ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse Berisha duhet tė bėhet kryetar nderi i Fondacionit “Qema

Shko poshtė

25012008

Mesazh 

Pse Berisha duhet tė bėhet kryetar nderi i Fondacionit “Qema Empty Pse Berisha duhet tė bėhet kryetar nderi i Fondacionit “Qema




Wednesday, 23 January 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Sado e habitshme tė duket, nėse anėtaret e bordit tė Fondacionit “Qemal Stafa” tė PS, do tė tregohen konsekuentė, duke nderuar Qemal Stafėn, atėherė ata do ta zgjedhin Berishėn kryetar nderi tė fondacionit.Berisha ėshtė prototipi i njeriut tė edukuar, apo tė brumosur, siē thuhej nė kohėn e komunizmit, me idetė e Qemal Stafės. Qemal Stafa ishte i pari njeri nė Shqipėri qė e shpalli veten publikisht si komunist, duke deklaruar nė sallėn e gjyqit nė shkurt 1939, se ai ishte komunist dhe se kishte bindjen se vetėm komunizmi do ta shpėtonte popullin shqiptar. Dhe me komunizėm Qemal Stafa kuptonte stalinizmin, se nė 1941, ai ishte njė nga 15 firmėtarėt e rezolutės themeluese tė Partisė Komuniste Shqiptare, ku thuhej se partia do tė ndėrtohej sipas mėsimeve tė Leninit dhe tė Stalinit, ēka do tė thoshte se partia do tė kėrkonte tė merrte pushtetin pėr tė vendosur nė Shqipėri njė regjim diktatorial leninist-stalinist. Ky regjim nė Shqipėri u vendos nė 1944 dhe gjatė 47 viteve tė ekzistencės sė diktaturės u bė eksperimenti utopik i ndėrtimit tė njeriut tė ri komunist, Leninist-stalinist.
Sali Berisha mund tė konsiderohet si ekzemplar-produkt i kėtij eksperimenti tė pėrbindshėm social. Sali Berisha ka lindur nė 15 tetor 1944, vetėm 20 ditė para se regjimi komunist tė vendosej nė Tropojė, dhe vetėm 44 ditė para se regjimi komunist tė vendosej nė gjithė vendin. Pra, Berisha ishte njė individ me trurin tabula rasa kur u vendos regjimi komunist. Ai do tė formėsohej nė mjedisin shoqėror dhe shkollat e Shqipėrisė komuniste, duke qenė njė produkt i pastėr i makinės shtetėrore tė prodhimit tė njeriut tė ri komunist. Sali Berisha do tė largohej nga shtėpia nė moshėn 14 vjeē pėr tė shkuar nė shkollėn e mesme mjekėsore nė Tiranė, ku jetoi nė konvikt. Siē dihet, konviktorėt ishin ai grupim ku makineria shtetėrore e pėrpunimit tė njeriut kishte premisa mė tė mira pėr tė vepruar, pasi ata ishin tė shkėputur nga familja. Tė majtėt kanė tendencėn qė shumė nga vetitė e tij tė kėqija t’ia veshin mjedisit familjar ku lindi nė Tropojė, mjedisit familjar dhe social patriarkal dhe fisnor, bajraktarist. Por Berisha lindi pikėrisht nė kohėn kur sistemi shoqėror patriarkal, me bazė bajrakun, u godit rėndė nga komunizmi si reaksionar, dhe pushoi sė qeni njė interlokutor informal mes shtetit dhe banorėve vendas, siē kishte qenė deri nė vitin 1944. Tashmė bajraktarin e zėvendėsuan sekretari i organizatės-bazė tė partisė, kryetari i kėshillit, rezidenti i Sigurimit tė Shtetit, por kėta ishin njėlloj si nė Tropojė, si nė Sarandė.
Sa pėr mjedisin familjar patriarkal, Berisha u shkėput prej tij qė nė moshėn 14 vjeē. Qė prej asaj kohe, nė vitin 1958, ai ka jetuar nė Tiranė. Nė moshėn 18 vjeē, nė vitin nė tė cilin Qemal Stafa deklaroi nė gjyq se ishte komunist, studenti Sali Berisha bėri kėrkesė pėr t’ u bėrė anėtar i PPSH. Atėherė e pėrgėzuan pėr zellin por i thanė se duhej tė priste dhe pak. Sali Berisha e pėrsėriti kėrkesėn pėr t’u bėrė anėtar i PPSH nė moshėn 21 vjeē, kur Qemal Stafa u bė njė nga themeluesit e PPSH. Pėrsėri i thanė se duhej tė priste dhe pak. Nė vitin 1968, nė moshėn 24 vjeē, Sali Berisha u bė anėtar i PPSH. Mė vonė, kur u bė “antikomunist”, Sali Berisha ka thėnė se motivi qė e bėri tė hynte nė parti ishte agresioni sovjetik ndaj Ēekosllovakisė, nė 1968, gjė qė e bėri ta shikonte PPSH, si njė forcė qė nė ato momente mbronte interesin kombėtar. Berisha kėtu ka detyrimin tė na thotė se si e kishte mėsuar ai paraprakisht sulmin sovjetik ndaj Ēekosllovakisė, qė e shtyu tė bėjė disa kėrkesa nė periudhėn para tij. Kėshtu del se Berisha ka qenė njė gjeni me aftėsi ezoterike nė gjeopolitikėn botėrore. Pastaj kur Berisha thotė sot se nė 1968 e identifikoi PPSH me interesin kombėtar, ai ka detyrimin tė sqarojė se pėr atė qė donte tė kuptonte, u bė e qartė e kundėrta, nė 1975, kur u botua Vepra 19 e Enver Hoxhės, ku jepej dhe dialogu i kėtij tė fundit me Hrushovin, tė cilit i thoshte se do tė bėnte tradhti ndaj kampit socialist nėse e hiqte ushtrinė sovjetike nga Vlora.
Nė partinė ku Qemal Stafa ishte bashkėthemelues, Sali Berisha do tė militonte pėr 22 vjet deri nė vitin 1990, pra pėr aq vjet sa ē’ do tė ishte mosha e Qemal Stafės kur ai u vra nė vitin 1942. Kjo ėshtė me tė vėrtetė domethėnėse: Sali Berisha ka qenė anėtar i partisė sė themeluar nga Qemal Stafa, pėr aq vjet sa Qemal Stafa ka jetuar nė kėtė botė. Nga kėto 22 vjet, Berisha, pėr dhjetė vjet, do tė ishte sekretar i organizatės tė bashkuar tė partisė nė spitalin e Tiranės. Nė kėtė organizatė Berisha ishte nė krye tė mė tepėr komunistėve se ē’kishte partia nė vitin 1941, kur u themelua. Partia nė 1941, kur u themelua, kishte rreth 200 komunistė, ndėrsa organizata e bashkuar ku drejtonte Berisha, kishte mė shumė se 200 anėtarė dhe kandidatė partie, qė nga mjekėt, tek kaldajistėt dhe pastrueset.
Nė partinė e themeluar nga Qemal Stafa, Berisha u brumos, siē thuhej nė atė, me idetė e Leninit dhe Stalinit, ashtu siē kėrkonte rezolucioni i firmuar dhe nga Qemal Stafa nė 1941. Berisha u bė ekzemplari i njeriut tė ri, tė formuar sipas moralit komunist, qė ishte nė fakt njė antimoral, qė kultivonte tek njeriu antinjeriun, me parimin e luftės sė klasave, qė e bėnte terrorin parim moral. Berisha u rrit dhe u “brumos” si njė klonim i Qemal Stafės, si njė projektim nė tė ardhmen i Qemal Stafės, duke u bėrė ai ēka Qemal Stafa do tė donte tė ishte njeriu. Berisha u kultivua mendėrisht ashtu siē e parashikonte doktrina e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit pėr formimin mendor tė njeriut, si njė njeri i pastruar nga “mbeturinat”, siē quheshin atėherė e moralit reaksionar tė sė shkuarės, apo “skoriet”, siē quheshin, tė mendjes, tė trashėguara nga e shkuara borgjezo-feudale. Pra, tė gjitha vetitė e kėqija qė Berisha shfaq sot, dhe tė cilat ia zėnė pėr tė madhe kundėrshtarėt e tij politikė, janė produkt i zbatimit tė ideve marksiste-leniniste, sipas tė cilave Qemal Stafa dhe shokėt e tij kėrkuan ta formėsojnė shoqėrinė shqiptare, dhe qė i paraqitėn nė rezolucionin e themelimit tė PKSH.
Berisha mund tė quhet klonim i Qemal Stafės edhe pėr faktin se ai kur ishte nė stėrvitje ushtarake, aksione, apo festa me kolektivin, ku kėndohej, e kishte zakon qė pėr t’ u treguar shumė parimor, tė niste i pari kėngė ideologjike, njė ndėr tė cilat ishte ajo pėr vrasjen e Qemal Stafės. Berisha thoshte se i pėlqente shumė kjo kėngė, se atje pėrmendej spitali:
“Atje nė Tiranė, afėr njė spitali,
ē’ u vra Qemal Stafa, njė trim nga tė malit”.
Nuk dihet nėse Berisha e kishte pyetur veten se ē’donte ky “trimi i malit” Qemal Stafa, nė mes tė Tiranės, pranė spitalit, se pastaj mund tė pretendonte dhe mendime disidente, qė nė atė kohė. Sa pėr dy vargjet nė vazhdim tė kėngės:
“Ē’ i ranė nga prapa,
Spiunėt e djallit”.
me siguri qė Berishės nuk duhet t’ i kenė pėlqyer dhe aq, se “spiunėt e djallit” vazhduan tė ekzistojnė dhe me ardhjen nė pushtet tė partisė sė themeluar nga Qemal Stafa, madje u shtuan dhe mė tepėr se nė kohėn e fashizmit, duke u rėnė pas dhe spiunuar “Qemal Stafėt” qė thoshin se nuk kishte gjizė nė treg, gjė qė nuk ndodhte nė kohėn e fashizmit. “Spiunėt e djallit” bėnin karrierė nė kohėn pushtetit tė partisė sė Qemal Stafės, dhe Berisha ėshtė njė shembull pėr kėtė gjė. Ai ka “Qemal Stafėn” e tij, Hysen Shoshorin, qė e ka akuzuar publikisht, se i ka rėnė pas si “spiun i djallit” dhe ka dėshmuar kundėr tij kur ai u dėnua pėr agjitacion dhe propagandė.
Nė vitin 1990, kur nė Shqipėri u vendos pluralizmi politik, si njė zbatim i platformės sė Katovicės, Sali Berisha ishte 46 vjeē dhe kishte qenė pėr 22 vjet komunist. Ai, dhe ēdokush tjetėr, sigurisht kishte tė drejtė tė linte teserėn e PPSH dhe tė hynte nė njė parti tjetėr, madje dhe nė PD, por jo tė bėhej kryetar i PD, se nuk kishte kuptim pluralizmi, kur kryetari i partisė mė tė madhe opozitare, bėhej njė njeri qė kishte qenė 22 vjet anėtar i PPSH. Nė Shqipėri nė 1990 kishte 160 mijė komunistė nė 3.2 milion shqiptarė, ndėr tė cilėt kishte shumė intelektualė pa parti, kėshtu qė nuk ishte e domosdoshme qė njė komunist tė bėhej kryetar i PD dhe tė ishte i tillė dhe 18 vjet pas vendosjes sė pluralizmit politik, nė 2008. Berisha ėshtė prova mė e mirė se ka ekzistuar platforma e Katovicės.
E gjithė kritika dhe sulmet qė PS, dhe partitė e tjera tė sė majtės, si dhe organizatat pranė sė majtės, si ajo e veteranėve i kanė bėrė Berishės gjatė kėtyre 18 vjetėve, si personifikim i sė keqes, si njeriu qė shkatėrroi dhe dogji Shqipėrinė, ėshtė paradoksale dhe boomerang, pėr faktin se nėse Berisha i ka vėrtet kėto veti, atėherė kėto janė vetitė e njeriut tė ri tė krijuar nga komunizmi, duke qenė se Berisha ėshtė prototipi i kėtij njeriu tė ri, tė ideuar edhe nga Qemal Stafa. Prandaj Berishės i takon tė jetė kryetar nderi i Fondacionit “Qemal Stafa”. Sali Berisha ėshtė reinkarnacion i Qemal Stafės. Kur tė majtėt e akuzojnė Berishėn se drejton qeverinė dhe partinė e tij me metoda autokratike, ata me kėtė komprometojnė dhe Qemal Stafėn, se Berisha kėto metoda i mėsoi nė partinė e themeluar nga Qemal Stafa, dhe tė cilėn ky i fundit e ideoi sipas, mėsimeve tė Leninit dhe Stalinit. Natyrisht qė Berisha nė partinė e tij tė sotme, i ka fort pėr zemėr “spiunėt e djallit”, se ata i pėrdor si “kukulla tė komanduara me fije”. Dhe nė partinė qė e kontrollon si Enver Hoxha, ndjek shembullin e kėtij tė fundit; ashtu si Enver Hoxha u pajtua dhe nė njė mėnyrė apo tjetėr influencoi qė tė eliminohet Qemal Stafa, qė akuzohej pėr vrasje politike, edhe Sali Berisha, pati njė rol pak a shumė tė ngjashėm me duke u pajtuar qė tė eliminohet “Qemal Stafa” i tij Azem Hajdari, tė cilin Berisha, e shikonte ashtu si Enver Hoxha Qemal Stafėn, si rival bezdisės.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi