ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MEDITIM MBI VALLET ZAGORITE (Nga Jorgo S. TELO

Shko poshtė

18122008

Mesazh 

MEDITIM MBI VALLET ZAGORITE (Nga Jorgo S. TELO Empty MEDITIM MBI VALLET ZAGORITE (Nga Jorgo S. TELO




Esse nga Jorgo S. TELO

(Meditim rreth valleve tradicionale zagorite)

D
uke pėrndjerė zbehjen graduale, qė mbart dhe rrezikun e shuarjes sė valles zagorite si vlerė tradicionale, marr shkas tė shtjelloj shkurtimisht diēka tė qėmtuar, apo edhe tė pėrjetuar pėr kėtė dukuri tė kėndshme tė folkut zagorit, qė mė sė tepėrmi ka lidhje tė drejpėrdrejtė me isopolifoninė e trevave jugore (toske e labe).
Dihet nga gjithkush qė nė krahinėn tonė nuk arriti tė masivizohej tė kėnduarit apo tė vallėzuarit e shoqėruar me saze. Instrumentet popullore arrinin gjer nė kufijtė e improvizimeve imitativė tė disa prej veglave pėrbėrėse tė orkestrinave popullore.Nga ē’kemi dėgjuar, mund tė ketė sjellur dikur njė lliarjot ndonjė gajde rastėsisht e mbeti si gojdhėnė shprehja “Si gajde e Mitro Vavos” duke ģ dhėnė edhe ngjyrime emocionale, sipas rastit…Mbaj mend qė nė dasmėn e Thanas Kllapit nė Zhej nxirrte tinguj joshės njė instrument si fizarmonikė, por me kacekun qė hapej e mbyllej lart e poshtė dhe jo pėranash siē e pashė njė vit mė pas nė shkollėn shtatėvjeēare tė Sheperit nė krahėt mėsuesit pasionant Evien Peri. Mund tė ketė qenė viti shkollor 1956-57.
Tepėr vonė hynė mė bujshėm veglat muzikore, por jo me fuqinė tė shoqėronin tė kėnduarit me gojė as vallet e kėnduara; por vetėm si nxitėse pėr vallet popullore tė mbartura nga krahinat e tjera nė ziafete tė ndryshme e mbrėmje vallėzimi tė rinisė. Tė gjitha vegla tė importuara ishin….
Nga fėmijėria kujtoj qė boshatia e madhe shpirtėrore qė krijonte koha kur po rriteshim brenda njė krahine disi tė izoluar nga qytetėrimi, nxitte fėmijėt tė sajonin lloj – lloj lodrash, qė nga ato qė trashėgoheshin e gjer nė sajesat e ēastit sipas rrethanave e mundėsive. Ishin me dhjetra lodrat popullore, qė ushqenin jetėn shpirtėrore tė tė gjitha moshave; qė nga ato pėrreth vatrės gjer tek lojnat lėvizore nė vende tė hapura. Mes tyre kish dhe tė atilla qė merrnin trajtesėn e valles sė mirėfilltė. Kėsisoj pėrmend vallen “Aman pata – pata!” - valle humoristike me gota:
“Aman, pata – pata!
Aman, shyqyr – shyqyr!
Ti ku e ke tėnden – o?
Ja ku e kam timen-o!
Merre nė dorė,
mbushe plot
vure nė kokė!...”

VAZHDON


Edituar pėr herė tė fundit nga JORZAGORITI nė Thu Dec 18, 2008 8:05 pm, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : SISTEMIM)
JORZAGORITI
JORZAGORITI

Numri i postimeve : 739
Age : 79
Reputation : 0
Points : 29203
Registration date : 28/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

MEDITIM MBI VALLET ZAGORITE (Nga Jorgo S. TELO :: Komentet

JORZAGORITI

Mesazh Thu Dec 18, 2008 8:06 pm nga JORZAGORITI

Si valle – lodėr kish arritur gjer tek ne edhe vallja ballkanase “Si e shtypin piperė”. Ndikonin jo pak dhe prurjet e kurbetllinjve tė shumtė, shpėrndarė prej vitesh nėpėr botė…
Ishte periudha kohore 1978 – 1988, kur mbuloja zhvillimin kulturor e sidomos atė folklorik nė Zagori. Atėherė gjetėm mjaft kėngė homofonike e polifonike disazėrėshe e disa lloj vallesh….
Kjo valle (Aman pata – pata!) interpretohej nė kulmet e gostive e ceremonialeve tė gėzueshme nga individė tė spikatur e tė aftė si improvizues humoristė, por edhe tė shkathėt nė nuancat koreografike e zhdėrvjelltėsinė e lėvizjeve tė gjymtyrėve, shoqėruar me mimikė tė kuptimshme e pantomimikė komunikative brenda grupit improvizues. Nga kjo valle-lojė e hershme e ruajtur nė fshatin Lliar si njė relikė e harruar, aritėm nė pėrtėritjen e disa lėvizjeve domethėnėse. U arrit tė rizgjoheshin disa pjesė pėrbėrėse tė kėsaj valleje nga tė paharruarit Kiēo Llane, Mitro Hila,Lono Miho, Leko Koēi e nga tė tjerė qė vijojnė tė jetojnė me imazhin e atyre provave pragfestival…si Aristotel Stefani. Kiēo Muēi, Lliko Hila, Jorgo Meēi, Fone Taēe e tė tjerė.
Mirėpo, meqė nuk e krijuam bindjen e duhur pėr arritjen cilėsore tė kėsaj valleje, u kalua nė njė tjetėr valle, (edhe kjo e qėmtuar po nė fshatin Lliar.)
Ishte pikėrisht vallja e kėnduar humoristike “Rashė e theva shtėmbėn”, interpretuar me lezet nga grupi ģ burrave e tė rinjve tė fshatrave Lliar – Zhej e tė tjerė zagoritė ku dominonin korifeu ģ valles Aristotel Stefani, pasuar nga Kiēo Llane, Lono Miho, Thoma Stani, Sotir Mekshi, Kostandin Sterjo, Fatmir Pali, Thoma Ndreko e Dhame Xhamballo, njė tetshe kjo qė mbushi dhe ģ dha njė dritėzim tė veēantė Kalasė sė Gjirokastrės si dhe skenave tė tjera ku u interpretua brenda sensit tė saj humoristik dhe lirik.

VAZHDON

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

JORZAGORITI

Mesazh Thu Dec 18, 2008 11:22 pm nga JORZAGORITI

Nuk mund tė harroj kurrsesi qė nė Zhej dhe Liar, veē dhjetra kėngėve tė hershme isopolifonike, qė na ģ bėri tė njohura ģ papėrsėrirshmi bartės folklori, Xhako Kapetani (Kėshtu e thėrrisnin mė sė shumtin tė moshuarin e atyre viteve, Thanas Kapetanin) gjenden edhe kėngė e valle tė tjera.valle tė tjera. Kujtoj mirė qė Xhakoja na e interpretonte kėngėn “Na ftoi mbreti nė dasmė…/ nė bodrumet e kalasė…/”. Ishte e habitshme qė ai e deklamonte kėngėn sipas ritmit tė lėvizjes sė zdrukthit mbi dėrrasė. Mjaft domethėnėse kjo pėr ēfarėdo zejtar vendas apo kalimtar…
Njė nga vallet e kėnduara qė mundėm ta ēonim gjer nė festival tė rrethit, por meqė ishte disi masive pėr nga numri ģ interpretėve, nuk shkoi mė lart qė tė njihej nga publiku ģ gjėrė ishte “Vallja e zogave”, ku merrnin pjesė gra e vajza. Tradicionalisht kėrcehej nga femrat tė shtunėn ose tė dielėn e dasmės. Kjo valle e kėnduar nisej kėshtu nga interpretja kryesore:
- Unė kam zogėza shumė,
o bilbil-o!
- Ģ ke ti, por t’ģ marr unė,
o zogėzo!
Si bartėse virtuale e kryesore tė kėsaj valleje argėtuese ishin tė ndjerat Ollka Kllapi dhe Polikseni ose Pako e Kllapaj, siē e thėrrisnin mė dendur. Ato edhe pse tė moshuara paksa nė krahasim me shumicėn e valltareve tė reja, nuk pėrtonin t’ua mėsonin atyre “vallen sustė” dhe “vallen me dy gjurmė” si dhe vallen e zhdėrvjellėt “Hap e mbyll”, tė cilėn e interpretoi mjeshtėrisht Kostandina Shabani nga Lliari dhe dhe Eli Meēi nga Doshnica nė skenėn e Kalasė, sipas ritmit qė ģ jepej valles prej kėngės sė interpretuar nga Hoshteviatja Kostandina Prifti(Dushi)
Duhet thėnė se kjo valle nisi me variantin e zakonshėm “ēalthi” tė shtruar me vargjet:
“O lule, moj lule, o lule, rritur nė male,
Dil, folu, moj lule, folu shoqeve me radhė…”
Kjo valle u rinovua mbi bazėn tradicionale: “O moj fletė , ti moj flet’, o moj flet’ e hudhėrėsė”; me interprete vezulluese Katerina Gjikėn e pasueset e tjera tė saj.
Si u realizua njė rreth ģ plotė me kėtė lloj kėrcimi u kalua nė tė dytin variant: nė vallen “Hap e mbyll”:
“Po vinė shoqet, po vinė,
hape vallen, moj lule,
mbylle vallen moj lule,
bukur mė kėrcyeke!”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

JORZAGORITI

Mesazh Thu Dec 18, 2008 11:25 pm nga JORZAGORITI

Si bartėse, improvizuese dhe deklamuese cilėsore e kėngėve vendēe dhe valleve sustė ishte Afrodhiti Telo.
Kombinimi ģ evoluar ģ “fletės sė hudhrės” me motive tė reja krijoi si nė mėnyrė tė beftė situata tė tjera hareje nė sheshin e Kalasė sė Festivalit, ku dalloheshin dy interpretet qė porsa theksuam si dhe tė tjera tė reja nga shkolla e mesme e nga fshatrat.
Nuk mund tė anashkaloj cilėsimin e interpreteve mė tė spikatura tė kėngėve dhe valleve tradicionale qė pėrfaqėsojnė mė tepėr e bindshėm krahinėn e Zagorisė pėr elegancė, larmi motivesh, shkathtėsi e pėrpikmėri lėvizjesh koreografike: Po e nis nga ē’kam njohur vetė nė provat qėmtuese e veprimtari tė drejpėrdrejta nė mjedise familjare apo nė nė ish vatrat e kulturės: Ollga Kllapi, Anthulla Ēarka, Froso Stefo, Rina Mino, Sofi Lena, Juli Garo, Stefani Ēarka, motrat Meseli, Fotini Saqellari, Froso Ndreko Afėrdita Meēi, Hariklo Llane, Drita Hila e tė tjera nga fshatrat Zhej – Lliar si dhe tė rejat e shkollės sė mesme Nivan: Margarita Kllapi, Afėrdita Meēi, Vasilika Mboqe, Eli Stani, Florica Ndreu, Aleksandra Ndreko, , Anketi Kondi, Marianthi Kuro (Mandi), Kostandina Ēoku, Eli Meēi, Katerina Gjika (Buzi) Ermira Telo (Koxhioni), Vjollca Gjika (Hoxha), Donika Ngjela, Jolanda Kuro, Eli Ndreu, Elida Telo (Dilo), Tefta Dilo, Folite Konomi (Marka), etj.
Vazhdonte “vallja e zogave” kėnduar sipas tė kėrcyerit tradicional “ēalthi” me lodra fjalėsh e vargje “hidh e prit”, duke u shkėputur vajzat njė nga njė prej valles. Kur mburrej nėna e djalit me fjalėt: “Tė mora zogėn mė tė mirė”, interpretja e kreit tė valles qė simbolizonte nėnėn e vajzės kalonte nė humor gati grotesk me domethėnien: “Ti s’more tė mirėn/ as zogė gjeraqinėn,/ po mė more breēkėn,/ atė turifeēkėn/…”
Pėr njė tjetėr valle me motivet e ēalthit, por tepėr e shpejtė nė ritėm, nė kujtesė mė ka mbetur njė grua zhejote me moshė mesatare atėherė e pikėrisht Vitori Londi. Atė e pikasa nė njė dasmė dhe nuk vonoi ta merrja t’ua mėsonte tė rejave, gjersa u pėrgatit vallja e gėzuar dhe e hareshme mbi refrenin tradicional “Jasem tarnana, jasem tarnane!” (Pak a shumė kjo valle (1983) ishte njė imitim ģ zagoritizuar ģ valles me saze “M’u te borshi mė tė dalė, lule, Zaho, lule djalė!”, por pa orkestėr.
“Nė sy mė qėndroi drita,
jasem tarnana, jasem tarnane!
dhe nė buzė ca bilbila
jasem tarnana, jasem tarnane!
Mė thonė: “Hiqe vallen shpejtė!”
jasem tarnana, jasem tarnane!
Porsi flutur krahėlehtė,
jasem tarnana, jasem tarnane!
Hidhe vallen , o moj flutur!
jasem tarnana, jasem tarnane!
Si dhe vallja je e bukur,
jasem tarnana, jasem tarnane!”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

JORZAGORITI

Mesazh Thu Dec 18, 2008 11:27 pm nga JORZAGORITI

(Tė larmishme kanė qenė pothuajse edhe tė gjitha vallet zagorite tė burrave, tė grave dhe ato tė pėrzierat qė realizoheshin kryesisht kur ngrihej nusja nė valle, tė dielėn nė mbrėmje pas darkės. Porse mbahet mend si vallja mė masive vallja e emėrtuar “Hodhi shenja vallen-o!”Bėhet fjalė pėr njė nga vallet mė tė spikatura, mė kuptimplote, pėrmes sė cilės pėrcillen mesazhe tė bukura njerėzore sidomos ato tė dashurisė e harmonisė brenda familjes, farefisit e komunitetit lagje, fshat e mė tej, gjer te shoqėria e miqėsia… Fjalėt e “valles dyshe” tradicionale, kur nė krye tė valles del nusja e pasuar nga tė tjerė dasmorė (meshkuj – femra tė ēdo moshe) janė ato qė ģ deklamon njėra nga tė afėrmet e dhėndrit, e cila me njė dozė pompoziteti tė pėrligjur grish ata-ato qė, pėr pozicionin qė kanė ģ “detyron” tė ngrihen nė valle, tė dytėt pas nuses. Valltarja grishėse, qė ka mbajtur peshėn e fragmentit mė kryesor tė ceremonialit tė dasmės kėndon, duke e drejtuar vėshtrimin e shaminė qė mban nė dorėn e zgjatur pėrpara:
“Hodhi shenja vallen-o
pėrmbi babo Nunin-o etj etj…

Grishen me tė kėnduar shumė persona, qoftė me emrin qė kanė ose me ofiqet: babo, nėne, mama, dajo, xhaxha, kunat, kunatė, hallė, krushk(ė) etj. Pasi ka zėnė ģ ftuari nusen pėrdore, grishėsja vijon me fjalėt:
“Ē’na ka lezet valleja,
/kur kėrcen sorkadheja/
me babanė kra pėr kra!...”

E kėshtu me radhė pėr gjithė tė tjerėt.
Ndėrsa kur grishet dhėndri nė valle, njė nga kryesorėt ia shkrep me humor:
‘Ē’u zu Qeleshi nė valle, hop qeleshi!
Vetullat si katraveshi, hop qeleshi!
Me mustaqe gjer te veshi, hop qeleshi!
Kjo valle goxha argėtuese e spektakolare kėrcehet me llojin “ēalthi” ose “me dy gjurmė”nga femrat e fshatrave Zhej, Lliar, Doshnicė, qoftė edhe nė Hoshtevė e Vithuq e me dyshen e zakonshme tė thjeshtė nė fshatrat e “Zagorisė sė Sipėrme”. Kurse burrat, jashtė valleve humoristike kanė kėrcyer zakonisht vallen e thjeshtė “Dy hapa para, njė mbrapa” (Kjo ėshtė vallja e thjeshtė “vendēe”mė e pėrhapura nė trevat isopolifonike jugore).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

JORZAGORITI

Mesazh Thu Dec 18, 2008 11:28 pm nga JORZAGORITI

E theksoj qė vallet e inetrpretuara nga gratė e vajzat zagorite nėpėr vite kanė demonstruar kėndshėm nė gjithė vendin vlera tė rralla folklorike tė papėrsėritshme nė asnjė trevė tjetėr shqiptare apo ballkanike. Vallen tjetėr humoristike “O moj dhelpėra ajdhore, tuj – tuj – dhelpėra!” qė thuhej se e kish mė pėr qejf Kristo Gjika nga Koncka, nuk arritėm ta rroknim tė plotė. Ndoshta mbetet pėr tė “gėrmuar”…kjo e sa tė tjera qė quhen tė humbura…
Tė kuptohemi, kryevallja qė pėrfaqėson denjėsisht shumė vlera tė botės shpirtėrore e fizike tė zagorites ėshtė “Vallja ēalthi”, tė cilėn nė FFK – 1978 e paraqitėm tė titulluar natyrshėm “Vallja jonė valė – valė” e mė pas me tė tjera emėrtime,sipas pėrmbajtjes, pėrherė sipas kėrcimit tradicional. Pėr “vallen ēalithi” e vlerat e saj qė dilnin mė nė pah me kostumin tradicional, ishte ģ interesuar nė mėnyrė tė veēantė koreografi ģ shquar shqiptar, Artisti ģ Popullit Panojot Kanaēi nė fillim tė viteve ’80.Interesimi ģ tij pėr ta vėnė kėtė lloj valleje me trupėn e valltareve virtuoze tė Ansamblit Shtetėror tė Kėngėve e Valleve, ishte ģ dukshėm. Me sytė e mi pashė se sa shumė iu desh artistit tė madh t’ua mėsonte valltareve profesioniste “Sustėn” zagorite. Pashė se sa vėshtirė e kishin ato tė imitonin sadopak valltaret qė ishin puro zagorite e pikėrisht nxėnėset e pėrzgjedhura tė shkollės sė mesme: Frederika Kristo nga Doshnica e Kostandine Fociro nga Ndėrani, tė cilat, si dhe Katerina Gjika ishin gati profesioniste nė shprehitė e shkathtėsinė e lėvizjeve tė harmonishme. Vetėm Artistja e Merituar,Kryevalltarja Liliana Cingu arriti tė kapte rreth tetėdhetė pėrqind tė valles sonė. Tė tjerat pothuaj “u dorėzuan” pėrballė vėshtirėsisė nė koordinimin e lėvizjeve nė unison me suspacionin karakteristik. Me ē’pashė mė vonė nė ekran, grupi ģ valleve tė Ansamblit Shtetėror dha diēka, por jo me pėrsosmėrinė qė e interpretonin vajzat zagorite, tė cilat e kishin nė gen vallen dhe e pėrtypnin mė bindshėm e mė saktė prej nėnave e gjysheve tė tyre.
Shpreh hapur keqardhjen se ashtu si shumė avaze kėngėsh tė traditės sonė tė hershme edhe vallet mė tė zėshme tradicionale mjerisht po veniten gjer nė caqet e shuarjes edhe nga praktika e tė kėrcyerit nėpėr dasma, sepse shumė zakone po ģ “mbyt” bashkėkohėsia, duke zvetėnuar majat e sė shkuarės tradicionale; qė nga procedura spektakėl e dollisė e gjer te aksesorėt qė pėrmbushnin gati gjithė javėn e dasmės, aq tė larmishėme e tė pasur me veprime… tė gjitha tė shoqėruara me kėngėt e vallet pėrkitėse…

Nuk di, nėse do marrė ndokush iniciativėn pėr organizim sado tė vogėl nė krahinė apo nė qytetet ku ka zagoritė me shumicė; qė tė “Rilindin” tė paktėn disa nga bukuritė domethėnėse tė folkut zagorit. Shpresėn nuk e humbas, se e kam besimin qė ata inerpretė dhe ato interprete qė nė vitet ’70 – ’80 kanė qenė nėn 18 vjeē, do tė gudulisen nė shpirt e nė kujtesė, pėr tė rinxitur e rinisur diēka tė shumėpritur, duke lehtėsuar paksa etjen pėr kėto trashėgimi shpirtėrore shumėvlerėshe… Sė paku kėto vlera nė forma tė ndryshme t’u pėrcillen brezave tė pritmė, sa tė jetė e mundur…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jona

Mesazh Thu Dec 18, 2008 11:50 pm nga Jona

Jam fan e e jotja me perlqejne medimet e tua. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi