ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama, takohemi me 2013

Shko poshtė

19032011

Mesazh 

Berisha: Rama, takohemi me 2013 Empty Berisha: Rama, takohemi me 2013




Kryeministri Berisha, qe nga qyteti bregdetar i Durresit, i ka bere sfide kryetarit socialist Rama qe per politike, te prese vitin 2013 se do te deshmohet dhe njehere se cili eshte. Duke deklaruar se fushata e zgjedhjeve vendore te jete me qytetarin dhe per qytetarin, kreu i qeverise u shpreh se zgjedhjet e 8 majit jane te garantuar qe do te fitohen, nderkohe nuk ka munguar te deklaroje se i kujton Rames zgjedhjet politike te para dy viteve dhe ato te para gjashte viteve, te fituara nga mazhoranca e djathte. "Ne ju themi atyre se ne kete beteje e kemi per vlerat, e kemi per interesat e qytetareve shqiptare, e kemi per vlerat e tyre, e kemi per femijet e tyre, por sa per politike, dua t'i them shokut Rama, prit 2013 se do te deshmojme edhe njehere se cili je", ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, teksa ka peruruar unazen e qytetit te Durresit. Njeheresh e ka vijuar me tej sfiden ndaj kryesocialistit Rama, teksa eshte shprehur se "do te rikthejme edhe nje here vitin 2009, do te rikujtoj vitin 2005, mos u ngut. Kete fushate e kam per ju, ndaj dhe kam vendosur, qe shpifjeve te tyre t'u pergjigjemi me rruge per ju, sharjeve te tyre t'u pergjigjemi me shkolla per femijet tuaj, akuzave te tyre, tu pergjigjemi me investime publike ne menyre qe te lehtesojme gjithnje e me shume jeten tuaja". Njeheresh kreu i qeverise ka nenvizuar faktin se mazhoranca qe ai drejton fushatat i ka te bazuara ne vlera, ne premtime dhe interesa, por qe ne kete fushate, si heret e tjera, do te qendrohet ne politiken dhe alternativen e vlerave. "Ne nisim fushaten e qytetarit , me qytetarin dhe per qytetarin dhe aleancen e kemi quajtur "Aleanca per Qytetarin", sepse ne nuk mund te kemi, interesa te tjera pervec interesave tuaja dhe te femijeve tuaj, sepse ne nuk mund te kemi vlera te tjera, vecse atyre qe ndajme me ju, sepse ne, nuk mund te kemi kulture tjeter, vecse besimit tek njeri- tjetri, besimit tek vlerat e perbashketa, tek familja, tek komuniteti, tek qyteti, tek komuna, tek Shqiperia", ka qene deklarata e Berishes. I cili nuk ka munguar te beje dhe analogjine e kundershtarit qe per te, premtojne vetem alternativen e bllokimit, mashtrimit dhe te mohimit. "Ndaj dhe le te punojme sebashku per 8 majin, nje dite fitoreje te thelle. Le ta shnderrojme ne kete fushate ne fushaten e debatit te madh per interesat tona. Le te ndertojme ne sebashku ne kete periudhe projektet e Shqiperise, vend i zhvilluar, le te ndertojme ne projektet e Durresit, Shijakut, Ishmit, Krujes, Fushe-Krujes, mbare Shqiperise. Projekte te cilat bejne qe ju te ndiheni qytetare Evropiane kudo qe jetoni. Ne lagjet e Durresit apo ne fshatrat e Ishmit, ne cdo vend une ju garantoj ju , garantoj qytetaret shqiptare se kjo eshte fushata e hartimit te projekteve me te shkelqyera qe ka njohur Shqiperia. Kjo eshte fushata ne te cilen ne do te ndertojme projektin e zhvillimit perfundimtare te Durresit, lagjeve te tij, fshatrave te tij, bashkive dhe komunave te mbare Shqiperise", tha Berisha. S.P



Kryeministri: "Komisioneret e PS po akuzohen nga Rama"

Kryeministri Berisha eshte shprehur dje dhe per fyerjen qe kryesocialisti Rama u ka bere komisionereve te PS, duke i akuzuar ata per shitje te votes. "Me lejoni t'ju rrefej nje gje personale. E kam ndier veten te lenduar, te fyer me shume se askund, kur ne mbledhje dhe takime te rendesishme, miqte e mi me rrefenin se kreu i PS, u kishte thene atyre se Berisha, m'i ka korruptuar komisioneret. Le t'u dergojme nje pershendetje vellazerore, te perzemert, te gjithe komisionereve te te gjitha forcave politike. T'i ftoj qe te bejne kete proces procesin me te besueshem, me te mire, qe ka njohur Shqiperia dhe shqiptaret. T'u shpreh besimin tim te plote se, pavaresisht nga dallimet partiake, do te jene gardian te vertete te ligjit dhe te interesave tuaja. Se ne prani dhe te vezhguesve nga e mbare bota, komisionere demokrate, socialiste dhe te te gjitha forcave politike, do te deshmojne moralin e tyre, do faktojne se ata nuk blihen, nuk shiten, nuk korruptohen por as qe nuk mund te viktimizohen nga dyshimi, sepse te shprehesh dyshim ndaj komisionereve te tu, do te thote se ke dyshim tek vetja jote", ka qene deklarata e Berishes.



Keto zgjedhje i kemi edhe ne 20-vjetorin e permbysjes se shtatoreve te gjalla dhe busteve te diktatures, permbysjes se diktatures komuniste. Keto 20 vjet, ne se bashku, me dhimbje, me mundime, me sakrifica,i kemi deshmuar njeri- tjetrit dhe mbare botes, se ne shqiptare mund te ecim me shpejt se kushdo tjeter ne rrugen e lirise. 20 vjet me pare, ne renditeshim ne 3 ose 4 kombet me te mjera, me te varfra te planetit, sot pas 20 vitesh ne kete vend, keto qytetare, jane te vendosura ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37545
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi