ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Muaj Mjalti” Genc Pėrmeti: Njė tapet i kuq, pėr aktorėt shqiptarė

Shko poshtė

18022009

Mesazh 

"Muaj Mjalti” Genc Pėrmeti: Njė tapet i kuq, pėr aktorėt shqiptarė Empty "Muaj Mjalti” Genc Pėrmeti: Njė tapet i kuq, pėr aktorėt shqiptarė




Skenaristi tregon pėr xhirimet e filmit “Muaj Mjalti”,por flet dhe projektin e tij me legjendėn e kinemasė Alexandre Rockwell “Sex Wrestleing from Anmerica”, Intervistoi: Julia Vrapi
"Muaj Mjalti” Genc Pėrmeti: Njė tapet i kuq, pėr aktorėt shqiptarė Muaj-mjaRegjisori serb, Goran Paskaljeviē para disa muajsh nisi filmin e tij tė ri “Honeymoon”, (Muaj Mjalti), i cili ėshtė bashkėprodhimi i parė kinematografik shqiptaro-serb. Skenari ėshtė shkruar nga Paskaljeviē dhe Genc Pėrmeti. Drama e titulluar "Muaj Mjalti" pėrqendrohet nė dy histori paralele. Njė familje shqiptare dhe tjetra serbe, tė cilat i bashkon emigracioni. Regjisori i njohur serb, Paskaljeviē ishte verėn qė kaloi nė Akademinė e Arteve, ku zhvilloi disa ditė kinoprova me tė rinjtė.
Ai pa disa filma shqiptarė dhe njėkohėsisht zgjodhi gjatė atyre ditėve edhe aktorėt e filmit “Muaj Mjalti”. Paskaljeviē, ėshtė njė nga regjisorėt mė tė njohur qė vjen nga Ballkani, ndėr filmat e tij pėrmendim “Fuēi baruti”, “Ėndrra e njė nate dimri”, etj. Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “SOT” skenaristi Genc Pėrmeti tregon se xhirimet e filmit kanė pėrfunduar dhe nė fund tė muajit mars filmi do tė jetė i pėrfunduar. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė histori qė rrėfen marrėdhėniet shumėshekullore mes dy popujve, por nė film bėhet fjalė pėr realitetet e tė dy vendeve, tė cilėt ngjajnė aq shumė dhe ndajnė tė njėjtėn shpresė, Evropėn. Historia shqiptare ėshtė shkruar nga Pėrmeti, ndėrsa historia e familjes serbe ėshtė shkruar nga Paskaljeviē. Mė tej gjatė kėsaj interviste skenaristi Genc Pėrmeti tregon se si lindi bashkėpunimi me regjisorin e njohur serb, por nė vijim tė kėsaj interviste ai flet dhe mbi projektin qė po ndėrmerr me legjendėn e kinemasė Alexandre Rockwell.

-Xhirimet pėr filmin “Muaj Mjalti” filluan para disa muajsh. Ē’po bėhet tani me kėtė film?

Ne i kemi mbaruar xhirimet e filmit “Muaj Mjalti”, njė koohproduksion mes Shqipėrisė dhe Serbisė, nėn regjinė e regjisorit tė njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe botė Goran Paskaljeviē. Mund tė them se mbyllja e xhirimeve ishte njė sukses, dhe vetė regjisori ėshtė shprehur i kėnaqur, por dhe emra tė tjerė tė njohur janė shprehur pėr njė film cilėsor, i cili besoj se do tė jetė njė nga filmat, qė do tė bėjė njė histori pėr kinemanė shqiptare, por edhe do tė ndihet nė arenėn e kinemasė evropiane dhe atė botėrore. Pėr momentin jemi duke u marrė me montazhin e filmit, njėkohėsisht ėshtė punuar dhe me pjesė tė tjera tė postproduksionit. Shpresojmė qė brenda fundit tė muajit mars filmi do tė jetė gati dhe mė pas do tė pritet dhe premiera e tij. Shpresojmė qė ky produkt do tė jetė pjesė e asaj qė quhet tapeti i kuq, ku pėr herė tė parė do tė shohim aktorėt tanė tė ecin nė tė si njė produksion shqiptar.

-Kur e ndėrmorėt projektin e kėtij filmi, e prisnit qė “Muaj Mjalti”do tė mbaronte kaq shpejt?


Nė bisedat qė kishim bėrė me regjisorin ishim pėrgatitur qė ne do tė ecnim shpejt. Nė fund tė viti 2006 kur ne e iniciuam kėtė projekt sidomos gjatė vitit 2007 kur po pėrgatisnim dhe skenarin, nga biseda qė nė kishim bėrė me regjisorin ai shprehej se e kishte vizualizuar tė gjithė filmin, pra nuk ėshtė se kishim pengesa. Nė momentin qė ne vendosėm, kur fituam dhe projektin pranė Qendrės Kombėtare Kinematografike, menjėherė u ndjemė tė gatshėm qė ky produkt mund tė fillojė menjėherė, aq mė tepėr qė edhe nga koohproduktorėt tanė pati njė buon sens, dhe tė gjithė deshėn qė ky film tė bėhej sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, pasi edhe vetė mėnyra se si ėshtė konceptuar ky film ishte tejet atraktiv. Regjisori Goran Paskaljeviē njė film tjetėr para “Muaj Mjalti” e kishte bėrė pėr tetė muaj, kėshtu qė ne ishim tė sigurt qė ky film do tė operonte shumė mė shpejt se sa projektet e tjera.

-Si ka lindur bashkėpunimi juaj me regjisorin Goran Paskaljeviē?

Me Goran Paskaljeviē ne jemi njohur nė Kopenhagen nė vitin 2004, kur ai pati premierėn e filmit tė tij “Betwen the insite dream”. Pas premierės sė filmit nė festival ne biseduam dhe duke qenė nė vijim me kontaktet me njėri-tjetrin nė vitin 2005 e ftova qė ai tė vinte nė TIFF, ku ai solli filmin e tij “Power gag”. Kėto filma u mirėpritėn shumė mirė nga publiku shqiptar dhe nė tė njėjtėn kohė ne filluam dhe bisedat e para nėse do tė ishte mundur qė tė bėhej njė film shqiptaro-serb, njė film me tematikė nga rajoni ose njė histori shqiptare e trajtuar me regji nga Paskaljeviē. Nė fillim tė viti 2006 ne ramė dakord qė t’i jepja disa materiale dhe ai pėrzgjodhi disa mes tyre. Pra bashkėpunimi me tė ishte njė rrugė shumė e gjatė. Unė e dija qė ky regjisor kishte interes tė bėnte njė film nė Shqipėri, i cili nuk ishte i rėndėsishėm se ēfarė produksioni do tė ishte, por ai donte qė tė bėnte njė film nė vendin tonė. Aty filluam bisedimet, por nuk ishte pėrcaktuar akoma se ēfarė produksioni do tė ishte. Mjafton qė njė regjisor i pėrmasave tė tij tė realizonte njė vepėr arti nė vendin tonė, dhe kjo ishte mė e rėndėsishmja nga tė gjitha.

-Filmi “Muaj Mjalti” trajton njė histori shumė interesante. Si ju lindi ideja pėr kėtė histori?

Goran kishte njė ide pėr dy histori paralele, njė do tė zhvillohej nė Shqipėri dhe njė do tė zhvillohej nė Serbi. U tentua qė tė bėhej dhe me autorė tė tjerė skenari, fatkeqėsisht nuk funksioni, dhe nė njė moment tė caktuar i ofrova njė histori. Ai u tregua i interesuar pėr kėtė, derisa e pėrfundova skenar ku doli mė pas dhe historia shqiptare.

-Ē’mund tė na thoni pėr pjesėn serbe nė “Muaj Mjalti”?

Filmi ėshtė xhiruar ėshtė montuar dhe ėshtė pothuajse i gjithi gati. Ashtu siē ėshtė dhe historia shqiptare, ėshtė njė histori tejet dinamike me disa konflikte siē janė ato mes brezave, por dhe mes mentaliteteve sidomos nacionalizmi edhe progresistėt nė Serbi. Nė kėtė histori janė disa konflikte, disa drama tė zhvilluara me mjeshtėri shumė tė lartė nė harkun kohor tė 50 minutave.


-Nė film marrin pjesė dhe emra tė njohur aktorėsh. Mbi ē’baza u bė pėrzgjedhja e tyre?

Aktorėt janė tė pėrcaktuar nga regjisori. Mund t’ju them se pėr dy personazhet kryesore, qė janė tė rinj nė “Muaj Mjalti”ai mori nė audicion mbi 70 tė rinj, prej tė cilėve ai pėrzgjodhi dy tė rinj tė cilėt do tė ishin dhe ēifti kryesor nė film. Ndėrkohė qė pėr aktorėt e afirmuar pėr atė ishte paksa mė lehtė, sepse iu afruan shumė filma. Ai krijoi njė ide dhe bėri takime. Por ka dhe Goran pishmanet e kėtij filmi. Ai dėshironte qė tė kishte dhe aktorin Ndriēim Xhepa, tė cilin ne e kemi njė ndėr aktorėt mė tė mirė, mirėpo kur bėri kastėn e aktorėve ai nuk gjeti njė rol tė pėrshtatshėm qė i bėn kėtij aktori. Emri tė njohur Ndriēim Xhepa nuk mund t’i lihej njė rol fragmentar, por duhej diēka qė vėrtetė t’i shkonte pėr shtat kėtij aktori. Ky ėshtė njė pishman qė i ka mbetur Goranit gjatė bėrjes sė kastit tė aktorėve tė filmit.


-Keni punuar me njė regjisor tė njohur, cilat janė pėrshtypjet e tij pėr Shqipėrinė?

Kur po ktheheshin nga Italia ku shkuam pėr xhirime, duke u kthyer me traget pėr nė Shqipėri Gorani i tha stafit tė tij: “ejani ēuna se do tė ikim nė shtėpi, nė Tiranė”. Ai e konsideron Tiranėn si njė vend familjar, ku ndjehet mirė dhe pa diskutim qė do tė jetė nė premierėn e filmit nė Shqipėri.

-Pas kėtij projekti, i cili tashmė ėshtė nė pėrfundim tė tij, do tė kemi projekt tjetėr nga Genc Pėrmeti?

Qė nė maj tė vitit 2008 ne kemi filluar pėrgatitjet pėr njė projekt kinematografik me regjisorin Alexandre Rockwell, i cili ishte dhe i ftuar nė “Tirana International Film Festival”. Ai ishte sė bashku me Brandon Cole skenaristin dhe dramaturgun e filmit “Iluminata”. Skenari i kėtij projekti ėshtė nga Rockwell, Cole, Ilir Butka dhe unė dhe regjia ėshtė e Alexander Rockwell, njė emėr ky qė besoj se nuk ka nevojė pėr shumė prezantim,duke ditur se ai ėshtė fitues i “Sundance”, bashkėpunėtor i afėrt i Steve Buscemit. Ka pasur nė kastin e tij emra tė njohur aktorėsh botėrorė si Entoni Quin etj, pra ai ka njė CV tė pasur nė karrierėn tij si regjisor. Ne jemi nė mbyllje tė skenarit dhe tani jemi nė pėrgatitjet, nė kontakt dhe me koohproduktorėt pėr ta bėrė tė mundur kėtė film qė quhte “Sex Wrestleing from Anmerica”. Nėse ne do tė operojmė ashtu siē duhet xhirimet e kėtij filmi mund tė fillojnė dhe kėtė vit dhe me njė kastė aktorėsh tejet tė dėshiruar, sepse do tė jetė njė produksion shqiptaro-amerikan. Do tė ketė aktorė tė njohur si Steve Buscemi, Sem Rockwell etj. Ėshtė joshėse qė kėta aktorė tė jenė nė Shqipėri pėr tė xhiruar disa javė nė njė film, ku ata do tė identifikohen nė njė produksion shqiptar dhe jo thjeshtė si njė film amerikan, por njė produksion shqiptar.

-Si e shikoni zhvillimin e kinemasė nė vendin tonė?

Po tė shohim vijueshmėrinė e kinemasė shqiptare, pas vitit 2000 kemi njė rritje cilėsore tė saj. Mos harrojmė qė filmi shqiptar ka arritur tė shkojė nė festivale tė ndryshme filmi si Venecia, tė fitojė nė Selanik, tė fitojė nė Kairo etj. Pothuajse tė gjithė autorėt qė kanė mbaruar filma vitet e fundit janė nderuar me ēmime nė festivale tė ndryshme. Kjo tė bėn tė mendosh qė kinemaja shqiptare ėshtė duke e rritur cilėsinė e saj, duke mos harruar qė kemi emra regjisorėsh si Kujtim Ēashku, Gjegj Xhuvani, Artan Minarrolli, Dhimitėr Anagnosti etj. Ne nuk mund ta mohojmė qė kinemaja shqiptare ka bėrė njė rritje nė rrugėn e saj. Gjithashtu nuk mund tė themi qė ne kėtė kėrkonim dhe e arritėm, pasi ėshtė njė rrugė shumė e gjatė. Me aq pak filma sa prodhohen tė kesh kėto rezultate nuk ėshtė pėr t’u pezmatuar, madje duhen tė pėrgėzohen kėta autorė shqiptarė, por ka akoma pėr tė bėrė. Ėshtė njė kompeticion shumė i madh. Kinemaja rumune nė kėtė moment ka arritur majat e saj,duke u futur nė elitėn e kinemasė mė tė mirė nė Europė.

-Ju u shprehėt se autorėt shqiptarė duhen pėrgėzuar pėr punėn e tyre pėr sa i pėrket filmit shqiptar. Por si e shikoni buxhetin pėr kėta filma ?

Qendra Kombėtare e Kinematografisė ka bėrė njė punė tė mirė me filmin. Ka bėrė njė rritje tė buxhetit gjatė kėtyre viteve tė fundit, por nuk mund tė themi se ėshtė e mjaftueshme sepse ka dhe shumė prurje, sidomos tani qė kemi dhe dy shkolla kinematografia, “Marubi” dhe e Akademisė sė Arteve. Tani kemi prurje mė shumė dhe prezantimet janė mė tepėr. Ky buxhet qė dikujt mund t’i duket shumė, po ta shikojmė me njė optikė tjetėr ėshtė pak, sepse kinemaja ndikon shumė mė tepėr nė pėrmirėsimin e imazhit tė Shqipėrisė.

-Kėtė vit festivali i filmit “Tirana International Film Festival” megjithėse mes shumė problemeve financiare pėrcolli vlera tė kinemasė, por dhe solli nė Tiarėn dhe emra tė njohur tė kinemasė botėrore. Si e komentoni kėtė si drejtor artistik i kėtij festivali?

Festivalet janė pėrherė tė vėshtira, sidomos kur nuk kanė njė mbėshtetje nga institucionet qė duhet ti mbėshtesin. Mė duket tejet demagogjike qė aktivitetet ndėrkombėtare duhet tė vetmbėshteten, dhe e dyta qė duhet tė gjejnė fonde nga institucionet ndėrkombėtare. Kjo nuk funksion kėshtu. Me sa di unė Festivali i Kanės nuk merr asnjė lloj mbėshtetje nga institucionet ndėrkombėtare dhe 80 pėrqind e buxheti tė tij ėshtė nga Ministria e Kulturės dhe nga entet e tjera shtetėrore. Po kėshtu mund tė them dhe pėr Venecian, Berlinin apo dhe pėr festivale tė tjera tė kinemasė. Kjo ėshtė njė keqdashje e tyre qė duan tė hapin kėto teori, qė nė kėtė mėnyrė duhet tė funksionojnė festivalet, kur dihet qė festivalet e filmit nuk i mbulojnė shpenzimet e tyre me shitje biletash dhe aq mė tepėr nė Shqipėri akoma hyrja ėshtė falas ose me ndihmė tė donatorėve lokalė. Ne e dimė shumė mirė, qė pėr kėtė lloj arti donatorėt privatė nuk janė tejet entuziastė. Ndryshon njė show nga kinemaja dhe sidomos kinemaja elitare, e cila ka njė reputacion tė pa pagueshėm nė komunitetin ndėrkombėtar dhe me kėtė unė i referohem tė gjithė jetės artistike.
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi