ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Loja me (mos) hapjen e dosjeve

Shko poshtė

05072008

Mesazh 

Loja me (mos) hapjen e dosjeve Empty Loja me (mos) hapjen e dosjeve




Loja me (mos) hapjen e dosjeve
Nga Pėrparim HALILI - Dosje spiunėsh me spiunė qė sot janė deputet, ministra, politikanė etj, ndoshta edhe kryeministra e kryetarė kuvendi, ka plotė dhe kėto dosje, Berisha i di dhe i ka tė evidentuara ndaj dhe tani po kėrcėnon se do t'i pėrdor e po kėshtu dhe Jozefina e kuvendit, e cila "dizenjon" veprimet e Berishės nė drejtimin qė atij i intereson pėr tė fituar dhe mbajtur terren nė pushtetin e tij tė dhunės, tė korrupsionit dhe krimit. Ndaj dhe tė gjithė lėvizjet e Berishės me gogolin e dosjeve tė spiunėve qė janė brenda politikės shqiptare, kanė lidhje me frikėn e Berishės pėr tė mos shkuar pėrpara drejtėsisė

(Mos) Hapja e dosjeve tė spiunėve, duket se nuk ėshtė kthyer rastėsisht, pėr t'u bėrė ligj nė parlament. Kjo lėvizje ėshtė lojė e Berishės dhe e klanit tė tij nė qeveri e nė parlament, pėr tė bėė presionin e rradhės ndaj institucioneve dhe drejtuesve tė tyre, qė nuk janė nė njė "vijė" qeverisjeje me tė, qė nuk janė pjesė e aventurave tė tij pėr tė shkatėrruar kėtė vend e kėtė popull, qė nuk janė strukturė e krimeve dhe korrupsionit tė tij tė pafrenuar deri nė babėzi. Dosjet e ish-spiunėve, pra ato dosje qė Berisha ka lėnė nė arkivat sekrete, pasi tė tjerat i ka zhdukur pėr tė pastruar figurat nga krimet e spiunllėqeve qė kanė bėrė gjatė diktaturės dhe qė prej 17 vjetėsh i janė futur politikės edhe pse janė tė implikuar me ish-sigurimin e shtetit. Kėto dosje edhe pse duheshin hapur qė nė ditėn e parė tė nisjes sė pushtetit demokratik shqiptar, nuk ndodhi kėshtu dhe kjo u pengua pėr faktin, se ata qė erdhėn nė pushtet pas diktaturės, vinin nga po ajo dikturė, nga po ai inkubator komunist, nga po ai sistem i degraduar dhe i dhunshėm qė masakroi shqiptarėt edhe nėpėrmjet ish-spiunėve tė tij, qė sigurimi i shtetit i pėrdorte kundėr disidentėve dhe atyre qė shprehnin qoftė edhe ndonjė pakėnaqėsi nė rradhėt e dyqaneve, ose edhe si mjet dhune, me shpifje dhe akuza false, pėr tė mbajtur tė nėnshtruar shqiptarėt. Hapja e dosjeve del nė skenė, tani pas 17 vjetėsh nė mėnyrėn mė tė ashpėr, duke vazhduar qė kėto dosje tė jenė akoma tė frikshme, por nė kahje tė kundėrt, duke u bėrė presion jo viktimave, por ish-spiunėve, atyre qė kanė firmosur krime kundėr njerėzimit. Nėse do tė bėhej fjalė pėr dosje tė atyre spiunėve tė "vegjėl", qė sot janė nė emigracion, apo shesin fara e banane rrugėve, politika nuk do tė merrej me to. Por fjala ėshtė, se kėto dosje qė thuhet se do tė hapen me ligj, kanė lidhje me luftėn brenda klaneve nė politikė, nė shtet, nė pushtet dhe qeverisje, mes tė cilėve ka shpėrthyer njė konkurrencė e egėr pėr tė sunduar nė pushtet dhe nė politikė.

Dosje spiunėsh me spiunė qė sot janė deputet, ministra, politikanė etj, ndoshta edhe kryeministra e kryetarė kuvendi, ka plotė. Kėto dosje Berisha i di dhe i ka tė evidentuara, ndaj dhe tani po kėrcėnon se do t'i pėrdor. Po kėshtu dhe Jozefina e kuvendit e cila "dizenjon" veprimet e Berishės, nė drejtimin qė atij i interson pėr tė fituar dhe mbajtur terren nė pushtetin e tij tė dhunės, tė korrupsionit dhe krimit. Ndaj dhe tė gjithė lėvizjet e Berishės me gogolin e dosjeve tė spiunėve qė janė brenda politikės shqiptare, kanė lidhje me frikėn e Berishės pėr tė mos shkuar pėrpara drejtėsisė, pėr problemet qė ka krijuar me veten dhe tė tjerėt, ku akti mė i fundit dhe mė kulmori i krimeve tė qeverisjes sė tij dhe tė klaneve tė tij tė trafiqeve ėshtė Gėrdeci. Duket se me Gėrdecin kanė lidhje tė gjithė presionet e Saliut pėr tė (mos)hapur dosjet, tė cilat ai, edhe pse e di se shumicėn e spiunėve i ka nė qeverinė e tij, nė poste tė larta dhe nė grupin parlamentar, vazhdon tė krijojė sundim tė fuqizuar nėpėrmjet fletėve tė tyre tė zeza. Dy ditė mė parė, ne dėgjuam debatin mes dy figurave kryesore tė shtetit dhe tė pushtetit, nė lidhje me akuza reciproke tė kuptueshme pėr dosjet e spiunėve. Nė kėtė debat, u pėrfshi Topi dhe Topalli, tė cilėt kėrkojnė hapjen e dosjeve, ku njeri dhe konkretisht presidenti Topi, kėrkon t'i hap si proces pastrimi tė politikės, prej spiunėve, ndėrsa tjetra, pra kreparlamentarja Topalli, kėrcėnon se do t'i hap ato, si skemė kėrcėnimi, presioni ndaj tė gjithė atyre qė i rrezikojnė pushtetin Berishės dhe asaj. Nė fakt, kjo ėshtė lojė e Berishės, sepse projektligji pėr dosjet, ka dy vjet me dy drafte, qė ėshtė "burgosur" nė zyrėn e Jozefinės dhe nuk ėshtė hapur. Ndėrsa tani, krejt befasisht, por jo pa kuptim dhe jo pa nėntekst, dosjet dalin nė rend tė ditės. Sepse nė rend tė ditės ėshtė Gėrdeci i Saliut. Topi theksoi, se nė mbėshtetje tė ish-tė pėrndjekurve, nė 20 vjet demokraci ka patur dhe ka shumė demagogji dhe asnjė veprim konkret, pėr tė persekutuarit politikė shqiptarė. Ky ėshtė njė realitet, qė dėshmon qartė faktin se Berisha, ky ish-komunist qė ka mbetur dhe vepron si i illė edhe pas 18 vjetėsh "demokrat", i ka mashtruar tė pėrndjekurit politikė pėr dėmshpėrblimet dhe kėrkesat e tyre pėr integrim nė shoqėri. Mirėpo Jozefina, kamikazja e Berishės nė tė gjithė aksionet "guerile" qė organizon Saliu kundėr institucioneve, vazhdoi edhe dje pėrballė presidentit tė republikės, tė sulmojė institucionet me kėrcėnime publike. Ajo vazhdoi tė bėjė propagandėn demagogjike tė shefit tė saj tė PD, nė lidhje me tė pėrndjekurit, duke u premtuar atyre se do tė largojė spiunėt nga politika dhe nga zyrat e shtetit. Kėtė gjė, Jozefina nuk mendohet se mund ta realizojė, mbasi ka qėnė pikėrisht kjo, qė nė tre vitet si kryetare e Kuvendit, ka bllokuar projektligjin pėr hapjen e dosjeve tė ish-spiunėve. Ne nuk e dimė, nėse kėto dosje do tė hapen vėrtetė, por dimė faktin, qė hapja e tyre e vė nė siklet Berishėn e Ramiz Alisė dhe tė Hysni Kapos, mbasi qeveria e tij ka nė mazhorancė spiunėt, madje edhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt dhe i promovon nė tribuna ligjesh dhune kundėr mediave, siė veproi dy ditė mė parė, me aktivizimin e spiunit Remzi Lani, nė takimin me studentėt. Po kush janė spiunėt pėr tė cilėt flet berisha dhe Jozefina? Ata qė janė nė pushtet dhe nė politikė, nė krye tė mediave, qė veprojnė si gramafonė tė qeverisė dhe tė Berishės e tė Topallit.

Kėtij morali tė cėnuar dhe pervers, tė pėrcjell prej Topallit, kėtij qėndrimi tė Berishės, qė pėr tė shpėtuar nga Gėrdeci kėrcėnon me hapje dosjesh, iu kundėrvu dje, presidenti Topi, duke sulmuar ashpėr klanin e kėtyre dosjeve tė njerėzve nė pushtet. Presidenti i Republikės, Bamir Topi, pas shfaqjes sė djeshme tė premierės sė dokumentarit "Genocidi mbi Elitėn e kombit shqiptar nėn terrorin komunist", tha se, "pėr tė pėrndjekurit mungojnė veprimet konkrete". Ndėrkohė, qė kreu i shtetit, ka refuzuar tė bėjė komente pėr emrat e rinj tė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė, ndėrsa ka preferuar tė kėmbėngul nė dėnimin e krimeve tė komunizmit dhe hapjen e dosjeve tė spiunėve. Demagogji e ka cilėsuar presidenti Bamir Topi, nismėn e fundit tė kryeparlamentares Topalli, pėr hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtoreve tė sigurimit tė shtetit. Pas shfaqjes sė premierės sė kėtij dokumentari, prodhim i Televizionit Publik Shqiptar, i pyetur nga mediat, presidenti Topi, tha se "tė gjithė kėta tė persekutuar realisht, duhet tė flasin shumė. Edhe ata qė flasin nė emėr tė tyre, po i konsumojnė kartėn morale tė fundit kėtij problemi, pėr tė cilin nė gati 20 vjet demokraci, ka shumė demagogji dhe pėr fat tė keq, nuk ka veprime". Dokumentari, i shfaqur ditėn e djeshme nė sallėn e Qendrės Kulturore tė Ushtrisė, solli dėshmi tronditėse tė genocidit dhe persekutimit tė egėr, qė diktatura komuniste ushtroi mbi elitėn intelektuale tė kohės sė diktaturės, duket se nuk ka qėnė njė rastėsi, por pikėnisja e hapjes sė dosjeve tė spiunėve, tė cilėt edhe pse janė tė tillė dhe kanė kapur poste tė larta nė politikė e nė pushtet, gjendeshin nė promovimin e kėtij dokumentari prekės dhe aktakuzė pėr ta, tė cilėt janė pjesė e pushtetit, e kuvendit, e zyrave tė shtetit, tė PD, tė kabinetit tė Berishės, kėtij kryeministri tė dėshtuar dhe tė penalizuar, qė bashkėpunon ngushtė me kėtė kontingjent tė pėrzgjedhur spiunėsh prej vitit 1991 e nė vazhdim. Dosjet duhet tė hapen, sepse ky ėshtė kusht. Shqipėria ėshtė i vetmi vend i dalė nga kthetrat komuniste qė nuk e ka bėrė kėtė deri sot. Dosjet duhet tė hapen, sidomos pėr ata qė janė nė politikė dhe nė institucioen tė fuqishme publike. Propaganda, se po u hapėn dosjet do tė bėhet hataja ėshtė njė tjetėr manovėr e poltikės dhe konkretisht e vetė spiunėve, tė cilėt nuk duan qė kėto dosje tė hapen, ndaj pengojnė prej 17 vjetėsh. Pushteti aktual ka tashmė nė dorė njė armė tė keqe, tė cilėn nuk po e pėrdor pėr tė pėrmbushur njė mision qytetar e ligjor, njė pastrim moral tė shoqėrisė nga ish-spiunėt, por pėr tė bėrė shantazh zyrtar kundėr atyre qė janė pjesė e kėtyre dosjeve kriminale. Dhe kėtė praktikė Berisha e ka aplikuar pėrherė, duke i mbajtur peng bashkėpunėtorėt e tij, tė cilėt janė me dosje dhe nė tė vėrtetė janė tė shumtė rrotull tij.
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Loja me (mos) hapjen e dosjeve :: Komentet

mira

Mesazh Sun Jul 06, 2008 1:01 pm nga mira

Ky nuk eshte nje zbulim. Te gjithe e dime me koh qe Kjo ishte/eshte loja. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jul 06, 2008 1:05 pm nga Iliriada Portal

Topi eshte po aq pergjegjes sa te tjeret per moshapjen e dosjeve, per tmos thene se eshte nje ish lojtar i kesaj loje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi