ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Edi Rama, si Dauti i fshatit tim

Shko poshtė

12112010

Mesazh 

 Berisha: Edi Rama, si Dauti i fshatit tim Empty Berisha: Edi Rama, si Dauti i fshatit tim




 Berisha: Edi Rama, si Dauti i fshatit tim Thumbnail.php?file=berisha_me_veshtiresi_i_bukur_644743971Kryeministri deklaroi mbreme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, se me 8 maj, Tirana do te behet me kryetar bashkie. Shefi i Qeverise tha se do te pritet deri 2 muaj para zgjedhjeve per vendime te mundshme gjykatash mbi hetimin e 28 qershorit, por shtoi se "s'mund te zevendesoj gjykatat e te beje c'te doje Dauti". Nga ana tjeter Berisha nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me kandidatet per president, duke paralajmeruar se PD dhe LSI do te kene nje kandidat te perbashket. Nga ana tjeter ai nuk ka munguar re vleresoje dhe njehere procesin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare, duke akuzuar opoziten qe jo vetem nuk mori pjese ne kete proces por dhe u perpoq ta pengoje ate. Nga ata tjeter, kreu i qeverise ka folur per statusin e BE, shembjen e Piramides, dhe qendrimin ndaj ish-rivalit te tij politik, Nano. Zoti kryeminister, vini me trofe sic eshte liberalizimi i vizave, por dhe me nje problematike sic eshte statusi i vendit kandidat... Nuk eshte trofe, eshte nje arritje e shqiptareve. Por qe u sfumua te nesermen.... Jo asgje. As dekadat nuk e sfumojne dot vleren e jashtezakonshme te ketij vendimi per liberalizimin e vizave. Aq sa mund te sfumohet renia e Perdes se Hekurt. Para ketij momenti, shqiptaret leviznin ne 28 km katrore. Veshtire ta besosh vleren e nje vendimi te tille, nese nuk e ke vuajtur levizjen e lire. Shqiptaret kane vuajtur me shume se kushdo. Gjate ketyre pese viteve si Kryeminister, kam marre dhjetera mesazhe. Por me te dhimbshmet ishin, kur me kerkonin t'i ndihmoja per nje vize, sepse djali apo vajza e tyre, po vdiste ne spitalet e huaja. Shqiptareve dhe me dokumente qe kishin nga spitali, nuk ua jepnin vizen. Po kerkon dhe leke kjo levizje? Sigurisht qe do dhe leke, sepse borgjezia leviz me klasin e pare, te tjere me klas ekonomik, ka qe levizin me tren, me autobus. Vizat kane qene Problem kryesor jo per keta qe levizin me klas te pare, por per ata qe levizin me tren, me autobus, qe shkojne tek njerezit e tyre, apo ne hotele ekonomike. Por prape te fundit e morem levizjen e lire? Te fundit, sepse kishin arsyet e veta. Nga Brukseli kane ardhur mesazhe te qarta, qe nuk ishte dhurate. Per ne kerkesat ishin me te medha. Ne vitet 1997-2005 ne Shqiperi u ngrit muri i krimit te organizuar. U shkruan madje edhe libra per mafien shqiptare, si nga me te rrezikshmen ne Evrope. Ishin realitet librat. Ne Shqiperi bandat luanin futboll me koka te prera, kontrollonin porte dhe aeroporte. Erdhem ne ne 2005 dhe shpallem zero tolerance ndaj tyre. I luftuam me policine kriminale, qe ne cdo aksion qe ndermerrte ndaj tyre, tradhtohej. Epo ne vitin 1996, nuk mund t'i hiqja vizat une. Ne 8 vite te PS, u ngrit 8 kate muri krimit e korrupsionit. Nuk mund t'i jepeshin vizat ketij vendi. U desh qe te cmontoheshin 206 banda, te viheshin para ligjit mbi 1000 anetare e bose te bandave, u desh te faktohej se alternativa zero tolerance ndaj krimit, nuk ishte ne leter, por aktive. U arrestuan dhe ndaluan, ne 4 anet e Evropes kapot e bandave. Pasi u faktua se u ul. U cmontua muri i korrupsionit. Shqiperia u katandis, e 24-ta me e korruptuara ne bote. U be famoze, per Shqiperine flitej. Politika e duarve te pasterta, e nxori ate ne drite. Por ama cdo dite keni akuza nga opozita? Si ajo per adashin e djalit tim. Nuk ishte problem se u demtua imazhi i gazetes, por sepse u prek nje biznesmen i pafajshem. Ai lajm qarkulloi ne gjithe gazetat dhe nuk e vune. Lufta kunder korrupsionit beri qe ky vend, si asnje vend tjeter, ne kater vite te dyfishoje buxhetin. Buxheti sot eshte me i madhi ne historine e vendit. Flitet per miliarda leke per rruge, shume pak jane vene ne dispozion... Jane vene ne dispozicion 550 milione dollare. Une deklarova 500 dhe jane vene me shume. Ne fakt kemi edhe me shume se keto, se ne keto fonde nuk eshte vene asnje qindarke nga privatizimet qe do te behen. Pra, ne shembem murin e korrupsionit. Zhvilluam zgjedhjet me te ndershme. U be nje perpjekje antinjerezore e opozites, qe "hap kutite te futim vizat". Po ligji u zbatua dhe vizat u hoqen. Ata donin te fusnin vizat e shqiptareve ne kuti. Nese Shqiperia nuk do te bente zgjedhjet qe beri, vizat nuk do te jepeshin. Eshte ne detyrimin e nje qeverie, t'u faktoje shqiptareve, se votojne te lire. Per ne, kriter u percaktuan edhe pasaportat biometrike, per te cilen opozita beri perpjekje te jashtezakonshme per t'i bllokuar dhe nuk votoi ne Parlament ligjet per to. U vendosen sistemet me moderne, ne kontrollin e kufijve. Keto bene qe vizat te mos hynin ne kuti, por te c'lironin levizjen e lire. Miqte e Edi Rames ne Parlamentin Evropian, bertisnin dhe shtyne votimin ne Komision. Emisaret e tij rrinin ne Bruksel me telefona me shpresen qe mund te pengonin vizat. Ai eshte zemerligesia me ekstreme, te perpiqesh te pengosh liberalizimin e vizave. Nuk ia doli. Zoti Rama i pershendeti vetem nje ore pas marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave... Ai ka nje problem. Syri klinik me lejoi mua te diagnostikoj me hollesi te madhe ate dite, gjithe brendine e tij. E pashe ne nje gjendje te vajtueshme. Ai nuk duhet te dilte ne ate menyre para mediave, duhet ta merrte mire veten, te bente grim dhe pastaj te dilte. Se kisha pare ndonjehere ne ate gjendje. Por nderkohe ju nuk ju dhane statusin. Madje jane edhe 13 rekomandime dhe 7 ligje qe duan shumice te cilesuar? Une statusin se kam premtuar kurre. Ato qe premtoj une i shkruaj te gjitha. Raporti eshte me i miri. Te tregoj nje histori ketu. Kisha une nje Daut ne fshatin tim. Nje nga familjet e varfra ne fshat, se aty kishte pak te varfer diku tek tre familje, se ishin mesatare. Nje familje kishte nje djale me emrin Daut dhe Dauti kercenonte nenen e vet, i thoshte "me bej kete gje", e ema nuk kishte, ai thoshte ose ma bej, ose do vjedh te komshia. Nena, c'te bente mendonte si ta zgjidhte. E kemi dhe ne kete problem ne shtepine tone. E kemi edhe ne Dautin qe thote, "o fitoj o s'ka, po nuk fitova, ika nga partia" dhe pastaj nderron statutin e partise dhe nuk iken. Nuk merret dot Parlamenti Evropian me Dautin. Keni thene se raporti i Komisionit Evropian, ka pasaktesi? Nuk ekziston raport, nga cilido qe te hartohet, qe te kete saktesi ne cdo fjale. Zoti Mirel me tha, qe mund te gjenden probleme te pasakta ne raport, do na i sillni per 4-6 jave. Raporti do lexohet per te nxjerre nje nga nje problemet dhe detyrimet qe kemi prej tij. Keni mbi kater rekomandime, zgjidhja e te cileve varet vetem nga dialogu juaj me Partine Socialiste, si do e zgjidhni? I eshte kerkuar Edi Rames, te sjelle kandidaturen e Avokatit te Popullit dhe ta miratojme se fundmi. Por une nuk do te pranoj kurre, qe te trajtoj me Edi Ramen, apo me dike tjeter, vendimet e gjykatave. Nuk ka njeri ne bote qe ta beje nje gje te tille. Nuk kam pasur pas zgjedhjeve asgje me te rendesishme se vizat. Zoteria me thoshte, "hap kutite, marrim vendimet e gjykatave, qe une te liroj vizat". Absolutisht nuk e bera. Nuk e bera se nje njeri i lire, nuk e ben kurre. Ata kane psikologjine e bllokut, mega-bunkerit te Shqiperise. Vetem ashtu mund t'i kerkosh te dalesh mbi gjykaten. Cfare i ofroni Edi Rames qe te arrini nje konsensus dhe te plotesohen rekomandimet e Komisionit Evropian? Zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme. Po nuk mori pjese opozita...? Opoziten nuk e udheheq une, eshte force politike zyrtare. Cdo lloj veprimi qe te beje opozita, une duhet te faktoj perkushtimin tim, per zgjedhje te lira e te ndershme. Qarkullojne zera se po negocioni me Edi Ramen per kryetarin e bashkise? E verteta eshte se 8 maji me sa shoh une, do te jete berja e Tiranes me nje kryetar bashkie. Ky kryetar bashkie qe eshte sot nga viti 2007 e deri me sot, s'ka bere ne menyre absolute as 70 ore pune. Por ai ju ka mundur tre here? Qytetaret e Tiranes kane mbetur jetim. Aty nuk ka me as mekembes se kur kishte Shalsi e bente, po tani nuk merret vesh cfare behet. Por ju nuk keni ende nje kandidat? Kush tha. Ne kemi pese. Jo nje, po 5 kandidate kemi. Do jete zoti Basha? Do ta lesh pa gjume zotin Rama? Po lere rehat. Ai qe ne vitin 2007 nuk ka bere as 70 ore pune. Qytetaret e Tiranes, me zor po presin zgjedhjet te firmosin. Ne zgjedhjet e pergjithshme, eshte i vetmi qe nuk vuri veten ne krye te listes. Ishte zgjedhje e tij. Cfare i ofroni ju opozites qe te kthehet ne Parlament? Para se te vinte delegacioni i Parlamentit Evropian u negociua germe per germe deklarata e miratuar nga te gjitha palet. Une e pata ne zyre, delegacionin. Ne beme leshime dhe ata ishin te kenaqur. Kur socialistet levizen, Doris Pack, per te shpetuar, nxori nje propozim qe ne e pranuam me nje kusht te vetem, qe te shtohej fjala "Kushtetute" dhe "Kod Zgjedhor". Nuk ka njeri ne bote, qe mund te terhiqet, apo mos pranoje keto ligje. Socialistet ishin kategorikisht kunder dhe kjo solli qe amendamenti mos miratohet. Po behuni dhe ju si nena e hadutit nje here dhe gjeni nje zgjidhje... Po Dauti i nxori thinjat asaj, e bente cdo tre dite nje kerkese. Per kutite, te shkoje ne Strasburg, ne Venecia. As qe mund te behet fjale. E fundit gje qe une Sali Berisha te merrem me kundershtimin e vendimeve te gjykates. Ate qe i them Rames eshte: Po shko ne gjykate. Une rri disponibel per hetimin e zgjedhjeve, deri 2 muaj para zgjedhjeve. Se ka edhe fushate elektorale. Nese gjykata vendos rinumerim, jam 100 per qind qe te numerohet cdo vote dhe te ndryshoje cdo rezultat. Po une nuk mund te zevendesoj gjykatat dhe te beje c'te doje Dauti. E dini qe Edi Rama ka paralajmeruar protesta nga me te medhate e pare ndonjehere dhe kerkoi shperndarjen e Parlamentit, si dhe nuk e perjashton mundesine e zhvillimit te nje mocioni kunder jush? E garantoj se do te respektohet cdo proteste e tij. Po te doje le te vije te filloje prape greven e urise para Kryeministrise. E ftoj qe neser, te paraqese mocionin e mosbesimin dhe e garantoj se nuk do te kerkojme me shume se minimumin e diteve qe jane ne Kushtetute. Per tre dite, Parlamenti mblidhet, po e miratoi neser, qe te henen zhvillohet mocioni. Problemi eshte, qe ai ka pese vjet qe e thote dhe nuk e ben. A jeni i sigurt se i keni votat? Po nese nuk jam une i sigurt, cfare e pengon Ramen qe te kerkoje mocion. Me kursen mua?! Ne debatin qe po zhvillohet me kandidatet per anetare te Gjykates Kushtetuese, e keni me dekretet apo me presidentin Bamir Topi? Dekret do te votohen sic eshte rregulli. Ka problem Kushtetuta e Shqiperise. Kjo Kushtetute thote se anetaret e Gjykates Kushtetuese, duhet te zgjidhen me nje mandat 9-vjecar, neni tjeter thote, nuk mund te zevendesohen me shume se 1/3 e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Per kete arsye, OSBE e shtroi kete problem. E verteta eshte, qe ne mund ta dergonim ne Gjykate Kushtetuese me pare dhe nuk e beme. Nuk e beme, sepse i takon Presidentit te Republikes ta bente, sepse ai ben emerimin. Presidenti per arsye qe nuk e di, nuk e beri. Ne beme shume mire, sepse shmangem nje krize qe mund te pllakoste institucionin. Ne kete drejtim, s'ka asgje politike. Nuk ka force politike ne bote, qe nuk shqyrton kandidatet mbi bazen e platformes politike. Ne ja kemi bere te qarte Presidentit kete gje, qe ne nuk miratojme persona qe kane marre pjese ne gjyqe politike. Eshte ne tagrin e Presidentit, te sjelle apo jo kandidatura te tilla. Po sa here qe do te vijne, do te rrezohen. Duket sikur keni pasur nje periudhe mjalti me zotin Nano qe e larguat ju nga pushteti. Ai ka rikonfirmuar kandidaturen e tij per President. Do e mbeshtesni? Mazhoranca do te kete kandidatin e vet. PD dhe LSI, nuk kane Fatos Nanon per kandidat. Nano eshte shefi historik i Partise Socialiste, ndoshta kjo parti e mirepret propozimin e tij dhe mund ta kandidoje. Por ne do te kemi kandidatin tone, si koalicion. Flitet se pas vizave do te kete zgjedhje te parakohshme? Kjo teze e hedhin ata qe bene perpjekjet me djallezore kunder vizave. Une do shkoj deri ne qershor 2013. Por nese nuk gjeni kompromis me opoziten do mbeteni pa status dhe me nje rruge integrimi te bllokuar? Gjeja e vetme qe mund te beje une, eshte te garantoj funksionimin e shtetit ligjor, Kushtetutes, demokracise. S'do ti lejoje vetes kurre, te udheheqe opoziten dhe as ta trysnoje ate. Vendimet opozita i merr vete. Opozita eshte nje vlere, pasuri, une jam per respektimin e saj. Me Edi Ramen kam ndermarre reformat me te thella te karrieres sime politike. Kete periudhe, ai ka adaptuar qendrimet mefundamentaliste, ndaj qeverise dhe institucioneve. Qeveria do vijoje axhenden e saj. Cdo dite, cdo jave. Ishte kjo platforme qe solli heqjen e vizave. Ne beme reforma dhe i zbatuam ato. Sikur vetem tre ligje po te votonte Rama, do ishte bashkautor per vizat. Por nuk e beri. Nuk votoi as per ligjin antimafia, as per diskriminim dhe as per pasaportat. Ka nje vit e gjysme qe te pakten 150 here, ka nxjerr njerezit e vet per krize ekonomike, nderkohe qe axhenda ime, me mundeson mua te paraqese para Kuvendit, buxhetin me te madh ne historine e vendit. Buxheti eshte 410 miliarde ne total. Axhenda ime me jep mundesi t'i permbahem programit tim elektoral. Te rris rroga e pensione, te eci me shpejtesi drejt kompletimit te infrastruktures se vendit, te perfundoje tunelin Tirane-Elbasan, Rrugen e Arbrit, etj.. Keni te ardhura? A jane premtime konkrete? Absolutisht jane premtime konkrete. Me nje borxh te larte publik? Absolutisht, vendet e Bashkimit Evropian e kane shume me te larte se ne. Ekonomia po rritet me 5% kete vit. Nje miku im ne Parlamentin Evropian me pyeti: A i merr vendimet me shumice Parlamenti? Po i them. A i merr sipas Kushtetutes? Po i them. Keto jane kerkesat baze per Parlamentin. Opozita merr pjese ne komisione, sjell amendamente, pyetje, interpelanca dhe voton sipas interesit te vet. Sot nuk votoi per NATO-n opozita dhe votoi per Beqajn. Po si ka mundesi, te mos votosh per NATO-n, dhe te votosh per Beqajn? Fondet qe do te perdoren per festimet e sotme jane publike? Po. Kemi te drejte dhe po e bejme se eshte festa e te gjitha festave. Momenti tjeter, do te jete, diten e vizave, ku do perpiqemi te sjellim kengetaret me te mire. Une do te doja sigurisht te ishin me te miret e kohes, si Rihana, One Republik, apo Ledy Gaga. Mbi cfare baze e keni marre vendimin per prishjen e ish-piramides? A nuk eshte shperdorim i fondeve publike? Une garantoj cdo shqiptar, se ky vendim shkakun me themelor e ka ekonomik. Kam fakte te pakundershtueshme per kete. Jane disa probleme qe kerkojne zgjidhje ne Shqiperi dhe ne Tirane sidomos. Nder to eshte Parlamenti. Aktualisht godina eshte e papershtatshme, ne kemi te ndare sallen e seancave dhe ate te komisioneve. Nderkohe qe gjate nje viti, kryetarja e Gjykates se Larte, me ka faktuar, se situata logjistike hapesira per kete institucion, eshte e papranueshme. Eshte ne detyren e qeverise, te garantoje buxhet dhe fonde per funksionim normal. Ne kete kontekst, nisem punen per te bere vend per Gjykaten e Larte dhe u percaktua zona, midis Hotel Dajtit dhe Katedrales. Ne projektin e pare, kushtonte 40 milione euro Parlamenti, me nje strukture me domethenie te pranueshme per nje Parlament. Nderkohe qe 30 e ca milione euro kushtonte ndertimi i Gjykates se Larte, bashke me token dhe vendin. Pra shkojne rreth 70 milione euro. Parlamenti i ri tek ish-Piramida, ndertohet me 40 milione euro, kursehet nga buxheti i shqiptareve, 30 milione euro. Keshtu zgjidhet ceshtja e Parlamentit, Gjykates se Larte, zgjidhet dhe Teatri Kombetar, qe merr nje nga sallat me prestigjioze. Kjo eshte rruga me e mire per t'i kursyer shqiptareve se paku 30 milione taksa. A nuk jam une qe kerkova teater te Piramida? Jam? Pse nderrova mendim? Sepse para 3 viteve, nuk me shkonte ndermend se do te kishte mundesi buxhetore per te ndertuar Parlamentin, Gjykaten e Larte apo ndertime te tjera. Zhvillimet, ekonomia na faktuan se mund ta ndertojme pa asnje veshtiresi. Pse nuk gjeni vend tjeter ne Tirane per te mos prishur Piramiden? Ju ndalojne edhe ligjet sepse eshte monument kulture? Pse nuk mbani referendum? Asgje s'do behet pa lejen e Instituti te Monumenteve te Kultures. Instituti francez, i ka dhene Piramides, perjetesine. Eshte ajo dhe vila e Hoxhes. Te Piramida, jane 30.000 m2 te shpronesuar, eshte lagjja e ndertesave qeveritare, kryeministria, etj. Askund nuk ka nje vend me te pershtatshem dhe me te bollshem. Piramida, ishte mauzoleu i Enver Hoxhes dhe une jam i bindur perfundimisht se mbrojtja qe i ben Edi Rama, eshte ideologjike dhe nostalgjike, per hir te atit te tij shpirteror. Rama eshte rritur ne Bllok, eshte pjese e Bllokut. Blloku ishte bunker. Sic degjova edhe nga nje zone ketu, njerezit me te frikesuar, ishin te Bllokut. Kur i thashe, se ishte i vetmi kryetar bashkie qe fle ne muze. A mund te fleje nje njeri ne muze? Pse nuk fle ne Farke, por ne Peze ne muze. Ne Farke eshte me mire, me afer. Uroj te ike nga muzeu. Kembengulja e tij per vlerat muzeale me rikujtoi, te gjithe psikologjine e sajuar ne bunkerin e Bllokut, e konservuar ne muzeun e Pezes. A jeni i vendosur ta prishni ish-Piramiden? Absolutisht po. Sapo te behet projekti. Per sa i perket referendumit. Rama nder argumentet kryesore qe me dha, ishte Rajshtagu. Rama e quajti dhe mumia, lokalin. Ishte e mikut te vet. Referendumi i fyen shqiptaret. Ti pyesesh a duhet ne te mbajme mauzoleun e Enver Hoxhes, eshte fyerja me e madhe qe mund te ndodhe. Enver Hoxha per Evropen eshte vleresuar ne vitin 1991, si Hitleri. Ai luftera nuk beri, por me burgje shkaterroi kombin e tij me shume se kushdo. Nese Bamir Topi nuk merr nje mandat te dyte ne zgjedhjet e vitit 2011, do te jete i mirepritur ne Partine Demokratike? Topi eshte larguar nga Partia Demokratike per t'u lartesuar. Eshte ne deshiren e tij te kthehet ne parti apo jo. Lancuat dite me pare 3G qe jep akses te shpejte interneti. A nuk mendoni se eshte nje shume e madhe per licencen, nuk mendoni se do te rrise koston? Ne Shqiperi dy gjera kane ndryshuar mbi 10-here. Turizmi, rritje mbi 10 here dhe perdorimi i internetit qe ka qene 4.8% ne vitin 2005. Aq sa kur une promovoja internetin ne cdo shkolle dhe kisha kundervenie cinike, nuk ndihesha mire, kur thoja kete perqindje. Sepse kishte vetem 38 kabinete informatike ne 2000 e ca shkolla. Duke marre per baze shifrat e deklaruara per arsye fiskale, te kompanive shifra eshte 45% e perdorimit te internetit. Pse nuk dhate nje cmim me te lire, per nje kosto me te lire? Perllogaritja e vleres se licences se 3G, bazohet ne numrin e perdorimit te celularit dhe te ardhurat per fryme. Ka nje formule gjermane dhe kjo formule nxori vleren 12.5 mln euro. Pati reagim te madh nga kompanite qe pse po jepni nje licence, pse jo me shume. Qeveria eshte gardian i interesit publik. Po ti nxirrnim kater rrezikohej te behej nje marreveshje prej 4.8 milione euro dhe kjo do ishte deshtim. Vendosem per nje, shumica e vendeve kane nga nje dhe ne e vendosem per transparence te plote. U befasova nga shuma, qe u ofrua. E jona u shit me 33 milione euro. U shit ne kete vlere sepse shkalla e larte, e rrit cmimin. Eshte biznes i garantuar, e falenderoj "Vodafone" qe vendosi per ta marre, do e ndertoje. Qeveria po ecen me vendosmeri dhe ne fund te tre viteve cdo shqiptar do te marre internet me bande te gjere. Pyes per Piramiden. Dje ndoqem shoqaten e arkitekteve ku dhane argumente dha bene nje peticion se perse ky objekt nuk duhet te prishet? Nese ka nje ndertese, jo ne Shqiperi, por ndoshta ne Ballkan dhe ne Evrope, jashte cdo funksioni eshte mauzoleu i Enver Hoxhes, ne zemer te qytetit. 30 mije metra katror te cilat vetem ne euro jane dhjetera milione. Se dyti, une kuptoj nostalgjiket, kam degjuar se sistemet duhet te kene perfaqesimin e vet, por kur ky perfaqesim eshte i shemtuar sic eshte Piramida qe s'te thote asgje, une nuk mund te kuptoj se cfare vlere mund te kete. Une e quaj te deshtuar arkitekturen e socializmit. Ka nje seri shkrimesh lidhur me Tiranen, qe e krahasojne me Penjanin, shkojne dhe me keq se kaq, keto shkrime shkruajne se Tirana nuk u bashkohet kryeqyteteve evropiane, sepse ne Tirane nuk ka se cfare te vizitosh. Me ato qe ka Tirana duhet te biem dakord se ajo cfare u trashegua nga komunizmi, eshte Pallati i Kultures qe prishi zemren e Pazarit. E zbukuroi apo e shemtoi qendren e dine te gjithe ata qe e kane njohur qendren para prishjes. E dyta eshte Muzeu Kombetar, ka nje ide qe aty mund te jete Biblioteka Kombetare dhe une e mbeshtes pak kete. Ndertimi i trete eshte arkitektura e deshtuar e Hotel Tiranes, e fundit eshte Piramida. Une nuk them se do prishet Pallati i Kultures apo Muzeu, edhe pse them se vlerat e tyre jane nder me mediokret. Kryeqyteti duhet te ndertohet ne menyren me moderne dhe si cdo kryeqytet tjeter, duhet te krijoje. Pse nuk hapni nje debat te gjere publik, per kete ceshtje? Do te jete debati me i gjere publik qe ka njohur vendi per zgjedhjen e projektit. Nuk besoj se ruajtja e tempullit te Enver Hoxhes qenka e vlefshme, perkundrazi eshte fyese dhe poshteruese. Nuk behet dot Piramida-Parlament, Parlamenti eshte ndertesa kryesore e cdo vendi te botes. Nuk eshte vetem vendim politik, eshte ne radhe te pare ekonomik. Nese do te ishte politik kete vendim do e kishim marre para tre vitesh, nuk eshte paresisht politik. Cila eshte pergjegjesia qe mbani si mazhorances per mos marrjen e statusit ? Une nuk mund te jem dakord me ty kur thua refuzimi, ne nje kohe kur njeriu kryesor, per zgjerimin ne KE, u shpreh disa here se nuk eshte refuzim. Sot ju keni jo nje seri shkrimesh ne Bruksel, ne Londer, ne Kanada, ne SHBA dhe asnjera prej medieve nuk thote refuzim, por afrim. Malit te Zi iu aprovua? Nuk ju dhane negociatat. A ndjeni ju se jane bere gabime nga Ju dhe mazhoranca? Perpjekjet e mazhorances jane te gjitha te konkretizuara ne raportin e KE, dua te garantoj se as ne rrafshin personal dhe as ne ate qeveritar nuk mendojme se nuk ka gabime dhe nuk ka probleme. Per ata qe lexojne thjesht dhe qarte, del se opozita bojkotoi Parlamentin. Nuk e qorton qeverine dhe nuk thote asnje fjale per zgjedhjet. As verejtja me vogel. Sepse KE shpreh respektin me te madh per voten e qytetareve shqiptare. KE konstaton se opozita bojkotoi, se gjithcka eshte mbi bazen e akuzave dhe nuk thote asgje te faktuar. Raporti thote se mungon kultura e ndeshkueshmerise se korrupsionit ? Ky eshte raporti me i mire per vendet e rajonit. I krahasuar me raportet e tjera eshte me i mire. Ne dallim nga te tjerat Shqiperia ka nje dallim te Parlamentit dhe jo te kushtetutshmerise, vetem Parlamentit. Parlamenti funksionon ne perputhje me Kushtetuten. Ka probleme te tjera. Raporti eshte i mire. Pervec Parlamentit. Z. kryeminister jeni te percaktuar per integrimin, keni gjithsej 74 vota ne Kuvend dhe integrimi kerkon nje grup reformash qe duan 84 vota. Te tre keto fakte ju kerkojne te jepni kompromis, ose te shkoni vete ne popull dhe t'i merrni ato 84 vota. Cfare do beni, do ndalni procesin? Procesi nuk ndalet, eshte i pandalshem dhe nuk ka qeveri ne Evrope qe ka tager moral per te shkuar ne zgjedhje per mungese te 84 votave, sepse Kushtetutat do te ndryshonin dhe nuk do te funksionimin me shumicen e thjeshte, por me shumicen e cilesuar, gje qe s'eshte kushtetuese. Opozites i ofrohen te gjitha hapesirat, shanset dhe mundesite e bashkepunimit, por kur ke nje kryetar opozite qe gjithcka ne bote, dhe vizat i bazon me interesin e tij, qe nuk ka te zhvilluar pendesen, por kompleksin e turpit per humbjen e tij , atehere Shqiperia kjo eshte. Kompleksi i turpit eshte me i rendesishmi, pendesa eshte nje menyre per te ruajtur vlerat. E kishte vendosur ne statut se po qe se partia nuk fiton kryetari largohet. Ky nuk eshte problemi i kurrkujt tjeter, por vetem i PS-se. Nese zoteria do te kishte te zhvilluar sensin e pendeses ai kete nuk mund ta bente. Kurre nuk mund te vinte kete logo. Do ndalohet integrimit si do e zgjidhim? Une nuk shkel mbi Me e shtrenjte per mua sesa vlera e lirise. Une kam kaluar 40 e ca vite ne diktature me duken vite te keputura ndonese kam punuar 18-16 ore ne dite, por s'kam qene i lire. Une nuk kam ndermend te shkel mbi vlerat lirise. Shqiperia kjo eshte, ka nje qeveri, nje kryetar opozite qe thote kur humb ik, dhe humbet dhe nuk iken. Nese merrem sot me vendimin gjykatave, i bejme gjemen ketij vendi. Krijon nje precedent qe nuk eshte ne asnje vend te lire. Ngjarjet tragjike, renia e autobusit, vdekja e 4 femijeve, vrasja e nje oficeri te policise ne Shkoder, disa vrasje ne Lushnje. Situata duket shume tragjike, nje pjese e pergjegjesise i takon edhe qeverise? Tani rastet jane serioze, per te cilat institucionet ne secilin rast do te hetojne, nuk me takon mua te flas per shkeljet. Populli thote e keqja s'ka fund. Rast me dhimbshem se vdekja e atyre kater femijeve nuk ka me. Jam zgjuar me nje hidherim te thelle ne shpirt kur u informove ne 6 te mengjesit per shkak te vdekjes se tyre. Nuk mund te themi se shkaku i dritave eshte kryesor. Une jam i bindur e nje hetim do behet per kete rast. Beteja me krimin eshte e vazhdueshme, konstante dhe ne te gjitha rastet qeveria i permbahet zero tolerances ndaj tij, sikunder ne cdo rast dhe per cdo ceshtje. Institucionet e pavarura ndermarrin hetime me te plota. Ka nje prokurori qe po heton. Segmenti ku ra autobusi ishte pa asnje shembje. Une nuk them qe rruga eshte me e mire. Une nuk informohem vetem nga media, aty nuk ka pasur rruge te shembur. Po hetohen te gjitha shkaqet. Marredheniet mes jush dhe Topit perse prej 10 muaj nuk kemi ambasador ne SHBA? Mund t'ju qartesoje se Presidenti ka dekretuar ambasadorin e SHBA. Po ne lidhje me paktin me Greqine, varret ne Boboshtice? Me Greqine ka pasur nje dialog. Gjykata kushtetuese ka dhene nje vendim qe do respektohet. Do shihen te gjitha modalitetet qe procesi te vazhdoje duke konkluduar ne interesin e dy vendeve ne nje marreveshje per kufirin. Boboshtica, se pari ka nje hetim, ka deklarata dhe kunderthenie, analizat po behen, ekspertiza po behet. Ne menyre absolute ne rast se jane cenuar varre eshte profani e papranueshme, sikunder eshte e papranueshme djegia e kurorave ne kete vend. Ajo ka qene nje lufte ne te cilen Greqia u sulmua dhe per hir te se vertetes eshte nje nga lufterat me te vendosura te kombit grek me nje cmim tmerresisht te shtrenjte. Ne rregullin e pergjithshem i vdekuri nderohet. Marreveshja Pauell- Nano? Marreveshje qe i qendron kohes. Per Shqiperine marredheniet me SHBA jane paresore. SHBA-te kane pergjegjesine me kryesore ne bote per sigurine dhe paqen. Ajo marreveshje ne bindjen time me te thelle ekziston ne te gjitha vendet e BE qe kane baza amerikane. Ne marreveshjen nuk e shkelim. Do t'ju vere ne pozite te veshtire me BE? Une e kuptoj qe ajo marreveshje nuk pelqehet, por nga ana tjeter nuk mund te prish marreveshjet me nje vend qe kombi shqiptar i detyrohet me shume ne rajon.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: Edi Rama, si Dauti i fshatit tim :: Komentet

emigranti

Mesazh Sun Nov 14, 2010 3:01 pm nga emigranti

Edi Roma si lymi tytit ... (kush ka banu ke xhommliku e njef lymin e tytit)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Mon Nov 15, 2010 2:20 pm nga lidabica

SALA ESHE SHUME I MADH..HAHAHAHAHA,SI I THA...DAUT..,.HAHAHA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi