar fitime. Si diplomat nė Maqedoni, nė kohėn kur PD qe nė pushtet, ai u akuzua nga shqiptarėt e atjeshėm se i jepte informata shėrbimit sekret maqedonas dhe se pėrgjegjės pėr arrestimin dhe dėnimin e shumė shqiptarėve tė akuzuar si ekstremistė. Si pėr ta mbushur kupėn, ai u diskreditua keq se shkonte e dehej nė dreka dhe darka me sllavo-maqedonasit. Pėr kėtė arsye Ministria e Jashtme e Shqipėrisė u detyrua qė ta kthente nė Tiranė dhe ta shkarkonte. "Ushtari" protestoi dhe kėrkoi takim me Presidentin Berisha dhe kryetarin e SHIK Gazidede, por asnjėri nga kėta nuk e priti. Atėhere "Ushtari" vendosi qė pėr t’ u bėrė i pėlqyeshėm pėr partinė nė pushtet tė shkruante njė libėr biografik lavdėrues pėr Presidentin e atėhershėm Berisha. Me tė filluar punė pėr librin siguroi njė punė nė ATSH.
nga Kastrioti


Edituar pėr herė tė fundit nga Keli nė Wed May 07, 2008 4:51 pm, edituar 1 herė gjithsej
interesanti
interesanti

Numri i postimeve : 192
Reputation : 5
Points : 29373
Registration date : 05/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Historia e "Ushtarit" :: Komentet

interesanti

Mesazh Wed May 07, 2008 4:49 pm nga interesanti

Duke qenė se atėhere qe periudha e lulėzimit tė firmave piramidale "Ushtari" filloi tė trokiste nė dyert e presidentėve tė firmave piramidale, duke kėrkuar sponsorizime pėr librin e rėndėsishėm qė po shkruante pėr Presidentin e Republikės. Mė bujari nga tė gjithė u tregua Fondacioni i "gjeneral" Rrapush Xhaferrit, qė i dha "Ushtarit" aq shumė pare sa qė fitoi privilegjin qė tė merrte njė shėnim falenderues nė librin e kėtij tė fundit. Natyrisht qė pjesa mė e madhe e kėsaj shume shkoi nė xhepat e "Ushtarit", pasi ai librin e botoi me letėr tė cilėsisė sė ulėt. Libri i tij pėr Berishėm qe njė pėrlavdėrim deri nė neveri i Berishės, ku mbi tė gjitha binte nė sy fakti qė Berisha cmohej se me anė tė firmave rentiere po pasuronte shqiptarėt. Promovimi i kėtij libri u bė nė 11 dhjetor 1996 nė "Piazza" nė Tiranė. Ky libėr, i botuar nė prag tė rėnies massive tė firmave piramidale dhe nė kohėn kur problemet e tyre kishin filluar, u bė njė makth shtesė pėrveē maktheve tė tjera qė kishte Berisha nė atė kohė. Prandaj Berisha evitoi qė tė shkonte vetė nė promovim, por coi atje vetėm bashkėshorten e vet. Qė nė titullin e librit kritikėt e Berishės shpėrfilleshin si "Kasandra". "Ushtari" me fjalėn "Kasandra" donte qė tė stigmatizonte kritikėt e Berishės qė parashikonin dėshtimin e tij nė pushtet, por duke qenė se "Ushtari" ėshtė njė njeri me njė erudicion tė mangėt, nuk e dinte se "Kasandra" nė mitologji qe njė profeteshė qė parathoshte gjėra tė kėqija, qė do tė ndodhnin vėrtet, por tė cilat nuk besoheshin nga bashkėkohėsit e saj nė kohėn qė thuheshin. Pra, ironikisht, "Ushtari" qė nė titull i paraqiti kritikėt e Berishės si njerėz qė kanė tė drejtė dhe kėtė tė fundit si njė njeri qė e ka gabim. Por kėto probleme i ndodhnin "Ushtarit" se ai mitologjinė e njihte nga librat e shokut Enver dhe jo nga literatura e drejtpėrdrejtė. Fati i librit qe paradoksalisht ironik, pasi libri u shpėrfill nė kohėn kur u botua, por filloi tė kėrkohej pas rėnies sė tyre, ngase u dukej njerėzve si libėr shumė komik. "Ushtari", i cili pas rėnies sė firmave i kishte premtuar Berishės se do ta tėrhiqte librin nga qarkullimi, pėr shkak tė lakmisė sė vet e la atė nė qarkullim dhe madje bėri edhe njė ribotim nė verėn e vitit 1997. Gjithsesi me kėtė libėr "Ushtari" e rifitoi dashamirėsinė e liderit dhe mbi tė filluan tė bien tė mirat, duke filluar qė me njė kandidaturė pėr deputet nė zgjedhjet e vitit 1997 dhe nė vazhdim me zgjedhjen nė Kėshillin Kombėtar tė PD. "Ushtari" e shfrytėzoi kandidimin pėr t’ u zėnė derėn afaristėve pranė PD qė t’ u kėrkonte pare pėr fushatėn e vet.

Pasi humbi nė zgjedhjet, ai i lėvizi tė gjitha gurėt qė tė merrte njė financim tė majmė nga PD, qė porsa pati dalė nė opozitė, pėr tė hapur njė gazetė "tė fortė" opozitare tė pėrditshme. Gazetės i vuri si titull vitin e lindjes sė vet 1955, edhe pse publikisht pretendonte ndryshe. De Gasperi, qė nė fillimet e karrierės sė vet u mor me gazetari, ēka pėrbėn njė ngjashmėri mes tyre, por dallimi mes De Gasperit dhe "Ushtarit" nė kėtė aspekt ėshtė se "Ushtari", me tė pėrditshmen e vet filloi tė bėjė atė lloj gazetarie qė e urrente aq tepėr De Gasperi, pra gazetarinė amorale tė dallavereve, gazetarinė qė shitet tek tė gjitha palėt pėr hir tė fitimit financiar. Ma paskrupulltėsinė e vet proverbiale nė qarqet mediale "Ushtari", edhe pse hiqet si njė opozitar i flaktė, qė ėshtė njė njė kompeticion tė pėrhershėm pėr "opozitarizėm" tė fortė me "Ēorapen" e Sigurimit tė Shtetit, qė tash rri nė mėnyrė shumė komode nė fytyrėn e PD-sė, nuk ka hezituar qė tė bėjė pazare tė pista dhe tė marrė financime edhe nga pushtetarė tė majtė, duke filluar qė nga Anastas Angjeli dhe nė vazhdim, nė periudha tė ndryshme, tek Ilir Meta, Pandeli Majko, Arben Malaj, drejtori i sotėm i SHISH, si dhe deri tek ai qė Berisha e quan "klani i Zemunit" etj, duke ngrėnė me ta dreka dhe darka dhe duke marrė ēeqe mujore prej 10 mijė dollarėsh. "Ushtari" nė takimet me liderėt e majtė u thotė atyre gjėra tė tilla si: "Ē’ tė bėj, kur ju e shndrruat PPSH nė PS, nuk mė ofruat ndonjė gjė, kėshtu qė mė shtytė drejt PD-sė. Fati e solli qė tė mbetem pranė atij "*******" (Berishės), por mė mirė tė jem unė dhe disa tė tjerė, me tė cilėt ju edhe mund tė merreni vesh, se disa tė tjerė me tė cilėt nuk merresh vesh dot".

Truku mė i thjeshtė i "Ushtarit" nė gazetari ėshtė se merr tė dhėna kompromentuese pėr njė politikan, ose kryetar OJF-je dhe pastaj ia jep njė gazetari qė tė shkruajė njė artikull dhe nė fund artikullin ia ēon personit-subjekt, duke i thėnė: "Mė kanė sjellė njė shkrim tė ashpėr kundėr teje dhe thashė ta flaės njėherė me ty". Kėshtu tjetri e kupton se duhet tė paguajė qė shkrimi mos tė botohet. Por, manovrat gazetareske tė "Ushtarit" duan 55 faqe gazete pėr t’ u pėrshkruar. Nė kohėn e pajtimit Nano-Berisha financohej dhe nga Fatos Nano. Para zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001, kur Berisha shpalli hapjen e PD-sė pėr intelektualėt e shquar, "Ushtari" i premtoi Berishės se e kishte bindur "Vllahun" qė tė konkuronte si kandidat pėr deputet i PD-sė dhe tė bėnte fushatė pėr tė. Berisha, i cili ka njė adhurim tė cuditshėm pėr "Vllahun" qė intelektualisht ėshtė denocuar publikisht nga studiues akademikė si plagjiator shtrembėrues i studiuesve tė huaj pėr Ballkanin (ai e ka zbritur Vijėn e Teodosit nga Mali i zi i sotėm nė Mat dhe e ka shpallur Nėnėn Tereze vllahe me origjinė nga Voskopoja) dhe i autorėve shqiptarė tė periudhės sė para Luftės sė Dytė Botėrore, u entusiazmua. Por, "Vllahu", i cili njihet si njė njeri dinak, nuk deshi tė angazhohet dhe nė njė takim tė Berishės me intelektualė tė shquar, karrigia me tabelėn me emrin e tij mbeti bosh. Kjo bėri qė Berisha tė zemėrohet pak me "Ushtarin", gjė qė i kushtoi kėtij tė fundit njė spostim tė emrit nė listėn shumė-emėrore tė koalicionit opozitar, cka bėri qė mos tė hynte si deputet nga lista proporcionale pasi humbi nė garėn nė zonėn elektorale.

Nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 kandidoi nė njė zonė qė nė zgjedhjet lokale tė njė viti mė parė pati fituar PD dhe, sipas "Kasandrave" ia shiti zonėn njė kandidati tė majtė tė mbėshtetur nga ai qė Berisha, nė fjalorin e vet politik, e quan "Klani i Zemunit". Duke dashur qė ta bėnte qesharake dhe jo-serioze PD-nė gjatė fushatės, "Ushtari", i cili ėshtė dhe njė pijetar i sprovuar, doli para zgjedhėsve tė vet me premtimin e ēuditshėm se ai do ta shndrronte zonėn e vet elektorale nė njė vend tė prodhimit tė verėrave tė shtrenjta qė do tė shiteshin nė Europė me 100 deri nė 500 dollarė shishja, duke shfrytėzuar dhe nxitur kultivimin e rrushit nė zonė. Kėshtu, kjo zonė e varfėr fshatare nė Shqipėrinė Qendrore do tė bėhej po aq e pasur sa krahina e Shampanjės nė Francė. Kėto premtime "Ushtari" i bėnte dhe nėn efektin e shampanjės sė shtrenjtė tė financuar nga "Klani i Zemunit". Si pėrfundim dhe mė budallai i zonės e kuptoi se kandidati i PD-sė qe njė njeri jo-serioz qė po tallej me ta dhe PD-ja mori nė kėtė zonė mė pak vota se nė 1997. Natyrisht qė "Ushtari" u ankua me tė madhe se atij ia kishin vjedhur fitoren me dhunė dhe manipulime. "Ushtari" konkuroi pėr deputet dhe njė vit mė vonė, nė 2002, pasi u zhvilluan zgjedhje tė reja nė njė zonė nė Elbasan, pasi njė deputet i PD dha dorėheqjen pėr t’ i hyrė karrierės qė "Ushtari" dikur e kishte ndėrprerė pa shumė sukses, diplomacisė. Nė kėtė garė elektorale qė kaloi dhe nė balotazh "Ushtari" shėnoi rekordin e turpshėm tė pjesmarrjes mė tė ulėt tė zgjedhėsve nė historinė elektorale shqiptare, vetėm 26%, nga tė cilat "Ushtari" nuk mori dot mė tepėr se 42% tė kėtyre votave. Kėshtu e shpėrbleu "Ushtarin" elektorati i njė zone qė kishte votuar tradicionalisht pėr PD-nė nė tė gjitha zgjedhjet qė nga viti 1991.

"Ushtari" humbi shumė pikė nė sytė e zgjedhėsve kur u botuan nė shtyp gjatė fushatės fotografi ku ai paraqitej duke ngrėnė dhe pirė me kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme (shefi i Sigurimit tė Shtetit) pėr Elbasanit nė kohėn e diktaturės, ministrat e brendshėm tė kohės sė diktaturės Hekuran Isai dhe Simon Stefani, si dhe me sekretarin e parė tė PPSH-sė pėr Elbasanin, Xhemal Dymylja. "Ushtari" u pėrpoq qė ta justifikojė humbjen, duke thėnė se kandidatja rivale e siguroi fitoren nė mėnyrė tė parregullt, duke shpėrndarė miell dhe numra telefonike, por "Kasandrat" thonė se kėto nuk qenė pėrcaktuese nė rezultat dhe se "Ushtari" gjithsesi e shiti garėn.

"Ushtari" ka aftėsinė qė pas ēdo disfate, gjithsesi fitimprurėse, tė sajojė njė mekanizėm tė ri fitimi. Dhe kėshtu pasi humbi nė zgjedhjet e vitit 2001 dhe tė vitit 2002, ai, sė bashku me kolegun e vet tė "lugės sė ēorbės sė prishur", mentarin e vet intelektual, bibliotekarin, tė cilin e paguan nė gazetė, nė punė tė zezė me njė shtesė tė rrogės qė merr nga shteti, sajoi fondacionin pėr Alēide De Gasperin. Qėllimi i kėsaj aventure qe i katėrfishtė:

1 - "Ushtari" kėrkonte tė merrte financime nga fondacionet dhe shoqatat politike kristiane nė Itali dhe nė Europė.
2 - "Ushtari" donte t’ i shėrbente Berishės, nė sytė e ndėrkombėtarėve, si dekoracion potemkinian i linjės demokristiane prozelite muslimane nė PD, ēka Berisha e kishte tė nevojshme pas 11 shtatorit 2001, kur ai gjendej shumė nė siklet pėr shkak tė reputacionit tė vet tė kaluar prej shtetari islamo-centrist. Por, atė shėrbim qė i bėn muslimani "Ushtari" nė kėtė aspekt Berishės, e prish katoliku Preē Zogaj, i cili nė librin e vet tė fundit "Finale", nė mėnyrė tė habitshme, del si mbrojtės i teorisė sė rolit pozitiv qė ka pasur Islami pėr mbrojtjen e kombit shqiptar nga asimilimi sllavo-grek, duke u bėrė alter ego e Abdi Baletės. Por, ky ėshtė njė kaos i organizuar nė mendimin e PD-sė, qė Berisha dhe PD tė mbeten tė papranueshėm pėr Perėndimin dhe tė humbasė vlerėn ajo skena nė librin biografik tė "Ushtarit" pėr Berishėn ku autori e imagjinon Berishėn duke medituar pėr origjinėn e vet kristiane nė rrėnojat e kishės sė Viēidolit, fshatit tė vet tė lindjes nė Tropojė.
3 - "Ushtari" kėrkonte qė me kėtė rritje tė reputacionit tė vet tė siguronte njė vend nė Kryesinė e PD, ēka do t’ i siguronte dhe njė vend komod nė listėn shumėemėrore tė kandidatėve pėr deputetė tė PD-sė. Kėshtu, "Ushtari" kėtė herė mund ta shiste i qetė zonėn e vet elektorale, me mendimin se "sido qė tė shkojnė gjėrat e sigurt ėshtė qė deputet do tė bėhem" po tė citoj njė fjalė qė i shpėtoi ish-mikut tė tij, avokat Ngjelės nė njė dalje nė emisionin "Opinion" nė Tv Klan, disa javė para zgjedhjeve tė kaluara.
4 - "Vllahu" dhe "Ushtari" duan tė hetojnė pėr llogari tė shėrbimeve sekrete greke ("Vllahu") dhe sllave ("Ushtari") se cilat janė objektivat e vėrteta tė Vatikanit nė Republikėn e Shqipėrisė dhe mė gjerė nė hapėsirėn shqiptare.
.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Wed May 07, 2008 4:50 pm nga interesanti

Pėr tė vazhduar mė tutje nė krahasimin qė zbulon kundėrshtinė totale mes De Gasperit dhe "Ushtarit", De Gasperi qe njė njeri qė mbi gjithēka urrente hipokrizinė dhe gėnjeshtrėn. Diplomati italian Pietro Kuaroni, nė librin e vet me kujtime thotė se kur De Gasperi bėri vizitėn e parė nė Paris menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur Italia shihej ende si njė vend i mundur me tė cilin nuk qe nėnshkruar akoma Traktati i Paqes, kryeministri italian u prit shumė ftohtė nė Paris, dhe nuk iu bė asnjė nga nderet e rastit. Mė pas, nė vizitat e tjera, ai do tė pritej me tė gjitha nderimet qė i takonin rangut tė vet si kryeministėr, por duke qenė njeri qė e urrente hipokrizinė, De Gasperi do t’i thoshte ēdo herė ambasadorit italian Kuaroni, ndėrsa hynte nė makinė, pas ceremonisė nė aeroport: "A ju kujtohet se si na pritėn herėn e parė?". Pėrvetėsimi i emrit tė De Gasperit nė Shqipėri nga njė njeri si "Ushtari" ėshtė njė hipokrizi e skajshme dhe njė fyerje qė i bėhet kujtimit tė De Gasperit. Por fyerja mė e madhe pėr kujtimin e De Gasperit ėshtė se nė tubimet qė organizon "Ushtari" nė kuadrin e veprimtarisė sė kėsaj OJF-je tė vet fitimprurėse, merr pjesė dhe ambasadori italian dhe klerikė katolikė, duke pėrfshirė dhe ndonjė ipeshkv. Ambasadori italian duhet ta dijė se De Gasperi ėshtė njė asset moral i Italisė, njė vend i njohur pėr tangentopolin e politikės dhe duart e pista tė politikanėve dhe shtetarėve, prandaj ky asset moral nuk duhet keqpėrdorur. Dhe kur atė e keqpėrdorin njerėz si "Ushtari" diplomatėt e atdheut tė De Gasperit, si dhe funksionarėt e Insitutit tė Kulturės Italiane nuk duhet tė bėhen bashkėfajtorė dhe t’ i japin atij mundėsi ta luajė kėtė lojė me sukses. Po tė njėjtėn gjė duhet ta dinė dhe klerikėt katolikė qė shkojnė nė mbledhjet e organizuara nga "Ushtari". De Gasperi ka qenė njė besimtar katolik shumė i devotshėm dhe ai nuk ua ka pėr borxh klerikėve kėtė fyerje, qė ata virtualisht ia bėjnė me daljen e tyre nė krah tė "Ushtarit", nė version De Gasperian. Nė rast se diplomatėt italianė dhe klerikėt katolikė duan ta bėjnė tė neveritshme pėr shqiptarėt paradigmėn politike degasperiane, mėnyrė mė tė sigurt se tė mbėshtesin "Ushtarin" si bartės tė saj nė Shqipėri nuk ka. Lereni tė qetė De Gasperin z. ambasador dhe ju tė nderuar klerikė! Tė njėjtin apel po ia bėj dhe shokėve "Ushtari" etj., ndonėse jam i sigurt se nuk do ta lenė tė qetė njeriun-shenjt, derisa mos tė jenė i sigurt se nuk mund tė nxjerrin edhe njė euro tė vetme nga kjo punė.

Gjithsesi, "Ushtari" sot pėr sot nuk po merr aq shumė pare sa mendonte me kėtė ndėrmarrje tė tij, prandaj pėr tė arritur synimet e veta, ai ėshtė duke pėrdorur kartėn e vet tė preferuar, atė tė shėrbimeve sekrete. Duke dashur qė tė sigurojė mbėshtetjen e njė njeriu me autoritet nė Romė, me origjinė shqiptare, "Ushtari" ia dedikoi faqet e gazetės sė vet njė hulumutimi tė gjatė nė arkiva pėr sherbimin sekret tė kohės sė Zogut. Qėllimi i gjithė kėsaj ishte qė tė nxirrte si kryetar tė sherbimit sekret tė kohės sė Zogut tė atij e personit nė fjalė, gjė qė u shpall nė pėrfundim tė hulumutimit, ndonėse duket pak e besueshme, pasi kjo nuk doli e dokumentuar dhe tė gjitha shenjat janė se kryetar i shėrbimit sekret tė kohės sė Ahmet Zogut ka qenė vetė Ahmet Zogu. Gjithsesi, mė duhet tė them: Hė mė i lumtė operativit tė "Ushtarit" se ēfarė heroi tė heshtur arriti tė zbulojė dhe kultivojė!

OVRA, shėrbimi sekret italian i kohės sė fashizmit, e survejoi pėr 14 vite (1929-1943) De Gasperin, i cili qe strehuar nė territorin e shtetit tė Vatikanit ku punonte si bibliotekar (si "Vllahu"), duke dashur ta kapte kur supozohej se dilte i kamufluar nė Romė. Por nuk ia arriti dot. Ndėrsa Sigurimi i Shtetit ia arriti qė ta mbėrthejė De Gasperin e vdekur me anė tė "Ushtarit". Operativit tė vjetėr tė "Ushtarit" qė tash ėshtė njė plak rreth 80 vjeēar dhe qė ndonjėherė kryqėzohet nė rrugė me ish-vartėsin e vet, i duhet t’ia heqė kapelen kėtij tė fundit, ndonėse nuk e ka mė atė kasketėn tip Mao qė mbante ditėn kur "Ushtari" e takoi pėr herė tė parė, i veshur me kostum prej doku kinez, me stemėn me fytyrėn e shokut Enver nė jakėn e xhaketės. Duke dashur qė tė jetė gjithmonė nė njė lojė ku ia ka nevojėn ai qė Berisha e quante "Klani i Zemunit", "Ushtari", nė zgjedhjet vendore tė vitit 2003, mori pėrsipėr tė bėhej kėshilltari kryesor nė fushatėn elektorale i kandidatit tė PD-sė pėr Bashkinė e Durrėsit.

Synimi i "Ushtarit" ishte qė tė fuste duart nė paret e fushatės sė kandidatit tė PD, qė qe biznismen dhe tė bėnte allishverishe me kandidatin e PS. Kėtu i hyri nė pjesė dhe "Ēorapja" qė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, ia pati shitur zonėn e vet nė Durrės, ku konkuroi pėr PD-nė (njė vit para, nė 2000 PD pati fituar atje 60%), njė kandidati tė atij qė Berisha e quan "klani i Zemunit". "Ushtari", duke dashur tė sajojė njė skemė shtesė tė fitimit financiar, deshi tė fusė nė lojė dhe Ismail Kadarenė, duke e bindur kandidatin e PD se nėse ky i fundit do tė financonte botimin e dy librave tė Kadaresė ku do tė shėnohej emri i tij si sponsor, atėhere ky do tė qe njė publicitet i mirė nė fushatė. "Ushtari", qė kishte biseduar me Kadarenė, i tha kandidatit pėr kryetar bashkie, se pėr kėtė operacion nė marrėdhėniet publike duhet tė jepte 50 milion lekė tė vjetra, qė duhet t’ia dorėzonte "Ushtarit". Qėllimi i "Ushtarit" ishte qė t’ i botonte librat nė shtėpinė e vet botuese, duke mbajtur pėr vete pjesėn mė tė madhe tė lekėve. Por, kandidati i PD-sė u tregua i zgjuar dhe lekėt ia dorėzoi Kadaresė nė dorė, i cili pastaj e mbajti pėr vete pjesėn mė tė madhe tė lekėve (gjė qė ishte e natyrshme) dhe i dha vetėm 10 milion lekė tė vjetra "Ushtarit", ēka gjithsesi dilte dhe tepronte pėr botimin e dy librave me cilėsi tė lartė. Atėhere "Ushtari", i cili qe mprehur pėr ta marrė pėr vete gjithė shumėn, u zemėrua shumė me Kadarenė, tė cilin deri atėhere e kishte mbrojtur me tė madhe dhe i botoi dy romanet e tij me letėr tė keqe dhe gėrma tė vogla, duke mos harxhuar as gjysmėn e dhjetė milion lekėve qė mori prej Kadaresė. Dhe kur tė tjerėt ia vunė nė dukje cilėsinė e ulėt tė botimit, "Ushtari" deshi tė shfajsohet duke thėnė se pėr kėtė gjė qe fajtor Kadareja, qė si gjirokastrit cingun e kishte mbajtur pėr vete sponsorizimin pėr librat. "Ushtari", nga ana tjetėr u paraqit pranė "Klanit tė Zemunit" dhe i tha se do ta sabotonte fushatėn e PD-sė nė Durrės pėr njė shumė lekėsh, tė cilėn unė nuk do ta pėrmend, veē qė mos mė akuzojnė pėr spekulime.

Pirateria elektorale nuk ėshtė e vetmja qė ushtron "Ushtari". "Ushtari" ėshtė dhe botues pirat pasi ai ka botuar nėn siglėn e gazetės sė vet tė pėrdorur si shtėpi botuese edhe libra politikė tė autorėve tė huaj amerikanė, duke pėrfshirė dhe libra tė Falaci-t pėr tė cilat "Ushtari" nuk e ka marrė tė drejtėn e botimit nga agjencitė amerikane qė e administrojnė atė nė emėr tė autorėve. Si botues "Ushtarit" i ka dalė emri i keq edhe pėr faktin se ai i mashtron pronarėt e shtypshkronjave, duke e shtypur pėr njė periudhė gazetėn tek njė shtypshkronjė dhe duke e mbajtur pronarin me premtime se do t’ia paguajė lekėt nesėr, pasnesėr etj. Kur pronari i shtypshkronjės ia ndėrpret shtypjen e gazetės, duke i kėrkuar qė tė shlyejė borxhet, atėhere "Ushtari" largohet nga ajo shtypshkronjė pėr ta filluar lojėn nga e para me njė shtypshkronjė tjetėr. Pasi mashtroi kėshtu nja dhjetė shtypshkronja dhe akumuloi njė borxh nė njė shifėr qė unė nuk do t’ ia them lexuesit thjesht pėr faktin se ngjan e pabesueshme, "Ushtari" ia arriti qė tė bėhet i padėshirueshėm pėr tė gjitha shtypshkronjat, tė cilat nuk pranonin t’ia shtypnin gazetėn pa paguar lekėt nė dorė. "Ushtari" u gjend nė kėtė situatė tė vėshtirė pėr shkak se gazeta e tij falimentoi dhe nuk shitej mė tepėr se 300 kopje. Pastaj ai u detyrua qė ta shtypė gazetėn nė offset, si traktet e komunistėve nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kohėn para zgjedhjeve tė fundit parlamentare, "Ushtari" qe shumė i mobilizuar pėr tė arritur qė tė zgjidhet anėtar i Kryesisė qendrore tė PD-sė nė Kuvendin e kėsaj partie nė prill, ēka do t’i mundėsonte qė tė zinte njė vend tė mirė (brenda njėzetėshes sė parė) nė listėn shumė-emėrore tė kandidatėve pėr deputetė. Kėshtu ai me njė gur do tė vriste dy zogj, edhe do ta shiste zonėn elektorale ku do tė konkuronte, duke marrė njė shumė tė majme, edhe deputet do tė bėhej, duke pėrfituar beneficet e shumta qė vijnė nga kjo gjė. Me kėtė "Ushtari" mund tė mburrej se ka arritur kulmin e karrierės sė vet, gjatė sė cilės e ka gėlltitur jo njėherė, por shumė herė "lugėn e ēorbės sė prishur", veēse, ndryshe nga era e parė, kjo nuk qe "ēorbė" nga kazani i mencave tė aksioneve tė kohės sė Enver Hoxhės, por "ēorbė" e restoranteve luksoze tė Shkupit, Tiranės, Beogradit, Teheranit, respektivisht e sherbimeve sekrete (Sot pėr sot shqetėsimin mė tė madh e ka se nuk po i servirin "ēorbėn e prishur" nė Romė, me erza vatikanase, tė cilėn ai ka shumė dėshirė qė ta gėlltisė).

Por, Berisha i bėri njė surprizė tė pakėndshme, duke mos e kandiduar pėr deputet dhe duke mos e futur as nė listėn shumė-emėrore. "Ushtari" sot njihet botėrisht si njė gjobvėnės mediatik qė ėshtė bėrė tmerri i ministrave tė qeverisė "Berisha", tė cilėve u bėn shantazh mediatik duke u kėrkuar tendera dhe emėrime nė dogana, tatime etj. Dhe Berisha bėhet edhe mė i pabesueshėm kur "Ushtari" paraqitet nė debat televiziv me Prokurorin e Pėrgjithshėm me dokumente akuzuese kundėr Sollakut, qė nuk mund t’ia ketė dhėnė kurrkush tjetėr veē Berishės. Ose Berisha do tė distancohet nga njerėz si ky, qė bėhen qesharakė kur paraqiten si moralistė tė rreptė tė llojit tė Alcide De Gasperit, ose Berisha do tė humbė dhe atė kredit qė ka sikur ai ėshtė i sinqertė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, ndonėse me njė prirje autoritariste. Nė debatin televiziv tė lartpėrmendur, Sollaku u tall me "Ushtarin", duke i pėrmendur tėrthorazi njė nga dy pseudonimet e tij, kur i tha qė mos tė bėhet "Ushtar". "Masovik" - "Ushtari" kėrceu pupthi se i dogji shumė dhe u pėrgjegj se ai qe ushtar i sė vėrtetės, por Sollaku iu kundėrpėrgjegj duke i thėnė se ai e kuptonte mirė se pėr ēfarė e kishte fjalėn. Njė nga angazhimet kryesore tė "Ushtarit" sot ėshtė mbrojtja e Ismail Kadaresė, tė cilin ai nė fakt e pėrlyen me reputacionin qė ka dhe me argumentet qesharake qė pėrdor. Tashmė "Ushtari" ėshtė bėrė person i padėshiruar pėr Berishėn, por ky i fundit nuk ka cfarė i bėn se i ka ngelur nė derė. Tė shohim si do tė shkojnė gjėrat mė tutje. "Ushtari" nuk ka gjasa qė tė mbetet nė media, politikė dhe shoqėrinė civile edhe pėr shumė kohė. Pėrzierja e "ēorbave tė prishura" nė stomakun e vet politik ėshtė duke i dhėnė efektet e kėqija.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Thu May 08, 2008 6:52 pm nga anonymus

Lum Shqiperia per "ushtaret" qe ka.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi