ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"H.D" - 38 akuza

Shko poshtė

07052008

Mesazh 

"H.D" - 38 akuza Empty "H.D" - 38 akuza




"H.D" - 38 akuza nga vjedhja e bankave deri tek bomba tek VEFA dhe vrasja e Drejtorit te Burgjeve


Hakmarrja per Drejtesi, pas 10 vjetesh, me ne fund, prokuroria formulon akuzat. Gjysma kane fituar tashme azil politik
Sipas prokurorisė, 10 tė pandehurit gjatė periudhės 1992 – 1996 kanė kryer 8 vrasje, 17 plagosje dhe 13 vjedhje,
"H.D" - 38 akuza Pix
"H.D" - 38 akuza 20080507024039_artikull


U deshėn rreth 10 vjet qė nga fillimi i seancės sė parė gjyqėsore ndaj dhjetė tė akuzuarve si pjesėtarė tė organizatės kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", qė togat e zeza tė dėgjojnė pėr herė tė parė nga organi i akuzės konkluzionet pėrfundimtare ndaj tė pandehurve qė tashmė po shijojnė lirinė nė kushte dhe vende tė ndryshme tė botės. Pasi pesė prej tyre, Altin Arapi, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu, Nikolin e Pasho Novruzaj ndodhen nė tre shtete skandinave mė statusin "azil politik", tre tė tjerėt: Roland e Leart Shyti dhe Gentian Caka ndodhen nė listėn e tė kėrkuarve ndėrkombėtarė qė nga viti 1997, ndėrsa dy tė fundit Dritan Hate dhe Gėzim Gjoni janė liruar me vendim tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda pėr shkak tė mbarimit tė afateve tė paraburgimit dhe janė gjykuar nė liri.
Por, edhe pėr kundėr kėsaj mungese tė tė pandehurve nė "kafazin" e hekurt tė sallės sė gjyqit, prokurorėt e Krimeve tė Rėnda vazhduan pėr rreth 3 vjet e 7 muaj procesin gjyqėsor ndaj 10 tė pandehurve tė kėsaj organizate pranė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda. Ku gjatė kėtyre viteve hetim gjyqėsor, nuk munguan debate tė ashpra mes avokatėve e prokurorėve dhe trupit gjykues, pėr dėshmi e prova tė ndryshme tė sjella nga akuza e mbrojtja. Kėshtu qė, pas njė rrugėtimi tė gjatė gjyqėsor, pėrfaqėsuesit e Prokurorisė arritėn nė fazėn pėrfundimtare tė pregaditjes dhe leximit tė konkluzioneve pėrfundimtare tė pėrpiluara nė 134 faqe format A4. Ku u analizuan njė nga njė tė 17 episodet e ndodhura nga viti 1992 e deri nė vitin 1996 ku shumė prej tyre u arrestuan.

Sipas prokurorėve Genci Qano dhe Ened Nakuēi tė 10 tė pandehurit nė bashkėpunim me njėri-tjetrin dhe nė kuadėr tė organizatės kriminale tė quajtur "Hakmarrja pėr Drejtėsi" kanė kryer krime, qė nga vrasja, rrėmbimi, vjedhja, plagosja dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare. Sipas konkluzioneve tė akuzės, "pas pėrfundimit tė shqyrtimit gjyqėsor tė dėshmive, provave, pyetjen e dėshmitarėve dhe shumė akt-ekspertime dhe procesverbale tė kėqyrjes sė vendngjarjeve kemi arritur nė pėrfundim se tė pandehurit i kryenin vjedhjet nė bashkėpunim me njėri-tjetrin duke i ndarė fitimet nė bazė tė personave qė merrnin pjesė nė kėto vjedhje".
Ndėrkohė, prokurorėt kanė arritur tė zbulojnė rolet drejtues tė kėsaj organizatės, qė sipas konkluzioneve, janė tre tė pandehurit: Altin Arapi, Orik Shyti dhe Gentian Caka, ndaj tė cilėve u kėrkua nga Gjykata dėnimin e tyre me burgim tė pėrjetshėm. Ndėrkaq, sipas Prokurorisė, pėr tė pandehurin Nikolin Novruzi u kėrkua nga gjykata dėnimi i tij me 24 vjet burg; pėr Roland Shytin prokuroria kėrkoi dėnimin e tij me 25 vjet burg; pėr tė pandehurit Leart Shyti dhe Kreshnik Spahiu Prokuroria kėrkoi nga gjykata dėnimin me nga 22 vjet burg secili. Ndėrsa, pėr tė pandehurit Pasho Novruzaj dhe Dritan Hate pėrfaqėsuesit e akuzės kėrkuan nga gjykata dėnimin e tyre me nga 21 vjet burg secili. Dhe pėr tė pandehurin e fundit qė ndodhet nė Shqipėri dhe po shijon lirinė pas 4 vjet mbyllje nė qeli, Gėzim Gjoni prokuroria kėrkoi dėnimin e tij me 8 vjet burg vetėm pėr akuzat e falsifikimit tė dokumenteve zyrtare.
Sipas prokurorisė, 10 tė pandehurit gjatė periudhės 1992 – 1996 kanė kryer 13 vjedhje, 8 vrasje dhe 17 plagosje nė mėnyra tė ndryshme, si me armė zjarri dhe lėndė eksplozive. Sipas akuzės, nė 13 vjedhjet e kryera tė pandehurit kanė grabitur rreth 508 mijė dollarė amerikanė dhe rreth 30 milion lek tė reja. Pas katėr orė leximit tė konkluzioneve pėrfundimtare tė akuzės, gjykata vendosi tė ndėrpres shqyrtimin gjyqėsor duke i lėnė afat njė mujor avokatėve mbrojtės pėr tė pregaditur pretendimet e tyre pėrfundimtare, edhe pse gjatė seancės sė djeshme avokatėt e tė pandehurve i cilėsuan kėto masa dėnimi tė ndikuara nga manipulimi i provave dhe dėshmive. Vetė pėrfaqėsuesit e akuzės, gjatė analizės sė fakteve dhe provave renditen si prova kryesore, dėshmitė e vetė tė pandehurve tė cilėt kanė deklaruar gjatė fazės sė marrjes nė pyetje nga policia gjyqėsore, ku me dėshmitė e tė pandehurve prokuroria ka renditur edhe provat e tjera tė marra gjatė fazės sė gjykimit e asaj tė hetimit nė vitin 1996.
17 KRIMET PER TE CILAT AKUZOHET "HAKMARRJA PĖR DREJTĖSI"
29.01.1993 - Grabitet dega e valutės sė Bankės sė Kursimeve rreth 307 mijė dollarė
13.04.1993 Grabitet selia e shoqėrisė "IAP", ku vidhen rreth 53 mijė dollarė
15.12.1993 - Vritet tek "21 dhjetori" Sami Jata dhe nuk mund t'i vidhen lekėt qė transportonte
11.08.1994 - Shoqėria "Shkumbin Petrol" grabitet nė mes tė ditės, merret kasaforta dhe shpėrthehet mė vonė, ku i vodhėn 2.6 milion lek tė reja
12.10.1994 - Grabitet shoqėria "IAP", merren 3.500 dollarė dhe plagoset roja Eduard Trimi
13.12.1994 - Vidhet me pasojė vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjės i pikės sė grumbullimit tė parave tė "Gjallicės". Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekė.
14.01.1995 - Grabitet argjendaria "Agron", nė vlerėn 576.377 lekė tė reja
20.01.1995 - Grabitet Banka e Kursimeve dega nė Vlorė, nė vlerėn 2.6 milion lekė
21.01.1995 - Grabitet kompania e sigurimeve shoqėrore "INSIG", ku grabiten rreth 156 mijė lek tė reja, me pasojė plagosjen e punonjėsit tė kėsaj shoqėrie
03.03.1995 - Grabitet Ndėrmarrja e Lėndėve Djegėse nė Tiranė "Butongas", ku i vidhen rreth 430 mijė lek tė reja
12.04.1995 - Vritet dhe mė pas i merren lekėt shtetasit Pirro Komini, qė transportonte lekėt e "VEFA"-s nė banesėn e tij, nė afėrsi tė Gjykatės sė Tiranės. Vlera 18 milion e 500 mijė lekė i grabiten
15.06.1995 - Grabitet fabrika e sfungjerit "Albafon" nė Laprak ku i vodhėn rreth 940 mijė lek tė reja
31.10.1995 - Rrėmbehet fėmija Erjon Nushi, prindėrve u kėrkohet 200 mijė dollarė, por lirohet 3 ditė mė pas pa marr lekėt e kėrkuar
12.01.1996 - Grabitet filiali i shoqėrisė "VEFA" nė Vlorė, merren 145 mijė dollarė
18.04.1996 - Grabitet Banka Kombėtare Tregtare dega Vlorė, merren 2.2 milion lekė tė reja
26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit nė super-marketin e kompanisė "VEFA" nė Tiranė, vriten katėr persona plagosen 17 tė tjerė
26.07.1996 - Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi nė afėrsi tė shtėpisė sė tij
Shekulli
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 30000
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"H.D" - 38 akuza :: Komentet

emigranti

Mesazh Wed May 07, 2008 3:24 pm nga emigranti

Ne Hollande, Belgjike etj jane qindra shqiptare dhe emigrante te tjere qe nuk jane pranuar ndersa pranohen ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi