ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LMN: Rama, je i pamoralshem per t'i shitur socialisteve moral

Shko poshtė

19122011

Mesazh 

LMN: Rama, je i pamoralshem per t'i shitur socialisteve moral Empty LMN: Rama, je i pamoralshem per t'i shitur socialisteve moral




LMN: Rama, je i pamoralshem per t'i shitur socialisteve moral 20111218181733_artikullLevizja Per Mendimin Ndryshe kritikon sulmin e kryesocialistit Rama ndaj ish-presidentit Meidani. Flet Kastriot Islami: E pamoralshme t'i shesesh moral Meidanit, qe si piken me te forte ka integritetin dhe moralin. E pafalshme te tallesh duke i thene se flet aritmetikisht nderkohe qe kapaciteti yt aritmetik eshte i ulet

Dukej se ishte inaktive por eshte shfaqur serish dhe me nota te forta kritike, Levizja per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste. Kastriot Islami, nje nder emrat me te rendesishem te kesaj levizjeje te moderuar brenda PS, e njohur si kritike ndaj vendimeve bojkotuese te z.Rama, ka reaguar dje per gjuhen e ashper qe kryesocialisti perdori nje dite me pare ndaj ish-Presidentit Rexhep Meidani: "Eshte jo vetem e pasakte, por edhe e pamoralshme qe Edi Rama te pretendoje se na beka analiza politike dhe morale nderkohe qe Profesor Doktor Rexhep Meidani qe njihet dhe perceptohet publikisht per integritet dhe moral shume te larte na beka analiza aritmetike", - thote z.Islami ne nje qendrim publik dje, lidhur me deklaratat e z.Rama qe e sulmoi z.Meidani sepse ai vleresoi se kreu aktual i PS nuk mund ta realizoje nje bashkim te se majtes shqiptare. Madje z.Rama tha se "prej Meidanit pres me pak aritmetike e me shume etike ne udherrefimin moral te ketij populli". Ne kete pike, z.Islami argumenton: "Kjo nuk eshte e moralshme, qe t'i shesesh moral personit qe si piken me te forte ka integritetin dhe moralin dhe te tallesh duke i thene se flet aritmetikisht nderkohe qe kapaciteti yt aritmetik eshte i ulet", - thekson z.Islami.

Ne qendrimin e tij te djeshem, z.Islami vlereson se nga persiatjet javore (tanime te crregullta) qe shoqerojne tutimet (ne shqip: cicerimet) e Rames, lidhur me bashkimin e se majtes por qe ne fakt perbejne kritika direkte ndaj Meidanit, pas sulmit banal te organizuar ne Kongresin e fundit te PSSH do te shtroheshin disa pyetje dhe vecon njeren prej tyre: "Perse Rama nuk e mbajti premtimin "solemn" per bashkimin e se majtes qe e deklaroi ne 2005, ne zgjedhjet e vitit 2009? Kishte arsye morale, dhe cilat ishin keto nderkohe qe marredheniet me Meten nuk ishin ato qe jane sot? Cila eshte pergjegjesia e Rames qe nuk e mbajti kete premtim kur dihet qe bashkimi do te sillte ne pushtet te majten e bashkuar? A e kishte te qarte Rama, se nje koalicion PS plus LSI ne 2009 do te nxirrte PD-ne ne opozite me jo me shume se 68 deputete? Apo edhe per kete fajin e ka sistemi zgjedhor?".



Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi