ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edvini nis fushaten me Gramoz Rucin dhe ata qe perdoren dhune ndaj studenteve qe kerkonin demokraci

Shko poshtė

30052009

Mesazh 

Edvini nis fushaten me Gramoz Rucin dhe ata qe perdoren dhune ndaj studenteve qe kerkonin demokraci Empty Edvini nis fushaten me Gramoz Rucin dhe ata qe perdoren dhune ndaj studenteve qe kerkonin demokraci




Artur Bego

Nė mėnyrė perverse, Edvini i Kristaq Ramės paraqet nė Qytetin Studenti, Gramoz Ruēin si fytyrėn e re tė partisė, ish-ministrin e brendshėm tė Ramiz Alisė, ndėrkohė qė nė listėn e tij ka rreshtuar shefin e sampistėve - dhunues tė studentėve, nė 1991 - Fidel Yllin, si dhe tė birin e Sulejman Bushatit, njėrit nga ikonat e regjimit qė dhunonte shtetasit e vet.

Nėn moton “Politikė e re pėr ndryshim”, Partia Socialiste ka ēelur dje zyrtarisht fushatėn me nje tubim nė Qytetin Studenti pikėrisht aty ku 18 vite mė parė protestat studentore ēuan nė shembjen e rregjimit komunist gjysmėshekullor. Por fushata zgjedhore ka nisur me njė sakrilegj tė vėrtetė. E majta ka nxjerrė nė tribunė pėr tė ēelur mitingun Gramoz Ruēin, njėrin prej fosileve tė fundit tė ramizizmit, i cili ka qenė protagonist nė betejėn pėr demokraci, por nė krahun e diktaturės. Ka qenė protagonist, njėlloj si Skėnder Gjinushi i cili po ashtu ndodhej dje nė Qytetin Studenti nė emėr tė politikės sė re apo njėlloj si Fidel Ylli qė atėhere drejtonte sampistėt qė godisnin studentėt e sot ėshtė nė listėn e kandidatėve tė “politikės sė re”. Gramoz Ruēi doli dje nė tribunė me tė njėjtėn paciptėsi si atėhere kur betohej se sa tė ishte ai gjallė, Partia Demokratike nuk do tė mund tė themelohej nė Tiranė, apo kur pak muaj mė vonė dha urdhėr qė tė qėllohej mbi shkodranėt qė kėrkonin demokraci, prej nga mbetėn tė vrarė 4 eksponentė tė PD-sė sė Shkodrės. Edi Rama bėri dje zgjedhjen e ndėrgjegjshme pėr ta nisur fushatėn me njė perversitet politik, me Gramoz Ruēin, duke kėrkuar pėrdhosjen e ėndrrės sė shqiptarėve, pėr integrimin e shpejtė tė Shqipėrisė nė BE. Sa pėr kronikė, mund tė thuhet se mė pas, aktorja Luiza Xhuvani, kandidate e socialistėve nė Qarkun e Vlorės guxoi tė shpėrdoronte sloganin historik “Ta bėjmė Shqipėrinė si gjithė Europa” edhe pse Shqipėria sapo ėshtė bėrė anėtare mė tė drejta tė plota nė NATO dhe pret qė fitojė statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Europian. Xhuvani deklaroi mė tej se “pėr ta bėrė Shqipėrinė si Europa duhet ta bėjmė mė parė si Tirana”. Por nėse pėr PS-nė zyrtare modeli i Bashkisė sė Tiranės duhet qė tė shtrihet nė tė gjithė Shqipėrinė janė tė shumtė qė e kundėrshtojnė atė. Prej kohėsh e djathta, deri nė njėfarė kohe LSI si dhe disa shoqata ambjentaliste kanė lėshuar alarmin e betornizimit tė frikshėm tė kryeqytetit shqiptar si pasojė e dhėnies sė shfrenuar tė lejeve tė ndėrtimit. Vetė lideri historik i sė majtės, Fatos Nano, tha disa ditė mė parė se modeli i kryebashkiakut Rama nuk ėshtė model i socialistėve. “Askush nga PS-ja nuk ka pėrfituar nga administrimin e punėve tė saj. Edi Rama ka krijuar ekipin e vet por ata nuk kanė asnjė lidhje me Partinė Socialiste, janė njė ekip teknokratėsh qė kanė sjellė njė numėr tė pafund konteste pėr abuzime me fondet publike. Modeli i Bashkisė sė Tiranės nuk jep asnjė mesazh politik pėr karrierėn e ekspertėve. Ndėrprerjet e befta tė drejtuesve mė tė lartė tė Bashkisė sė Tiranės tė lidhura me prishjen e aferrave tė ndryshme klienteliste, janė dėshmi se aty nuk mund tė punohet me meritokraci por vertėm mbi bazėn e projekteve tė manipuluara nga zyra e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės”, nėnvizoi Nano. Nuk mund tė premtonte njė performancė mė tė mirė, zevendėsi i Nanos pėr 15 vite me radhė ne selinė rozė, Gramoz Ruēi. Ish-ministri i Brendshėm nė kohėn e vrasjeve makabre nė kufi nė vitet 1990-1991, i prezantuar tashmė si njė pėrfaqėsues i denjė i “politikės sė re” qė edhe iu caktua ēelja e tubimit. Me njė ton tė egėr e ultimativ ai u shpreh dje se “sot ėshtė njė ditė e madhe pėr tė hedhur njė hap tė rėndėsishėm drejt politikės sė re, kanė mbetur 30 ditė pėr Sali Berishėn”. Nė tubimin e djeshėm nuk mungoi as keqpėrdorimi i njė incidenti banal para kryeministrisė ku u pėrfshi njė biznesmen dhe dy gra tė verbra.

55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Edvini nis fushaten me Gramoz Rucin dhe ata qe perdoren dhune ndaj studenteve qe kerkonin demokraci :: Komentet

lidabica

Mesazh Sat May 30, 2009 7:50 pm nga lidabica

jane ma zi se kriminelet komuniste,me te vertete eshte per te ardhur keq se ku kane katandisur keta "te majte",pertej te majtes.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi