ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHTETI HOLANDEZ PĖRGJEGJĖS...

Shko poshtė

19072014

Mesazh 

SHTETI HOLANDEZ PĖRGJEGJĖS... Empty SHTETI HOLANDEZ PĖRGJEGJĖS...




        Shteti holandez pėrgjegjės pėr 300 vdekje tė Srebrenicės

     Njė gjykatė nė Holandė ka vendosur se shteti holandez ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e mbi 300 njerėzve nė masakrėn e Srebrenicės.
     Gjyqtarja kryesuese, Larissa Elwin, nė gjykatėn civile ka shqiptuar vendimin tė mėrkurėn nė qytetin holandez, nė Hagė.
     Larissa Elwin tha se Holanda ėshtė pėrgjegjėse pėr vdekjen e njerėzve tė vrarė nė korrik tė vitit 1995, pasi u larguan nga njė kompleks i  OKB-sė, e cila ishte njė "zonė e sigurtė" e pėrcaktuar dhe e mbrojtur nga trupat paqeruajtėse holandeze.


      Gjyqtari vazhdoi duke thėnė se paqeruajtėsit holandezė tė OKB-sė duhet tė kenė patut njohur se njerėzit e deportuar do tė vriteshin pasi kishte prova se serbėt kanė bėrė krime gjatė luftės.
     Ishin 300 burra nė mesin e mė shumė se 8.000 burrave dhe djemve, tė cilėt ishin vrarė nga trupat serbe tė Bosnjės, tė udhėhequra nga Ratko Mlladiē, pasi qė forcat e tij ishin mė shumė nė numėr se forcat e  paqeruajtėsve holandezė, tė cilėt u dorėzuan nėn presion dhe i  detyruan mijėra familje myslimane tė largohen nga kompleksi holandez i OKB. 
     Rasti ligjor kundėr qeverisė Holandeze ishte paraqitur nga nėnat e Srebrenicės, tė cilat pėrfaqėsojnė rreth 6.000 gra tė veja dhe tė afėrmit e viktimave.


   Tė afėrmit e mirėpritėn vendimin pėr gjetjen kufizuar tė pėrgjegjėsisė; megjithatė, ata e kritikuan se aty, sipas vendimit, nuk janė pėrfshirė tė gjitha viktimat.
    "Ėshtė e qartė se gjykata nuk e ka ndjenjėn e drejtėsisė," tha Munira Subashiē, kryetarja e grupit, duke shtuar: "Si ėshtė e mundur tė ndahen viktimat dhe tė thotė njė nėnė qė shteti holandez ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e djalit tė saj nė njėrėn anė dhe jo nė anėn tjetėr telave nė kamp?”


    Gjenocidi i Srebrenicės ishte kulmi i njė politike tė spastrimit etnik nga ana e forcave serbe tė Mlladiēit pėr tė krijuar njė shtet tė pastėr serb nė Bosnje. Gjatė luftės sė viteve 1992-95 nė Bosnje, rreth 100. 000 vetė u vranė nga trupat serbe.

 

Pėrktheu nga anglishtja:

Mexhid Yvejsi, Gjakovė

======================================================

 
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30155
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi