ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri, kėrcėnohen Blushi dhe Ēani

Shko poshtė

09052008

Mesazh 

Libri, kėrcėnohen Blushi dhe Ēani Empty Libri, kėrcėnohen Blushi dhe Ēani




Libri, kėrcėnohen Blushi dhe Ēani
Kėrcėnohet gazetari Arian Ēani dhe autori i librit “Tė jetosh nė ishull”

Fatos Mahmutaj

, Ben Blushi. Shkak ėshtė bėrė promovimi i librit tė ish-gazetarit e politikanit Ben Blushi nė emisionin e gazetarit Arian Ēani "Zonė e Lirė". Kėrcėnimi ėshtė bėrė nėpėrmjet njė letre, nga pėrmbajtja dhe formulimi i tė cilės, dėrguesi pretendon se quhet Alli Alldir, dhe pohon se mund tė jetė njė ndjekės ekstremist i besimit mysliman. Adresa e marrėsit ėshtė televizioni "Vizion Plus", ndėrsa dėrguesi pretendon se e ka dėrguar nga Italia, konkretisht adresa ėshtė: "Alli Alldir, 18/6 Savona, Itali", por nė zarf ka vetėm vula tė filialit tė kryeqytetit tė Postės Shqiptare. Nėpėrmjet vulave, mėsohet se letra ka kaluar nė postėn e kryeqytetit mė datė 6 maj, ndėrsa i ėshtė dorėzuar gazetarit Ēani, drejtues i emisionit "Zonė e Lirė" ditėn e djeshme. Mesazhi kėrcėnues i shkruar nė njė fletė formati A4 pėrmblidhet nė pak rreshta. Teksti ėshtė shkruar me gabime drejtshkrimore dhe nė pamje tė parė dallohet qartė se fjalėt, kryesisht ato me prejardhje arabe, janė shkruar shqip, ashtu siē shqiptohen. Kjo tė ēon nė dyshimin se gabimet drejtshkrimore tė letėrshkruesit nuk mund t'i pėrkasin njė besimtari praktikan tė fesė, qoftė edhe fillestar. Nė fillim tė letrės ėshtė shėnuar adresa e marrėsit, e cila ėshtė vijėzuar. "Tv Vizion Plus, Zonė e Lirė, Arian Ēanit, Tiranė". Mė pas vijon teksti hyrės: "Ēani: Para pak ditėsh keni promovuar njė libėr ku thuhet tė jetosh nė ishull. Nė libėr flitet kundėr Allahut... dhe etj. Prandaj me tė marrė kėtė letėr tė thėrrasėsh libėrshkruesin dhe t'i komunikosh se nė emėr tė Allahut ėshtė i dėnuar fizikisht. Por edhe ata qė e ndihmojnė. Ata... Qofshin kėta myslimanė apo tė tjerė". Ajo qė tė bie nė sy nė kėto fjalė ėshtė fakti se shkruesi i letrės ka pėrdorur shkronja shtypi, tė vogla pėr fjalėt e zakonshme, ndėrsa ka shkruar me kapitale tė gjitha ato qė mbartin mesazh. Pėrdorimi i gėrmave tė tilla kapitale bėn edhe mė tė vėshtirė identifikimin e shkruesit nėpėrmjet ekspertizės grafike, nėse letra do tė bėhet ndonjėherė objekt hetimi. Menjėherė pas kėsaj, nė letėr ėshtė shėnuar njė vijė horizontale dhe poshtė sė cilės me shkronja kapitale i kėrkohet gazetarit Ēani tė pėrgėnjeshtrojė publikisht promovimin e librit tė Blushit. "Pėr tė fituar lekė Ēani, nuk fyhet Allahu. Prandaj pėrgėnjeshtro para popullit ēfarė ke bėrė". Poshtė saj, nė qendėr tė fletės ėshtė shkruar me shkronja kapitale dhe me shkrim mė tė madh mesazhi kėrcėnues. "Letra ėshtė e keqe, por edhe vdekja ashtu ėshtė. Allahu qoftė me ne dhe urdhri i tij do zbatohet. Nė emėr tė Allahut". Me kėtė shprehje tė fundit, siē duket, kėrcėnuesi pėrpiqet tė bėjė sa mė serioz mesazhin e tij pėr gazetarin Arian Ēani. Ndėrsa poshtė, nė anėn e majtė, e shkruar pjerrėt me germa kapitale, Ēanit i jepet si alternativė pėrgėnjeshtrimi tre tė xhuma rresht, nė kėmbim tė faljes. "Tre ditė tė Xhuma (tė premte) rresht ta pėrgėnjeshtrosh nė Tv, 'Zonė e Lirė', pėr tu fal ti Ēani", pėrfundon letra kėrcėnuese. Nė zarf, nė faqen ku shėnohet adresa e marrėsit, letėrshkruesi ka shėnuar me tė njėjtin stilo-bojė qė ka shkruar edhe mesazhin kėrcėnues: "Televizionit shqiptar, Vizion-Plus, Zonė e Lirė, Arian Ēani, Tiranė, Albania". Gazetari Ēani pohoi dje se kishte dijeni pėr kėtė letėr, e cila ka mbėrritur nė adresė tė tij. Gazeta "Panorama" arriti tė sigurojė kėtė letėr, e cila po bėhet publike ditėn e sotme. Libri i Ben Blushit "Tė jetosh nė ishull", qė doli nė qarkullim pak javė mė parė, ka ngjallur mjaft debate publike, tė paktėn nga Komuniteti Mysliman, si organi pėrfaqėsues i myslimanėve shqiptarė reagoi ashpėr nė mbrojtje tė fesė islame dhe figurave kombėtare si Skėnderbeu dhe Ali Pashė Tepelena. Sipas krerėve tė myslimanėve shqiptarė, ky libėr nuk pėrcjell mesazhin e bashkėjetesės sė ndjekėsve tė feve tė ndryshme nė Shqipėri, por pėrēarje. Vetė autori nė momentin qė e hodhi nė treg librin, pohoi se priste qė ky tė ngjallte debate. Madje, tė njėjtėn gjė pohuan edhe analistė dhe kritikė tė ndryshėm. Drejtuesi i emisionit "Zonė e Lirė", gazetari Arian Ēani, pak ditė pas daljes sė librit nė treg nė njė artikull tė botuar nė gazetėn "Panorama", shprehu pėr sė pari vlerėsimet e tij pėr librin e Ben Blushit. Ky libėr ka ngjallur debate dhe analiza tė gjera edhe nė organet e tjera tė shtypit, por edhe mes komuniteteve tė ndryshme fetare.

Kėrcėnimi: Allahu qoftė me ne dhe urdhri i tij do zbatohet

TIRANE - Mė poshtė po botojmė tė plotė tekstin e letrės kėrcėnuese ndaj gazetarit Arian Ēani. Nė fakt, letra pėrmban gabime drejtshkrimore dhe ka vende ku fjalitė humbin lidhjen logjike si pasojė e tė shkruarit gabim. Ndėrsa ka edhe fjali ku mendimi mbetet pėrgjysmė, por nėnkuptohet qė bėhet fjalė pėr njė kėrcėnim, pasi vazhdohet me tri pika, (reticencė).
"Tv Vizion Plus, Zonė e Lirė, Arian Ēanit.
Ēani: Para pak ditėsh keni promovuar njė libėr ku thuhet tė jetosh nė ishull.
Nė libėr flitet kundra Allahut... dhe etj.
Prandaj me tė marrė kėtė letėr tė thėrrasėsh libėrshkruesin dhe t'i komunikosh se nė emėr tė Allahut ėshtė i dėnuar fizikisht. Por edhe ata qė e ndihmojnė. Ata...
Qofshin kėta myslimanė apo tė tjerė.
Pėr tė fituar lekė Ēani nuk fyhet Allahu. Prandaj pėrgėnjeshtro para popullit ēfarė ke bėrė.
Letra ėshtė e keqe, por edhe vdekja ashtu ėshtė.
Allahu qoftė me ne dhe urdhri i tij do zbatohet.
Nė emėr tė Allahut.
Tre ditė tė Xhuma rresht ta pėrgėnjeshtrosh nė Tv "Zonė e lirė", pėr tu fal ti Ēani".
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi