ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: S’ndaj pushtet me mafien, Rama do Presidentin

Shko poshtė

04122009

Mesazh 

Berisha: S’ndaj pushtet me mafien, Rama do Presidentin Empty Berisha: S’ndaj pushtet me mafien, Rama do Presidentin




ADI SHKEMBI

Rama mė ka ēuar mesazherėt e tij, pėr ta propozuar ai zgje-dhjen e Presidentit nė vitin 2012.Kėtė e bėri tė ditur mbrėmė Kryeministri, Sali Berisha, nė njė konferencė pėr shtyp ku denoncoi shkeljen e ligjit me lejet e ndėrtimit nga disa deputetė tė selisė rozė. Nė rreth 50 minuta komunikim me mediat, kreu i ekzekutivit tha se ka marrė propozime tė vazhdueshme nga kundėrshtari i tij politik, pėr tė ndarė sė bashku pushtetin pas 28 qershorit dhe pėr tė pėrjashtuar nga koalicioni kreun e LSI-sė, Ilir Meta. “Mesazhet e Ramės janė tė pafundme, pėr tė bėrė koalicion, pėr tė pėrjashtuar Ilir Metėn, mė pas pėr t’u bashkėngjitur, mė pas pėr Presidentin, por nuk ėshtė hera e parė qė e deklaroj kėtė. Unė nuk e pranoj tė ndaj pushtetin me tė sepse kam njė koalicion i cili funksionon. Ajo ēka pranoj unė, t’i krijoj tė gjitha hapėsirat opozitės dhe frymėn e mirėkuptimit. Kėtė unė e pranoj dhe do ta bėj pa asnjė lloj hezitimi”, u shpreh kreu i qeverisė. “Ta dijė mirė opozita se ajo ėshtė e mirėpritur, oferta ėshtė e bėrė, por s’ka dhe nuk do tė ketė asnjė lloj kompromisi pėr vendimin e gjykatave, nuk ka dhe s’do tė ketė asnjė lloj kompromisi pėr ndarje pushteti siē kėrkon ai. Kėto tė dyja t’i harrojė. Tė pėrtypė, tė vazhdojė, tė gjithė pėrpjekjet me Kokėdhitė, Tontollakėt e tė tjerė. Unė do vazhdoj qeverisjen time dhe betejėn me zero tolerancė pėr mafien shqiptare”, theksoi mė tej Berisha. Nė daljen para mediave, kreu i maxhorancės bėri publike disa dosje tė lejeve tė ndėrtimit, tė marra nga biznesmenė afėr Ramės dhe deputetė tė PS, tė cilat sipas Kryeministrit bien ndesh me ligjin. Sipas Berishės, nė Tiranė janė dhėnė nė kundėrshtim me ligjin rreth 500 mijė m2 leje ndėrtimi, me njė pasuri qė shkon rreth 750 milionė euro. “Ky grup punistėsh nuk udhėheq PS-nė, por klanet e mafies mė tė rrezikshme nė Ballkan, qė ka shndėrruar Tiranėn nė njė lavatriēe gjigande parash tė pista, krimi monstruoz ekonomik udhėheq kupolėn e mafies shqiptare Tan Dollakun, Kokėdhinė, Besnik Sulėn, Tom Doshin, yllin e partisė apo Fidel Yllin, Dash Pezėn apo Leskajn”, theksoi mė tej Berisha. Nė tė njėjtėn kohė, ai akuzoi edhe deputetin e Partisė Socialiste, Tom Doshi, i cili ka kėrcėnuar disa deputetė tė selisė rozė, pėr tė mos u futur nė Parlament. “Tom Doshi i kėrcėnon me plumb pas veshit. I ėshtė ēuar mesazhi, guxo prek njeri, ose u paguan shuma tė mėdha mujore, merri kėto lekė dhe mos u ndje pėr Parlamentin. Nuk ėshtė vetėm Toma, ėshtė edhe njė tjetėr qė bėn kėtė kėrcėnim, sepse unė kam bindjen qė ata nuk ndajnė tė njėjtin mendim. Nuk janė ata anėtarė tė kupolės, por tė qytetarėve shqiptarė. Kupola nuk i lejon”, theksoi Berisha.


Replikat e djeshme ps-pd

Namik Dokle
“Sot ėshtė dita e fundit qė opozita ka pritur reflektimin serioz tė maxhorancės dhe kryeministrit tė saj, lidhur me kėrkesat tona pėr hapjen e kutive dhe njė sėrė elementesh tė tjerė qė do tė garantonin, jo vetėm transparencėn e procesit zgjedhor, por edhe vazhdimin e reformave integruese!”

Jemin Gjana:
“Ramės iu duk vetja se ėshtė i fortė, iu rritėn kthetrat dhe mendoi se mund tė zaptonte gjithė vendin siē ka zaptuar Tiranėn dhe PS-nė. Ne se kemi ngacmuar Edi Ramėn pėr numrin e divorceve tė tij, dhe numrin e grave me tė cilat ai shkon nė shtratin martesor, jo”.

Ditmir Bushati
“Sali Berisha ka hapur librat e shtėpive tona pėr tė mbajtur mbyllur kutitė e krimit tė tij elektoral. Liberalizimi i vizave nuk ėshtė e nuk mund tė jetė mė njė meritė e qeverisė qė e la Shqipėrinė tė fundit, por njė vullnet i BE-sė pėr t’u dhėnė edhe shqiptarėve lirinė e munguar.”

Suzana Turku
“Do t’i drejtohesha bashkatdhetarėve tė mi tė mos gėnjehen dhe tė mos ndjekin njė njeri i cili prodhon vetėm konflikte. Dhe e gjithė kjo jo pėr keqardhjen e kryetarit pėr fatet e popullit dhe votės sė tij, por pėr hir tė egoizmit tė shfrenuar”.

Armela Imeraj
“Ne i bėjmė edhe njėherė thirrje Sali Berishės, tė gjejė kurajėn pėr tė dėgjuar dhe respektuar vullnetin e njė populli tė tėrė, qė sot kėrkon hapjen e kutive. Berishės sot i ka mbetur vetėm njė zgjidhje, tė hapė kutitė, ose tė largohet bashkė me to”.

Erla Mėhilli
“Njeriu qė i ka mohuar atėsinė fėmijės sė vet sė bashku me kafshatėn e gojės, e qė sot e pėrdor edhe pėr qėllime elektorale, nuk ka se si tė mos i mohojė shqiptarėve votėn e lirė, lėvizjen e lirė, tė ardhmen e tyre evropiane. Ky njėri qė mohon fėmijėn e vet, nuk mund tė ndėrtojė tė ardhmen e fėmijėve tė shqiptarėve!”

panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha: S’ndaj pushtet me mafien, Rama do Presidentin :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Dec 04, 2009 6:45 pm nga neni 55

e dim e dim qe aty rref gjith puna

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi