ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kapet autori i sulmit, 91 viktima nė Oslo

Shko poshtė

23072011

Mesazh 

Kapet autori i sulmit, 91 viktima nė Oslo Empty Kapet autori i sulmit, 91 viktima nė Oslo




UPDATE-Numri i tė vrarėve me armė dhe bomba nė dy sulmet e sė premtės nė Norvegji ka lėnė tė paktėn 91 persona tė vdekur, ka bėrė tė ditur policia.
Sipas shifrave tė fundit, 84 persona u vranė nė njė kamp rinor vetėm disa orė pasi shtatė persona tė tjerė u vranė nė njė shpėrthim nė qendėr tė qytetit Osllo.
Policia dyshon se i njėjti njeri i ka kryer tė dy sulme. Zyrtarėt policorė thonė se personi i arrestuar, njė 32-vjeēar norvegjeze, tani ėshtė duke bashkėpunuar pėr hetimet dhe dėshiron tė shpjegojė motivet e tij pėr vrasjet.
Policia gjithashtu tha sot se lidhjet nė internet nė kompjuterin e tė arrestuar nė shtėpin e tij, tregojnė se ai ėshtė njė “fundamentaliste i krishter” me prirje tė djathta.

Zhvillimet e djeshme
Njė shpėrthim masiv bombe ka goditur ndėrtesat qeveritare nė kryeqytetin norvegjez Oslo, duke vrarė tė paktėn shtatė njerėz dhe duke plagosur 15 tė tjerė. Kryeministri, Jens Stoltenberg e pėrshkroi situatėn si “shumė serioze”.
Bomba u pasua nga njė incident vrases me armė zjarri nė afėrsi tė Oslos nė njė takim tė tė rinjve tė Partisė Laburiste, qe drejtohet nga Stoltenberg.
Mediat norvegjeze thanė se tė paktėn katėr persona u vranė kur njė njeri hapi zjarr nė drejtim tė turmės.
Mesohet se ushtria eshte vendosur ne Oslo, ndersa ka bere thirrje per largim nga qyteti nga frika e sulmeve te tjera.
Sipas njoftimeve tė televizionit publik norvegjez NRK, sulmet e sotme ne Oslo janė marrė pėrsipėr nga njė grup i panjohur deri mė tani, “Mbėshtetėsit global tė Xhihadit”. Mesohet se ata i lidhin sulmet me botimin e karikaturave te profetit Muhamed.
17:40
“Nga ajo qė unė kam parė tė paktėn katėr persona janė qėlluar pėr vdekje. Tani ėshtė panik i plotė, pasi shumė tė rinj janė duke notuar nė det, ne tentativė pėr t’i ikur agresorit.” Ky ka qenė konfirmimi i njė zyrtari nordik qė ndodhet nė ishullin Utųya, ku nje person i veshur si polic hapi zjarr nė njė grup tė rinjsh. Tė rinjtė ishin mbėshtetės tė partisė sė kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg, i cili pritej te merrte gjithashtu pjesė nė kėtė tubim.Kapet autori i sulmit, 91 viktima nė Oslo Ishulli-300x160

Ishulli Utoya

Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi