ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria e pestė e ambasadorit amerikan

Shko poshtė

27052010

Mesazh 

Liria e pestė e ambasadorit amerikan Empty Liria e pestė e ambasadorit amerikan




Nga Kastriot MYFTARAJ

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Presidenti amerikan Roosevelt shpalli se SHBA-tė do tė luftonin qė bota tė kishte ato qė ai i quajti “Katėr Liritė” (liria e shprehjes, besimit fetar,

liria nga nevojat materiale, si dhe liria nga frika). Nė mėnyra tė ndryshme, tė gjithė presidentėt e mėvonshėm e kanė rimarrė kėtė tezė, duke bėrė variacione retorike mbi tė. Nė Shqipėri SHBA-tė nuk kanė bėrė asgjė konkrete pėr njėrėn nga liritė mė tė rėndėsishme tė Roosevelt, atė tė ēlirimit tė shqiptarėve nga nevojat materiale. Sa pėr tre liritė e tjera, amerikanėt kanė investuar retorikė tė madhe nė Shqipėri. Ambasadori amerikan Withers u ka shtuar edhe njė liri tė pestė atyre rooseveltiane. Kjo ėshtė liria nga arsyeja.
Qėndrimi i ambasadorit amerikan ndaj kundėrshtimit tė Kuvendit pėr emėrimin e Vangjel Kostės anėtar i Gjykatės Kushtetuese, ėshtė shembulli mė i qartė i lirisė tė pestė amerikane nė Shqipėri. Withers zgjodhi qė tė prononcohet pėr kėtė nė tryezėn “Media dhe sistemi i drejtėsisė”, qė u mbajt nė 24 maj 2010, nga Instituti Shqiptar i Medias, pėrballė njė auditori gazetarėsh, gjyqtarėsh, prokurorėsh, ku tha:
“Para se tė pėrfundoj fjalimin tim, unė dua tė ngre njė ēėshtje konkrete tė freskėt, pėr tė cilėn mendoj se duhet tė shqyrtohet nga media dhe gjyqėsori. Pak ditė mė parė emėrimi i z. Vangjel Kosta u kundėrshtua nga parlamenti nė njė votim afėrsisht nė linjė partiake. Sinqerisht, unė e gjej vendimin konfuz, nėse jo tė pakuptueshėm. Qartėsisht, vendimi nuk ishte pėr shkak tė kualifikimit tė z. Kosta, derisa eksperienca dhe aftėsitė e tij janė pėrtej diskutimit dhe profile i tij si jurist ėshtė i nivelit mė tė lartė edhe nė rrafsh ndėrkombėtar. Dhe arsyet e dhėna pėr votimin parlamentar duken tė jenė politike, ēka ėshtė shqetėsuese. Media dhe gjyqėsori, duhet, besoj unė, sė bashku tė ekzaminojnė vendimin e pashpjegueshėm dhe nė emėr tė publikut dhe tuajin tė pyesni: A ishte vendimi i bazuar nė arsye, apo ishte njė tjetėr shembull i ushtrimit tė presionit politik nė procesin e
pėrzgjedhjes sė kandidaturave pėr Gjykatėn Kushtetuese. Arsyet e dhėnė pėr kundėrshtimin ēuditėrisht ngjajnė me kriteret e ligjit tė vitit tė kaluar pėr lustracionin, qė u deklarua jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. A nuk duhet qė ju tė pyesni pėr kėtė? A nuk duhet qė ju tė kėrkoni faktet pėr atė qė ndodhi? E gjithė kjo ngre ēėshtjen e sundimit tė ligjit nė demokracinė nė Shqipėri qė ėshtė ende duke u rritur. Nuk mė takon mua qė t’ u jap ju pėrgjigjet pėr pyetjet qė ju mund tė ngrini, madje qė disa nga ju i kanė ngritur. Gjyqtarėt duhet t’ i bėjnė kėto pyetje dhe po ashtu edhe gazetarėt. Kėto janė qendrore pėr rolin tuaj nė ruajtjen dhe mbrojtjen e interesit publik tė shqiptarėve”.
Siē shikohet, ambasadori amerikan, njėkohėsisht, i ftoi gjyqtarėt dhe gazetarėt qė t’ i drejtonin disa pyetje mazhorancės parlamentare dhe qeverisė, dhe nė tė njėjtėn kohė u dha dhe pėrgjigje kėtyre pyetjeve. Kjo ėshtė sjellja klasike e ambasadorėve sovjetikė nė vendet satelite. Por tashmė kjo nuk ka rėndėsi, se ėshtė gjė e njohur. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė shkujdesja pėr arsyen e ambasadorit amerikan, i cili e pėrdori disa herė fjalėn “arsye” nė fjalimin e vet. Rregullat elementare formale tė arsyetimit tė ēojnė tek pėrfundimi se rrėzimi nga mazhoranca i kandidaturės sė Vangjel Kostės, nuk tregon, siē pretendon ambasadori amerikan, se mazhoranca ka shkelur Kushtetutėn, derisa ka pėrdorur ato shkaqe qė u quajtėn antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, nė rastin e ligjit tė lustracionit. Atėherė, si ambasadori amerikan dhe Komisioni i Venecias deklaruan se
ata e kundėrshtonin ligjin e lustracionit pėr arsye proceduriale, se ai parashikonte shkarkimin me votim tė thjeshtė tė gjyqtarėve tė cilėt sipas Kushtetutės duhej tė shkarkoheshin me votim tė cilėsuar.
Rasti i Vangjel Kostės tregoi se ambasadori amerikan ka gėnjyer kur kundėrshtoi ligjin e lustracionit. Nė rastin e Vangjel Kostės mazhoranca parlamentare ėshtė krejtėsisht korrekte nė aspektin procedurial. Mzhoranca parlamentare ka ushtruar atributet e saj ligjore pėr tė mos pranuar emėrimin e njė anėtari tė Gjykatės Kushtetuese. Kėtė herė ambasadori amerikan, duke mos patur mundėsi tė kapej nė ēėshtje proceduriale, e hoqi maskėn dhe zbuloi se motivi i vėrtetė i kundėrshtimit tė ligjit tė lustracionit ka qenė mbrojtja e juristėve tė inkriminuar tė diktaturės komuniste, nė mėnyrė qė ata tė kenė nė dorė ēelėsat e drejtėsisė shqiptare. Madje jo vetėm tė drejtėsisė, se nė rastin e Gjykatės Kushtetuese kemi tė bėjmė me njė gjykatė qė ka marrė atributet e dhomės sė lartė tė parlamentit shqiptar, pra tė Senatit, duke qenė se qė kur ka ardhur PD nė pushtet, ka rrėzuar mė shumė ligje
se ē’ bėn Senati nė SHBA-tė kur kontrollohet nga njė parti e ndryshme nga ajo sė cilės i pėrket presidenti dhe Dhoma e Pėrfaqėsuesve.
A nuk duhet qė media tė ketė tė drejtė t’ ia bėjė kėto pyetje ambasadorit amerikan? Kėshtu, duhej, por ai ishte kujdesur qė takimi tė bėhej nė njė mjedis dhe me njerėz qė as nuk u shkonte ndėrmend tė ngrinin kėto pyetje. Takimi ishte thirrur nga instituti i drejtuar nga Remzi Lani, i cili ka qenė dėshmitar i gjyqeve politike tė kohės sė diktaturės komuniste, kur ka futur nė bur mėsuesin e vet nė Lezhė, i cili e ka denoncuar publikisht. E kujt do t’ i shkonte ndėrmend qė tė bėnte pyetje tė tilla nė takim? Sigurisht jo Lorenc Vangjelit dhe Skėnder Minxhozit, tė cilit mezi po prisnin sa tė mbaronte takimi qė tė shkonin e tė shėtisnin qenin e Ramiz Alisė, bashkė me kėtė tė fundit. Se Lorenci dhe Skėnderi i kanė zyrat e revistės pranė shtėpisė sė Ramiz Alisė, dhe rrinė gjithė kohėn nė kafene me tė, ose shėtisin me tė dhe qenin e tij, tė cilin ai shpesh ua beson dhe atyre tė dyve, ēka
tregon se i sheh si kuadro tė besueshme. As analisti flokėgjatė Andrea Sahani nuk kishte ndėrmend tė bėnte pyetje tė tillė. Ai gjatė takimit mbante shėnime me aq zell sa, sa doli nga fletėt qė kishte pėrpara dhe shkruajti edhe nė mėngėn e kėmishės sė bardhė tė Mero Bazes. Nuk kishte faj, se tė nesėrmen do tė bėnte njė artikull ku t’ i bėnte jehonė fjalės sė ambasadorit.
Ambasadori amerikan kishte nė krah Prokuroren e Pėrgjithshme sė cilės ju drejtua qė nė hapje tė takimit me fjalėt “Madame Prosecutor General”, sipas stilit amerikan, qė do tė thotė “Zonja Prokuror i Pėrgjithshėm”. E tė mendosh qė ambasadori ka folur shumė edhe pėr barazinė gjinore! A nuk mund tė thonė kėta amerikanėt mė nė fund Zonja Prokurore e Pėrgjithshme? Por nuk ėshtė kėtu problemi kryesor. Dalja e “Madame Prosecutor General”, nė krah tė ambasadorit amerikan nė njė takim tė tillė, ėshtė prova mė e mirė se shqetėsimi i ambasadorit amerikan nuk ėshtė aspak shteti ligjor nė Shqipėri. Nėse ambasadori amerikan ishte i interesuar pėr shtetin ligjor nė Shqipėri, duhej qė ai tė respektonte marrėveshjet ndėrkombėtare pėr marrėdhėniet diplomatike dhe t’ i pėrcillte shqetėsimet e tij nė linjė institucionale, madje me shkrim qė tė mbeten dokumente. Se kėshtu siē e ka bėrė
traditė diplomacia amerikane, qė ambasadorėt flasin nė shkallėt e hoteleve, nė dyert e sallave tė koncerteve, apo takime OJF-sh, siē ishte rasti, ka humbur krejt sensi i seriozitetit tė pėrfaqėsisė diplomatike, e cila ka dhe njė solemnitet dhe formalitet nė ushtrimin e atributeve tė saj.
Ambasadori amerikan kishte nė krah edhe nėnkryetarin e KLD, Kreshnik Spahiu, tė cilit iu drejtua thjesht si “Zoti Spahiu”, ēka e bėri kėtė tė rrudhej pak, se nuk u trajtua si Ina Rama. E pra, duke konsideruar se takimi ishte thirrur pėr tė mbrojtur gjykatėsin e diktaturės Vangjel Kosta, Kreshniku meritonte pak mė tepėr respekt se atė e bėrė jurist vetė Sulo Gradeci, shefi i rojeve tė Enver Hoxhės, dhe pas vdekjes sė kėtij, i familjes sė tij. Po kjo histori do tė tregohet gjerė e gjatė nėse Kreshniku vazhdon tė intrigojė pėr tė mbėshtetur mikun e vet, Erion Veliaj, nė procese gjyqėsore politike.
Ambasadori amerikan nuk na bind dot se vendi qė ai pėrfaqėson ka interes pėr shtetin ligjor nė Shqipėri, se pikėrisht kėto ditė, nė vendin e origjinės sė ambasadorit, nė Xhamajkė po provohet se zhvillimi i shtetit ligjor nė botė nuk ėshtė nė interesin amerikan. Nė Xhamajkė po bėhet njė luftė e vėrtetė civile pėr shkak se SHBA-tė kėrkuan dhe siguruan miratimin e autoriteteve xhamajkiane pėr ekstradimin nė SHBA-tė, tė bosit (apo mos duhet thėnė nė mėnyrė figurative Sekretarit tė Departamentit) tė drogės, Michael Christopher Coke, i cili sipas Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė New York, kishte krijuar njė rrjet droge nė New York qė nė 1994. E megjithatė vetėm nė gusht 2009, pas 15 vitesh amerikanėt u kujtuan qė tė nxjerrin njė urdhėr arresti pėr Dudus-in, siē quhet ai. Kjo gjė nuk koinēidoi kot me kulmimin e krizės financiare nė SHBA-tė. Ndėr klientėt e mėdhenj e fondeve amerikane tė
investimeve dhe bankave, tė cilat falimentuan gjatė krizės, qenė edhe bosėt narkotrafikantė, tė cilėt mė pas filluan t’ i tėrheqin me ngut paratė e tyre nga fondet e investimeve dhe bankat amerikane qė vepronin nė tė famshmet “off-shores”, nė ishujt e Karibbeve. Amerikanėt u egėrsuan me Dudus-in se ai i kėshilloi dhe kolegėt bosė narkotrafikantė qė t’ i tėrheqin paratė nga fondet dhe bankat amerikane. Atėherė amerikanėt u kujtuan se Dudusi ishte narkotrafikant, gjė tė cilėn sigurisht qė e dinin shumė kohė mė parė!



Gazeta SOT
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Liria e pestė e ambasadorit amerikan :: Komentet

lidabica

Mesazh Fri May 28, 2010 10:07 am nga lidabica

Liria e pestė e ambasadorit amerikan Icon_eek ....Ē'behet keshtu ketu tek ne.... Liria e pestė e ambasadorit amerikan Icon_eek

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi