ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liberalizim i vizave, Pack debaton nė PE

Shko poshtė

23092009

Mesazh 

Liberalizim i vizave, Pack debaton nė PE Empty Liberalizim i vizave, Pack debaton nė PE




Europarlamentarja e cilėson si absurde zgjatjen e procesit tė heqjes sė vizave pėr shqiptarėt
Europarlamentarja Doris Pack deklaron se Shqipėria meriton liberalizimin e menjėhershėm tė vizave me Bashkimin Europian dhe ēdo zgjatje e mėtejshme e procesit ėshtė absurde dhe nuk justifikon progresin qė vendi ka bėrė gjatė viteve tė fundit. Pack i bėri kėto komente pėr median, menjehėre pas debatit nė Parlamentin Europian pėr liberalizimin e vizave me Ballkanin Perėndimor. "Shqipėria e meriton liberalizimin e vizave, ēdo zgjatje e procesit ėshtė absurde dhe nuk justifikon progresin e kėtij vendi gjatė viteve tė fundit", ėshtė shprehur europarlamentarja Pack, duke kundėrshtuar mendimin e disa pėrfaqėsuesve tė Brukselit pėr tė zvarritur regjimin e vizave pėr njė pjesė tė vendeve tė rajonit. Sipas saj, Ballkani ėshtė njė rajon i ngushtė dhe dallimi qė bėhet mes vendeve anėtare tė tij dhe Bashkimit Europian duket i ekzagjeruar dhe i pakuptimtė. Pack ka kundėrshtuar fort kėtė qėndrim mbi tė gjitha ndaj Shqipėrisė, duke theksuar se zgjatja e procedurave pėr heqjen e vizave ėshtė absurd, duke nėnvizuar se ka njė njė favorizim tė tepruar pėr disa vende tė Ballkanit. Europarlamentarja Pack ėshtė shprehur se veēanėrisht Shqipėria nuk duhet tė pėrjashtohet nga lista e vendeve qė mund tė pėrfitojnė ndoshta edhe menjėherė heqjen e regjimit tė vizave. "Nuk e besoj se mund tė bėhen dallime kaq tė mėdha nė njė rajon kaq tė ngushtė. Nė rastin e Bosnje-Hercegovinės, kemi tė bėjmė me dėnimin e njė populli, i cili ka vajtuar mė sė shumti, pėr shkak tė gjendjes atje. Nė qoftė se Bosnje-Hercegovina nuk e fiton tė drejtėn e udhėtimit tė qytetarėve pa viza, ndėrsa Kroacia dhe Serbia e fitojnė kėtė tė drejtė, atėherė kroatėt dhe serbėt do tė kenė pėrparėsi. Myslimanėt do tė getoizohen, qė me siguri nuk ėshtė mirė", vlerėsoi ajo. Pėrsa i pėrket situatės nė Bosnje/Hercegovinė, Pack thekson se politikanėt nė Bosnjė nuk i kanė kryer detyrat e tyre dhe janė pėrgjegjės pėr vazhdimin e regjimit tė vizave. Ndėrkohė qė edhe eurodeputeti bullgar Andrej Kovaēev ka propozuar qė Bashkimi Europian t'i ndihmojė intensivisht kėto vende pėr t`u pėrfshirė nė bllok pėrsa i pėrket lėvijes sė lirė nė hapėsirėn Shengen. Sipas tij, duhet tė ndėrmerren masat e domosdoshme teknike dhe tė plotėsohen kushtet pėr lėshimin e pasaportave me standarde tė tjera, tė sigurohet shkėmbimi i informatave dhe bashkėpunimi, etj. "Nė Parlament kemi zhvilluar njė debat intensiv pėr mbėshtetjen financiare tė kėtyre vendeve dhe arritjen e standardeve tė duhura", ėshtė shprehur ai nė njė prononcim pėr DV.

Peticioni: Brukseli tė tregohet mė objektiv ndaj arritjeve nė Shqipėri

Mbi dy mijė personalitete tė politikės europiane, mes tyre edhe zonja Doris Pack, kanė nėnshkruar njė peticion ku i kėrkohet Bashkimit Europian qė procesi i liberalizimit tė vizave pėr rajonin tė shqyrtohet nė bllok dhe jo duke bėrė dallime mes vendeve. Peticioni ėshtė firmosur nga mė shumė se 2.000 personalitete, mes tė cilėve, politikanė tė pavarur nga partitė nė shumicėn e vendeve tė BE-sė, Lordi Pedi Eshdaun, Volfgang Petritsh dhe Kristian Shvarc-Shilling. Firmėtarėt propozojnė ndryshime nė planin e KE-sė pėr liberalizimin e vizave me Ballkanin Perėndimor. "Qasja aktuale e Komisionit Evropian ėshtė e rrezikshme dhe mund tė ēojė nė destabilizimin e Europės Juglindore, si dhe tė rrisė tensionet nė shoqėritė e brishta tė pasluftės", thuhet nė njė deklaratė tė lėshuar nga grupi qė mbron pėrfshirjen e shpejtė tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor nė liberalizimin e vizave me BE-nė. Peticionin e kanė nėnshkruar edhe udhėheqėsit e Grupit tė Gjelbėr, Daniel Cohn-Bendit dhe Rebeca Harms. Lista pėrfshin edhe kreun e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, Louise Arbour, drejtorin e Fondacionit Kulturor Europian, Gottfried Wagner dhe regjisoren e filmit Jasmila Zbaniē si dhe Hans Christian Schmid. Deklarata pėr shtyp u lėshua nė tė njėjtėn ditė qė Parlamenti Europian kishte planifikuar diskutimin e planit tė KE-sė pėr liberalizimin e vizave pėr tre vende tė rajonit. Sipas propozimit tė KE-sė, qytetarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė do tė pėrfitojnė lėvizje pa viza nė vendet e BE-sė, duke filluar nga janari i 2010. Plani i pėrjashtonte pėr momentin shtetasit e Shqipėrisė, Bosnjė-Hercegovinės dhe Kosovės. Ndėrkohė qė nėnvizon pėrgjegjėsinė pėrfundimtare pėr zbatimin e tė gjitha kėrkesave kryesore nga krerėt lokalė, peticioni thekson se vetėm Maqedonia ka pėrmbushur realisht kushtet teknike pėr t`u pėrfshirė nė skemėn e liberalizimit tė vizave. Nėnshkruesit e peticionit argumentojnė se statusi i reformave nė Serbi dhe nė Mal tė Zi ėshtė i njėjtė me atė tė Bosnjes, e cila nė realitet qėndron pas Shqipėrisė. Ata theksojnė mė tej se propozimi i KE-sė pėr tė liberalizuar vizat me kėto dy vende ėshtė i motivuar nga arsye politike dhe jo teknike. Zyrtarėt e BE-sė i ofruan Serbisė regjim pa viza nė Shengen nė pėrpjekje pėr tė rritur shanset e qeverisė pro-perėndimore pėr tė fituar zgjedhjet. Pėr shkak tė kėtyre mospėrputhjeve nė planin e BE-sė, nėnshkruesit e peticionit kėrkojnė pėrfshirjen e Bosnjes nė tė njėjtin regjim me tre vendet e tjera dhe hapjen e dialogut pėr heqjen e vizave me Kosovėn dhe tė dėshmohet mė tepėr fleksibilitet nė shqyrtimin e statusit tė reformave tė bėrė nga Shqipėria.
bota sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi