ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festa e Librit apo "Festa e perbindeshit"

Shko poshtė

19112011

Mesazh 

Festa e Librit apo "Festa e perbindeshit" Empty Festa e Librit apo "Festa e perbindeshit"




Festa e Librit apo "Festa e perbindeshit" Agrontufa2Agron TUFA
Panairi i Librit shqip 2011, i shndėrruar tashmė nė traditė tė pėrvitshme nga Shoqata e Botuesve shqiptarė, pėrkundėr kritikave qė e shoqėruan para, gjatė dhe pas mbylljes, qe njė ndėr organizimet mė profesionale tė deritashme, sė paku nga ana formale, me standardet tona. Stendat e shtėpive botuese, tė cilat brenda hapėsirave tė tyre qenė munduar tė reklamojnė produktin e tyre, u munduan tė sjellin performancėn mė tė mirė tė mundshme tė risive botuese dhe autorėve shqiptarė e tė huaj. Me aq sa dhanė krijohej njė tablo panoramike e botimeve shqipe nė hapėsirat shqipfolėse.

Kritikat e ndonjė tė zeherosuri nuk kanė ndonjė bazė tė vėrtetė dhe nė pėrgjithėsi, pjesa dėrrmuese e kritikave s’kanė tė bėjnė me natyrėn e aktivitetit dhe as nuk u duhen adresuar botuesve, pėr shkak se janė mangėsi tė vjetra e tė akumuluara tė procesit dhe mungesės sė filtrave tė pėrpunimit tė mendimit mbi librin, tė infrastrukturės promovuese, periodikėve letrarė etj, etj. Nė njė panair promovues nuk mund tė zgjidhen ēėshtjet e keqfunksionimit tė librit e tė vlerave, ndaj natyra e tyre duhet kėrkuar gjetkė.

E kanė thėnė tashmė edhe vėzhgues e analistė tė ndryshėm nė media, se e veēanta e kėtij Panairi ishte eklipsimi i plotė i vlerave artistike e shkencore nga botimet e shndėrruara nė sensacione tė nxehta falė medias. Pikėrisht stina gjithė konvulse epileptike e politikės shqiptarė u zhvendos nga institucionet e politikėbėrjes nė hapėsirėn e festės sė librit. Dhe pikėrisht prej dyndjes sė kėtij xhinsi epsharak e fjalėshumė Panairi i ngjau realitetit tė asaj idiomės sė njohur "fshati nė festė". Por fshati, sado tė festojė me rrokopujėn e naivitetin e vet ėshtė jashtė ēdo dyshimi shumė herė mė fisnik se epshėria grabitqare e populizmit tė kompleksuar politik.

Kryqėzatat servile tė medias tė mbarsura me mercenarizmin e lyrshėm karakteristik, nuk lanė tė dėgjohej tjetėr zė, pos tollumbaceve tė tyre tė stėrfryra. Turrmat trushplara prej berihajit tė ekranėve, duke dashtė tė justifikojnė alibinė se janė dhe ata lexues tė zellshėm, i mbushėn torbat me “byrekun me hithra” tė tirazheve me politikė, lloqe, thashatheme, teori konspiracioni, rrėke tė krimbura kujtimesh, akuza, hartime haluēinante e psikopatike, mesele e thashatheme, aurobiografi vetėlėvduese e parashikime apokaliptike, pėr t'u ndjerė cazė mė tė ardhangur me kulturė.

Tek nė po promovohet e po hedh pak e fije rrėnjė njė tipologji e panjohur e “autorit politik” - njė shartesė e dubluar kjo e dėshtakut dhe ziliqarit kėmbėngulės. I vetmi pėrfitim pėr brezat e tashėm dhe ata qė do tė vijnė ėshtė, se nga ky lym shkarrashkruesish e grafomanėsh do tė mund tė ushqehen begatisht studimet e neurozave skyzofrenike dhe sidomos libidoja gjithė huqe e skrivanit-politikan, e cila nė zhargonin e shkencės psikoanalitike quhet “Egofallocentrizėm”.

Gjatė gjithė fushatės sė narrativės politike allashqiptare mbi autorėt dhe librat e tyre, nuk pamė vetėmse gazetaropolitikanėt ose politikanogazetarėt, tė cilėt lanė e lynė njeri-tjetrin dhe kėnduan si bilbili majė degės. Dhe kėnduan aq fort, deri sa u ngjirėn, me zėra artificialė, tė marrė hua, sa nuk lanė vend pėr kėngėn natyrale tė zogjve tė vėrtetė.

Pizga e ngazėllimit pėr “shitshmėrinė” pėrlau ēdo diskutim tjetėr, a thua se s’kishe tė bėje me Panair libri, por me njė garė tė shfrenuar nė shitjen e qoftėve tė nxehta, kovave me gjizė e tlyn fshati apo botės sė begatė tė pazarit tė gjėsė sė gjallė.

Panairi mbaroi: festa e librit u shurdhua nga pėsh-pėshet, gėrr-gėrret, mėrr-mėrret, thashė-tha-, i thashė, mė tha dhe politikanėt dolėn nga stendat me muskuj mė tė fortė, mė fytyra mė tė pudrosura dhe me dritė tė madhe deliri nė sy, pėr t’u zdėrhallur mė tė kurajshėm e huqemėdhenj nėpėr foltore, me njė pėrbetim tė ruajtur nė mendje: “Do ta na e shihni sherrin nė Panairin tjetėr”.

Por pėrtej shtresės izolatore tė kėsaj mjegullaze panairi, tė pagojė e tė heshtur nė stendat e tyre, larg syrit ngazėllimtar tė turrmės, mbeten si tė dėnuar nė karantinė, aty, bash nė festėn e vet natyrale, vlerat e vėrteta e tė pėrjetshėm tė letėrsisė: mbetėn duke mbyllur veshėt vėllimet poetike “Heshtjen duke gėrmuar” tė Romeo Ēollakut; “Libri i tė qenit” tė Arben Idrizit; “Panair” tė Rudian Zekthit; “Elegji Duineze” tė R.M. Rilkes; romanet “Litari dhe lamtumira” tė Virion Graēit; “Melusina” tė Balil Gjinit; “Vezėt e thėllėzave” tė Rudi Erebarės; “Vajzat me ēelėsa nė qafė” tė Lindita Arapit etj. Mbetėn tė pagojė nė karantinėn e heshtjes mitet e prozės dhe poezisė moderne Stivens, Eshbėri, Pound, Pamuk, Umberto Eco etj. Mbetėn pa u vėnė re teoricienė, filozofė, teologė - gjithė ajka e mendimit dhe shkencės botėrore, sepse zhaurrima pėrmbytėse e tellallėve politikė, mėsye dhe e pėrdhosi tempullin, duke e shndėrruar gjatė atė gjithė javės nė njė pallat tė “Gėrr-mėrrit”.

Nėse edhe kjo traditė e mundimshme e festės sė librit do shndėrrohet nė “festėn e pėrbindėshit”, atėherė u sugjeroj autorėve, qė vitin tjetėr tė bėjnė njė gjest demonstrativ: t’i tėrheqin librat e tyre nga stendat e Panairit dhe t’i nxjerrin jashtė, duke rrecituar me megafonė nė hyrje tė Panairit njė poezi tė pėrshtatshme me kėtė rast tė poetit tė ndjerė Jorgo Bllaci:

* * *
Eja muza ime, s’kemi ē’rrimė
Mes kėsaj rrėmuje pa kuptim,
Vrasėsi ku hiqet pėr viktimė
Dhe viktimės i kėrkon shpagim,
Ku tė pėrdhunuarat gjykohen,
Me tė rrugės ligj, nga prostitutat,
Ku tė marrė e t’urtė pėrgojohen
Dhe servilėt, porsi minj nga skutat,
Dalin rrahin gjokset edhe mburren
Se luftuan vrimash si heronjtė,
Kuajve tė ngordhur tek u turren
Pėr t’u hequr me tėrbim patkonjtė,
Ku gjithkushi klith e shfryn paprerė,
Me njė duf qė, mėshirona Zot!
Eja, kėngė e dashur! Kaq poterė
Unė e ti nuk e durojmė dot,
Se jo pakėz jeta na ka vrarė...
Ndaj, le t’ikim, ku s’na sheh njeri:
Ndoshta larg nė pyjet magjistarė
Do tė gjejmė prehje dhe qetėsi!
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi