ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qe sot, Kosova!

Shko poshtė

17022008

Mesazh 

Qe sot, Kosova! Empty Qe sot, Kosova!




Qe sot, Kosova!

Nga Blendi Fevziu
E Diele, 17 Shkurt 2008
Qe sot, Kosova! Pix
Qe sot, Kosova! 20080216210809_artikull






Kosova do te mberrije sot, ne ora 15:00, ne fund te nje rrugetimi 96-vjecar. Qe neser, ajo do te jete ndare edhe de jure nga e shkuara e saj gjysme koloniale, ajo do te kete jo vetem kufijte, simbolet dhe kushtetuten e saj, por edhe nje te ardhme tjeter, nje te ardhme ndryshe, nje te ardhme qe e ka enderruar qe ne fillim te shekullit te XX, kur filloi dezintegrimi i Perandorise Otomane ne Ballkan.

Sot, Kosova do te kete festen e saj me te madhe. Ne nje dite feste, dilemat e se nesermes kane pak rendesi. Rendesi ka qe ajo do te jete ndryshe dhe sipas parametrave qe tashme nenshtetasit e saj do t'i vendosin vete.

Sot, Kosova ka festen e saj. Shqiptaret e Kosoves festojne sot jo vetem per veten e tyre. Ata festojne sot per stergjysherit, gjysherit, baballaret, te gjithe ata qe e enderruan dhe nuk e arriten dot kete dite. Ata festojne sot per ata qe nuk jane me ne kete jete, por qe kane dhene kontributin e tyre, me qendresen apo thjesht dashurine per vendin, qe kjo dite te vije me shpejt. Ata festojne per te gjitha simbolet e ketij vendi, qe nga Isa Boletini tek Ibrahim Rugova, qe nuk arriten te jene sot ne sallen e Parlamentit, apo perpara hotel "Grand"-it ne Prishtine per te degjuar fjalen tabu per 100 vjet: Kosova e pavarur!

Ata festojne sot per veten e tyre, po aq sa per femijet. Per ate brez qe do te rritet ne nje shtet te lire, te barabarte dhe dinjitoz. Ata festojne sot per largimin nje here e pergjithmone te termit: qytetare te dores se dyte! Ata festojne sot te drejten per te thene ate qe mendojne dhe per te respektuar ate qe duan te respektojne. Ata festojne sot, te drejten e minoritetit serb per te qene ne shtetin e ri te Kosoves nje minoritet me te drejta dhe dinjitet!

Kosova do te shpalle sot Pavaresine! Sot, ajo ka arritur ne fund te nje rruge te gjate, tejet te veshtire, te dhimbshme. Sot ajo pret hapjen e nje dere, qe do ta fuse ne nje ere te re. Qe do ta largoje nga e shkuara e dhimbshme dhe do t'i jape te drejten ta vendose vete te ardhmen e saj.

Sot, Kosova do te jete, Republika e Kosoves, shteti me i ri i globit, i 193, por edhe nje realitet i ri Ballkanit. Pas kesaj, e ardhmja e shqiptareve ka shans te jete jo vetem ndryshe, por pa asnje dyshim me e mire!

Qe sot, Kosova do te jete...
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi