ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirėsevjen 11 qershor!

Shko poshtė

07062010

Mesazh 

Mirėsevjen 11 qershor! Empty Mirėsevjen 11 qershor!




Edmond Tupja

Para disa ditėsh qe data 1 qershor, pra, Dita Ndėrkombėtare e Fėmijėve, por ajo kaloi si ēdo vit, as mė shumė e as mė pak: fėmijėt tanė u gėzuan, kush mė shumė e kush mė pak, diku u organizuan, ku mė shumė e ku mė pak, disa veprimtari tė quajtura "evente", mediat u bėnė pak a shumė jehonė, jo aq sa vitet e tjera dhe kjo pėr njė arsye fare tė thjeshtė, por tė pakundėrshtueshme: mė 11 qershor fillon nė Afrikėn e Jugut Kampionati Botėror i Futbollit (Mos vallė ky "superevent", pyesin gjuhėt e kėqija, qe njėri nga faktorėt qė i shtynė futbolldashėsit e udhėheqjes sė Partisė ...Socialiste t'i jepnin fund supergrevės sė tyre tė urisė? Dashtė Zoti, urojnė gjuhėt e mira, qė shqiptarėt, me nė krye protagonistėt konfliktualė tė dy partive mė tė mėdha, t'i shkarkojnė energjitė negative, qė i kanė grumbulluar kėto kohėt e fundit, duke ulėritur me fjalė tė "pista" pėrpara ekranit hight definition tė televizorėve tė tyre pėr t'ua kursyer ato teleshikuesve tė seancave parlamentare!). Ndoshta edhe vetė fėmijėt e patėn mė pak mendjen te festa e tyre kėtė vit sepse, edhe ata, duan s'duan, janė kushtėzuar nga mjedisi futbollistik e nga publiciteti zulmėmadh qė po i bėhet kampionatit nė fjalė nga shumica dėrrmuese e mediave tona tė shkruara e elektronike.
Ē'ėshtė e vėrteta edhe unė mezi po e pres 11 qershorin; me vete i uroj atij ēdo ditė mirėseardhjen. Po e pres me padurim prej disa muajsh, por jo sepse dalldis pas futbollit, sidomos me raste kampionatesh europiane apo botėrore. Jo, aspak. Mezi po e pres prej disa muajsh, mė saktė qė prej asaj date kur dita u barazua me natėn si kohėzgjatje, pra, qė mė 21 mars tė kėtij viti. Pėrse pikėrisht nė kėtė datė? Sepse ishte ditė e diel dhe tė dielėn fėmijėt e kanė pushim; sepse ka prej tyre qė shkojnė e lundrojnė nė Internet; sepse rastisi qė edhe unė vajta atje dhe u njoha me njė vajzė nė klasė tė parė qė quhet Eni; sepse e dėgjova ta pyeste tezen e vet - qė administron atė qendėr Interneti - se ē'ėshtė ekuinoksi; sepse tezja i dha pėrgjigjen e saktė duke i thėnė se mė 21 marsi dita barazohet me natėn, pastaj, qė tė nesėrmen, ajo ia kalon natės dhe vjen duke u zgjatur deri sa arrin kulmin mė 21 ose 22 qershor; sepse Eni ia ktheu asaj me kėtė frazė tė papritur dykuptimshe qė mė kujtoi "Lizėn nė botėn e ēudirave" dhe mė mrekulloi: "Pra, edhe mua, teze, mė 11 qershor, do tė mė zgjatet ditėlindja!"; sepse, pėr mua, kjo frazė ishte dhe do tė mbetet dhjetė, njėqind, njė mijė, njė milion herė mė fantastike se Kampionati Botėror i Futbollit qė do tė fillojė pikėrisht ditėn e shtatėvjetorit tė lindjes sė Enit, pra, mė 11 qershor tė kėtij viti. Ja pėrse po e pres me padurim tė madh 11 qershorin. Qė tė shkoj atė ditė, krejt ndryshe nga shumica e shqiptarėve, tė cilėt do tė gozhdohen plot emocione para ekranit tė televizorit, t'i blej Enit njė tufė me lule dhe t'i uroj qė t'i zgjatet ditėlindja edhe njėqind vite tė tjera, pavarėsisht kampionateve kombėtare, europiane apo ndėrkombėtare, jo vetėm tė futbollit, por edhe tė gjitha sporteve tė tjera, qė mund tė zhvillohen sa herė qė ajo do tė festojė ditėlindjen e saj tė zgjatur.
Do tė dėshiroja gjithashtu (e di qė kjo ėshtė e pamundur, por pėrse tė mos ėndėrroj edhe unė pėr njė ēast qė mrekullia mund tė ndodhė qoftė edhe nė imagjinatėn e papėrlyer tė njė vajze tė vogėl, tė zgjuar, tė dashur e tė bukur si Eni?), do tė dėshiroja, pra, gjithashtu, qė, pėr njė minutė, ndoshta edhe mė pak, pikėrisht mė 11 qershor, gjatė ndeshjes sė parė tė Kampionatit Botėror tė Futbollit nė Afrikėn e Jugut, lojtarėt e tė dy ekipeve, pėrfshirė edhe lojtarėt rezervė, edhe trajnerėt, edhe arbitrat, edhe shikuesit e shumtė, tė linin ēdo gjė, tė ktheheshin nga kamerat televizive dhe, tė gjithė nė kor, tė kėndonin nė unison: "Happy birthday to you, happy birthday to you, happy birthday to Eni, happy birthday to you!".

Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi