ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kukan: Shqiperia, eshte gati per liberalizimin e vizave

Shko poshtė

15042010

Mesazh 

Kukan: Shqiperia, eshte gati per liberalizimin e vizave Empty Kukan: Shqiperia, eshte gati per liberalizimin e vizave




Rozeta Rapushi
Shqiperia eshte gati per liberalizimin e vizave. Keshtu u shpreh dje kryetari i Delegacionit per Evropen Juglindore ne Parlamentin Evropian, Eduart Kukan ne konferencen me teme, "Shqiperia drejt Bashkimit Evropian, nje rruge mbi meriten". Ne diten e pare te vizites se kryeministrit Sali Berisha ne Bruksel ne nder te tij, Fondacioni "Robert Schuman" dhe presidenti i ketij fondacioni, zoti Jean-Domenique Giuliani, organizuan konferencen ku mori pjese edhe zoti Joseph Daul, president i grupit parlamentar te Partise Popullore Evropiane. "Shqiperia ka permbushur kriteret teknike dhe eshte gati per liberalizimin e vizave. Ne e pame vete se te gjitha kriteret teknike jane permbushur dhe se Shqiperia eshte gati per liberalizimin e vizave. Urojme qe Komisioni Evropian te shprehet sa me shpejt, ne menyre qe Parlamenti Evropian ta permbylle kete proces, sepse eshte nje ceshtje shume e rendesishme dhe nje hap tjeter shume i rendesishem ne rrugen drejt BE-se. Ju, edhe nje here, keni mbeshtetjen tone te plote", theksoi Kukan. Sipas tij, integrimi i Shqiperise ne BE, eshte i rendesishem edhe per BE-ne. "Delegacioni, te cilin une kryesoj, do te qendroje perhere ne menyre realiste dhe do te ndihmoje gjithmone me shume realizem miqte tane shqiptare, ne rrugen e tyre drejt BE-se. Ne kemi pasur vete mundesine, ne viziten tone ne Shqiperi, per te pare nga afer progresin e jashtezakonshem qe vendi ka bere ne keto vite. Pra, zoti kryeminister, devotshmeria dhe puna juaj e palodhur, ka funksionuar dhe ne te gjithe e cmojme kete dhe po e shohim nga afer progresin e Shqiperise. Ju e dini me mire se une, se ka ende shume gjera te tjera per te permbushur, por une mendoj se jeni ne drejtimin e duhur dhe ju jeni duke ndermarre politikat e duhura", u shpreh Kukan. Duke marre fjalen si relator ne kete konference, kreu i qeverise, Berisha, tha se procesi i vizave eshte perdorur nga qeveria e tij per te transformuar vendin. "Jam i nderuar te jem ne krah te zotit Kukan, i cili ka vizituar Shqiperine tre jave me pare dhe ka pare ne vend, te gjitha arritjet nga kontrolli i kufijve, qendren e prodhimit te dokumenteve te identifikimit, te cilat po prodhohen sipas parametrave te vendeve evropiane", tha kryeministri. Berisha theksoi se qeveria ndihet krenare per ate cfare eshte arritur, por njekohesisht dhe e vendosur se kurre ndermarrin cdo reforme dhe paguajme cdo cmim per ta bere kete projekt-enderr se shpejti realitet.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi