ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bėje ndryshe Albin Kurti, ēka po pret?

Shko poshtė

07012020

Mesazh 

Bėje ndryshe Albin Kurti, ēka po pret? Empty Bėje ndryshe Albin Kurti, ēka po pret?




Erl Kodra/fb


Duke parė e dėgjuar lėvizjet e Albin Kurtit, bashkė-fituesit tė zgjedhjeve tė fundit parlamentare tė Kosovės, ėshtė e pamundur tė mos ndjeshė njėlloj shije tė shėmtuar nga retorika e ngarkuar plotė elokuencė perfide e gjuhės sė tij.
Albin Kurti mund tė jetė tejet interesant si njė opozitar revolucionar, i paepur para "armiqėve" tė LDK-sė. Gjithashtu, Albini mund tė jetė njėlloj ideologu qė tė merr mendtė e kresė, sidomos pėr njė pjesė tė elektoratit. Nė tė vėrtetė, unė kam bindjen se pjesėn mė tė madhe tė suksesit politik e ka arritur pikėrisht nėpėrmjet propagandės perfekte, duke prekur hallet e mėdha tė Kosovės. Deri mė sot Albini vetėm "ka thėnė" pa bėrė asgjė, domethėnė, ai vetėm ka thėnė se "kėshtu nuk bėhet, por bėhet ndryshe". Bėje ndryshe Albin, ēka po pret?

Sot ėshtė koha qė Albin Kurti, nga e thėna, tė hidhet tek e bėra, pa vonesa, pa cicmice. Ėshtė koha qė tė zhveshė pelerinėn e revolucionarit dhe tė veshė kostumin e shtetarit.

Gjendjen politike e kuptojmė kryesisht nėpėrmjet medias. Dekleratat janė publike, veprimet po ashtu. Pjesėn e nėndheshme nuk e shohim, por ajo pėrceptohet pikėrisht nga dekleratat dhe veprimet e protoganistėve. Ndoshta gabohem, por duket se Albin Kurti po heziton tė marrė pėrgjegjėsitė e Kryeministrit tė Kosovės. Ose po pėrton, ose po luan lojė tė pisėt. Se ku do tė dalė, akoma nuk lexohet qartė.

LDK ėshtė njė parti e madhe dhe historike. Intelektualėt mė nė zė tė Kosovės kanė qenė dhe janė mbėshtetėsit e mėdhenj tė saj, ndėrsa votuesit gjenden nė qytetet kryesore tė vendit. Nė kėtė kuptim, LDK ėshtė njė ndėr asetet mė tė ēmuara tė shqiptarėve nė Kosovė. Nė kėtė kuptim, LDK-ja nuk mund tė krahasohet me VV-nė.

Rrethanat tregojnė se tani mbeten kėto variante:

a) Nuk ka marrėveshje mes VV dhe LDK, por Albin Kurti krijon njė qeveri pakice, e cila votohet nga LDK. Kjo do tė jetė njė qeveri tejet e dobėt, pa jetė tė gjatė, sidomos duke patur parasysh ambiciet dhe qasjen politike tė Albin Kurtit.
b) Marrėveshje mes VV dhe LDK, por e imponuar nga faktori ndėrkombėtarė. Edhe kjo lloj qeverie do tė jetė e dobėt, e cila mund tė reflektojė shpejt pakėnaqėsitė mes palėve.
c) Mos aftėsi pėr tė krijuar njė qeveri dhe zgjedhje tė jashtėzakonshme. Nė kėtė rast, me shumė gjasa, Albin Kurti dhe VV nuk do tė dalė parti e parė.

Me gjasė, qysh kanė ardhė punėt, durimi i qytetarėve tė Kosovės po soset, dhe pėrgjegjėsi ėshtė Albin Kurti.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi