ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS, sot “gjyqi” ndaj Islamit. Nano: Gabim fatal pėrjashtimi i Islamit nga PS

Shko poshtė

20122011

Mesazh 

PS, sot “gjyqi” ndaj Islamit. Nano: Gabim fatal pėrjashtimi i Islamit nga PS Empty PS, sot “gjyqi” ndaj Islamit. Nano: Gabim fatal pėrjashtimi i Islamit nga PS





PS, sot “gjyqi” ndaj Islamit. Nano: Gabim fatal pėrjashtimi i Islamit nga PS 2-kokat-300x208
Berisha e Nano, dje gjate promovimit te librit te Fevziut


“Njė nga vlerat mė themelore qė ka PS, ėshtė solidariteti njerėzor e respekti pėr kontributet”
Ish-kreu socialist, Fatos Nano, e cilėsoi tė gabuar pėrjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi Parlamentar Socialist. I ndodhur dje nė ceremoninė e promovimit tė librit “Enver Hoxha” tė gazetarit Blendi Fevziu, Nano u shpreh se njė pėrjashtim i tillė do tė ishte me pasoja pėr Partinė Socialiste. I pyetur nga “Panorama” se ēfarė mendon pėr pėrjashtimin e mundshėm tė Islamit nga Grupi Parlamentar Socialist, Nano tha: “Nuk e di sa e qartė ėshtė kjo situatė, por do tė ishte njė veprim shumė i gabuar, jo vetėm politikisht, por edhe pėr njė nga vlerat mė themelore qė ka Partia Socialiste, solidaritetin njerėzor dhe respektin pėr kontributin pėr tė gjithė brezat”, u shpreh ish-kryetari i Partisė Socialiste. Ai bėri apel qė Partia Socialiste tė mos pėrsėrisė tė njėjtat fenomene dhe dukuri si ato tė Partisė sė Punės sė Enver Hoxhės. Nano kėrkoi solidaritet dhe stabilitet tė brendshėm pėr tė ruajtur mbėshtetjen e saj nė popull. “Kam besim qė PS nuk mund tė lėshohet kaq kollaj nė ethet e sė kaluarės, si kjo qė pėrshkruan edhe Fevziu nė bibliografinė pėr Enver Hoxhėn. Do tė ishte njė gabim fatal, por unė dua tė besoj se socialistėt dinė tė ruajnė solidaritetin dhe mbi tė gjitha, vlerėsimin qė mbajnė stabilitetin politik elektoral tė partisė gjallė”, u shpreh Nano.
Kryesia
Pėr ish-kreun socialist, edhe mėnyra se si u zgjodh Kryesia e re e PS-sė, e cila la jashtė saj disa emra tė rėndėsishėm, janė filozofi e gabuar. “Nė eksperiencėn dhe filozofinė time, kjo ėshtė rruga e gabuar”, u shpreh Nano. Ish-kreu socialist ishte i shoqėruar dje nė promovimin e librit tė Fevziut nga bashkėshortja e tij Xhoana, ndėrsa gjatė gjithė kohės ai ka pasur takime me personalitetet e larta qė ndodheshin nė kėtė ceremoni. Blendi Fevziu, i zoti i shtėpisė, bėri tė mundur njė shtrėngim duarsh mes Nanos dhe Kryeministrit Berisha, i cili ndodhej nė kėtė ceremoni. Mes dy burrave, pėrveē njė shtrėngimi duarsh nuk pati deklarata politike, por ata pyetėn njėri-tjetrin pėr shėndetin dhe familjet. Pak minuta mė pas, Nano dhe Berisha u ndanė prej tyre, ndėrsa ka qenė ambasadori amerikan nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, ai qė u takua me ish-kreun socialist me tė cilin Nano shkėmbeu urimet e kortezisė. Pas tij, njė tjetėr diplomat i rėndėsishėm nė Tiranė, ambasadori i BE-sė, Ettore Sequi, i cili gjithashtu shkėmbeu pak fjalė me kryeministrin e fundit socialist. Duke komentuar politikėn shqiptare jashtė politikės sė ditės dhe mbi palėt, Nano shprehu angazhimin e tij tė vazhdueshėm pėr tė mbajtur sa mė gjatė konsensuset nė politikėn shqiptare. “Kam thėnė qė me eksperiencėn politike dhe filozofinė e krijimit tė konsensuseve mė tė mėdha kombėtare nė dobi tė integrimit dhe pėrshpejtimit tė axhendės europiane tė Shqipėrisė, jam, kam qenė dhe do tė jem prezent nė axhendėn politike tė vendit, jo vetėm tani, por edhe nė 2012, 2013 e mė tej. Kjo nuk lidhet as kushtėzohet me ndonjė post tė caktuar, nuk lidhet me kuorume mbėshtetėsish apo fansash, ky ėshtė njė imperativ qė e ka ēuar vendin para deri sot e qė duhet tė konsolidohet nė mėnyrė qė tė mos biem viktima tė ngėrēeve tė reja politike”, u shpreh Nano. Pak ditė mė parė, ish-kreu socialist shprehu hapur kandidaturėn e tij pėr president vitin e ardhshėm. Nė njė intervistė dhėnė nė “Top Channel” nga Londra, Nano u shpreh se ėshtė duke gjetur partnerėt e duhur nga tė dy kampet. “Unė dhe oferta qė ju e shprehet nė mėnyrėn tuaj profesionale, jemi aty, me angazhimin dobiprurės pėr mė shumė iniciativa dhe hapėsirė bipartizane ose jopartizane nė politikėn shqiptare dhe nė komunikimin e saj me familjen europiane, pėr tė bėrė tė kundėrtėn e asaj qė ka ndodhur pėr fat tė keq dy vitet e fundit. Jam shumė i vėmendshėm pėr tė gjetur partnerėt, nė tė dy kampet, qė mė nė fund do ta bėnin tė qėndrueshme prirjen qė po shfaqet muajt e fundit, pėr tė konkurruar me njėri-tjetrin, pa shkatėrruar axhendėn kombėtare tė integrimit”, u shpreh Nano nė intervistėn e tij nė “Top Channel”.

Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi